DASHI 21/3 – 20/4
Sot nuk do të mund të kaloni momente vetëm për vetëm me njeriun tuaj të zemrës, pavarësisht se do e donit shumë. Megjithatë mos e mundoni shumë veten.
DEMI 21/4 – 21/5
Sot partneri/ja do t’ju bëjë vërtet të lumtur, duke ju thënë një gjë që nuk e prisnit. Shmangni nënkuptimet dhe shfaqini hapur ndjenjat, duke e mbajtur fort këtë ndjesi.
BINJAKËT 22/5 – 21/6
Dashuria do të përfshihet nga momente të bukura dhe plot lumturi për çiftet. Jetojeni këtë moment me gëzim. Beqarët ka shumë gjasa të takojnë një person special.
GAFORRJA 22/6 – 22/7
Sot do të ndiheni shumë familjar/e, megjithatë edhe shoqërinë e partnerit/ es nuk duhet ta lini pas dore, kushtojini vëmendjen e duhur. Beqarët do jenë të pavendosur.
LUANI 23/7 – 21/8
Rrini pranë partnerit/es sepse në këtë moment ka shumë nevojë për ju. Mos e nënvlerësoni ekzistencën e tij. Jini të kujdesshëm në çdo situatë.
VIRGJËRESHΑ 22/8 – 23/9
Të reja të mira në shumë drejtime për ata që kanë lindur në ditën e martë dhe të enjte. Të dashuruarit do të përdorin të gjitha energjitë për të realizuar një ditë të bukur.
PESHORJA 24/9 – 23/10
Reflektoni mbi një sërë çështjesh të thëna nga partneri/ja në veçanti. Do ta kuptoni pak me vonesë domethënien e një të vërtete, por gjithsesi do t’ju pëlqejë.
AKREPI 24/10 – 22/11
Sot do të ndiheni veçanërisht në paqe dhe dashuri: do të dilni jashtë mureve të shtëpisë dhe do të kënaqeni pamasë në shoqërinë e njeriut tuaj të zemrës.
SHIGJETARI 23/11 – 22/12
Nëse ndiheni të trishtuar dhe zhgënjyer, duhet të dini se Jupiteri dhe Venera së shpejti do të ndryshojnë ditët tuaja sidomos në fushën e dashurisë.
BRICJAPI 23/12 – 20/1
Dashuria për të lindurit ditën e hënë do të jetë e mrekullueshme. Nuk është ar gjithçka që shkëlqen. Mos i besoni klasikes: e bukura është e pamundur!
UJORI 21/1 – 19/2
Mund të përballeni me shqetësime të vogla për ju që jeni në një marrëdhënie dashurie, por që do të zgjidhen lehtë dhe shpejt me mirëkuptim.
PESHQIT 20/2 – 20/3
Nëse keni për t’i thënë diçka personit tuaj të zemrës, atëherë bëjeni. Mundohuni t’i shfrytëzoni të gjitha rastet që ju jepen për të qëndruar afër njëri-tjetrit.
Komentet