DASHI 21/3 – 20/4
Ditë e zakonshme do të jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Beqarët nuk duhet t’i refuzojnë personat që do t’u vinë rrotull.
DEMI 21/4 – 21/5
Ata që janë në një lidhje do të kenë një ditë shumë të veçantë dhe të mbushur plot emocione. Beqarët, pavarësisht përpjekjeve nuk do ta ndryshojnë dot statusin.
BINJAKËT 22/5 – 21/6
Partneri do t’ju përgatisë surpriza marramendëse. Beqarët do të kenë shumë pretendentë dhe do ta kenë të vështirë të bëjnë zgjedhjen e duhur. Në planin financiar do të keni sukses.
GAFORRJA 22/6 – 22/7
Të dashuruarit do të marrin vendime të rëndësishme dhe gjërat do të ecin më mirë se më parë. Beqarët nuk do të arrijnë dot të fiksohen pas dikujt.
LUANI 23/7 – 21/8
Do të habiteni sot kur të zbuloni disa cilësi të reja të partnerit tuaj dhe do e dashuroni me më shumë pasion atë. Beqarët do të mund të afrohen me personin që u pëlqen.
VIRGJËRESHΑ 22/8 – 23/9
Sot do të afroheni më shumë se kurrë me atë që keni në krah dhe do t’i rrëfeni njëri-tjetrit të fshehta të së kaluarës. Beqarët do të gjejnë princin e kaltër.
PESHORJA 24/9 – 23/10
Jeta juaj në çift nuk do të jetë më rutinë sot. Beqarët ka shumë gjasa të fillojnë aventurat kalimtare, por që do i emocionojnë pa masë.
AKREPI 24/10 – 22/11
Në jetën tuaj në çift gjithçka do të ecë për mrekulli. Beqarët duhet t;i bëjnë sytë katër në çdo moment, sepse personi ideal do të jetë rrotull tyre. Fatmirësisht buxheti do të jetë i mirë.
SHIGJETARI 23/11 – 22/12
Do të zgjidhni problemet e vogla me partnerin brenda kësaj dite. Beqarët do të jenë nën presion dhe mund të humbasin mundësitë që do i jepen.
BRICJAPI 23/12 – 20/1
Klima në jetën tuaj në çift do të jetë mjaft harmonike sot. Beqarët do të kërkojnë për personin ideal, por nuk do t’ia dalin. Financat do të përmirësohen.
UJORI 21/1 – 19/2
Gjërat sot do të ecin më së miri mes jush dhe atij që keni në krah. Beqarët do të ndihen gati për të filluar një lidhje me personin që kanë menduar prej kohësh.
PESHQIT 20/2 – 20/3
Të dashuruarit do të vazhdojnë të kenë një ditë normale dhe pa gjëra të jashtëzakonshme. Fati i beqarëve do të jetë i përcaktuar nga yjet. Në planin financiar do të keni fat.
Komentet