DASHI 21/3 – 20/4
Ditë shumë e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do konfliktoheni gjatë gjithë kohës me atë që keni në krah dhe do mendoni të qëndroni larg.
DEMI 21/4 – 21/5
Ekuilibri financiar do të ketë goxha tronditje sot. Nëse nuk merrni masa sa më parë ka rrezik të përballeni me vështirësi të njëpasnjëshme.
BINJAKËT 22/5 – 21/6
Do jeni më kërkues ndaj partnerit tuaj sot dhe ndonjëherë do e teproni. Fatmirësisht ai do jetë në humor dhe nuk do mërzitet në asnjë çast.
GAFORRJA 22/6 – 22/7
Shumë gjëra kanë për të ndryshuar rrënjësisht në jetën e tyre. Financat do mbeten delikate edhe për disa kohë. Mundohuni të shpenzoni me kursim.
LUANI 23/7 – 21/8
Ditë shumë e zakonshme dhe pa të papritura kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do bënit mirë t’i merrnit gjëra si t’iu vinin dhe të mos nguteshit për asgjë.
VIRGJËRESHΑ 22/8 – 23/9
Ata që janë në një lidhje duhet të bëjnë shumë kujdes me xhelozinë, sepse pa dashje situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Tregohuni sa më të matur.
PESHORJA 24/9 – 23/10
Ditë shumë e trazuar dhe e mbushur me debate të mëdha kjo e sotmja për të dashuruarit. Shumë persona do ndërhyjnë në jetën tuaj dhe do ua prishin atmosferën.
AKREPI 24/10 – 22/11
Do jeni shumë të përqendruar sot në jetën tuaj në çift dhe do bëni çdo gjë që marrëdhënia juaj të jetë e ngrohtë. Beqarët do jenë gjithë kohës në kërkim.
SHIGJETARI 23/11 – 22/12
Priten shumë përmirësime sot në jetën tuaj në çift. Partneri do të jetë gati të bëjë edhe sakrifica vetëm për t’iu lumturuar sa më shumë.
BRICJAPI 23/12 – 20/1
Mos u tregoni mediokër në jetën tuaj në çift sot dhe mos kërkoni ta gënjeni atë që keni në krah. Në këtë mënyrë do prishni gjithçka që keni ndërtuar deri më sot.
UJORI 21/1 – 19/2
Sot do të gjeni mënyrën e duhur për t’i bërë të ditur partnerit sa shumë e doni. Ai do ndihet aq mirë pranë jush saqë ka mundësi t’iu bëjë edhe propozime të jashtëzakonshme.
PESHQIT 20/2 – 20/3
Duhet të tregoheni sa më realistë gjatë kësaj dite me personin që keni në krah, sepse vetëm në këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do mbetet e mirë.
Komentet