DASHI 21/3 – 20/4
Marrëdhënia me partnerin tuaj do jetë më e mirë gjatë kësaj dite. Beqaret do jenë në humorin e duhur dhe do ndihen gati për të filluar një lidhje.
DEMI 21/4 – 21/5
Ditë e kontraktuar do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Herë pas here mund të lindin edhe debate të ashpra, por që do zgjidhen shpejt.
BINJAKËT 22/5 – 21/6
Nëse jeni në një lidhje dhe kohët e fundit keni pasur vështirësi, edhe dita e sotme ka për të qenë njësoj. Nëse marrëdhënia mes jush është e ngrohtë, nuk do keni asnjë problem.
GAFORRJA 22/6 – 22/7
Ka rrezik që të mbani distancë me partnerin tuaj sot për shkak të disa mosmarrëveshje që keni pasur. Vetëm duhet të dini që me këtë sjellje nuk do zgjidhni asgjë.
LUANI 23/7 – 21/8
Bashkëpunimi dhe kujdesi do mbizotërojë sot në jetën tuaj në çift. Do ndiheni mjaft mirë pranë partnerit dhe do i shprehni më tepër ndjenjat.
VIRGJËRESHΑ 22/8 – 23/9
Do keni një ditë të bukur sot ju të dashuruarit. Së bashku me partnerin do mendoni të përjetoni eksperienca të reja. Beqarët do jenë të pafat në dashuri.
PESHORJA 24/9 – 23/10
Ditë pozitive kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do merreni vesh dhe nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Beqarët do preferojnë të qëndrojnë ende vetëm.
AKREPI 24/10 – 22/11
Do kaloni një ditë te mërzitshme dhe nuk do ndiheni aspak mirë. Flisni sa më parë me partnerin. Beqarët nuk do jenë të bindur nëse duhet të hedhin hapa apo jo.
SHI GJETA RI 23/11 – 22/12
Ditë e ngrohtë dhe e mbushur me momente të veçanta për ata që janë në një lidhje. Shfrytëzojeni në maksimum. Beqarët do kenë që në mëngjes dashuri me shikim të parë.
BRICJAPI 23/12 – 20/1
Sot do ndodhe një stuhi e furishme në jetën tuaj në çift. Do keni debate dhe konflikte të njëpasnjëshme, të cilat do ju bëjnë të ndiheni keq.
UJORI 21/1 – 19/2
Ditë e ndërlikuar do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do prekni disa tema delikate të së shkuarës të cilat gjithmonë kanë ndezur zjarre.
PESHQIT 20/2 – 20/3
Do dilni nga realiteti gjatë kësaj dite dhe ka rrezik të bëni gabime të njëpasnjëshme. Asnjë moment nuk do jetë ashtu si e kishit ëndërruar gjithë këto kohë
Komentet