Dashi 21. mars – 20. prill
Dite mjaft e ngrohte do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Problemet e se shkuarës do i lini përgjithmonë pas krahëve dhe do shohin vetëm me optimizëm drejt se ardhmes. Beqaret do realizojnë disa takime, por asnjeri nuk do ua mbushe aq shume mendjen sa per te vijuar një lidhje. Ne planin financiar do ju dalin goxha vështirësi dhe do gjendeni ne situata te vështira.
Demi 21. prill – 21. maj
Te dashuruarit do kenë një dite te veçante dhe te mbushur me emocione. Yjet do kujdesen për çdo gjë ne çdo moment. Për beqaret do ketë dashuri me shikim te pare ne momentin qe me pak do e presin. As vete nuk e kishin imagjinuar se jeta mund t’iu ndryshonte aq shpejt. Buxheti do vazhdoje te mbetet delikat, prandaj mire do jete qe çdo shpenzim ta kryeni te mirëmenduar.
Binjaket 22. maj – 21. qershor
Dite e zakonshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Beni atë qe do mendoni si me te arsyeshme pa menduar për te tjerët. Beqaret duhet ta hapin zemrën e tyre sepse vetëm ne këtë mënyrë do mund ta ndryshojnë statusin. Ne planin financiar nuk duhet kurrsesi te bëni çmenduri sepse mund te gjendeni ne situata vërtet te vështira.
Gaforrja 22. qershor – 22. korrik
Dite monotone do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne disa momente madje do ndiheni keq dhe do kërkoni çdo mënyrë për te bere ndonjë ndryshim. Beqaret duhet te jene mjaft te kujdesshëm pasi jo te gjithë ata qe do i joshin do jene te sinqerte. Ne planin financiar gjendja ka për te mbetur e qëndrueshme. Mund te bëni edhe ndonjë investim.
Luani 23. korrik – 22. gusht
Dite rutine do jete kjo e sotmja edhe për ju. Do bëni mire te flisni sa me pare hapur me partnerin për te gjetur një mënyrë për ta ndryshuar situatën. Beqaret duhet te bëjnë edhe pak me tepër durim ne mënyrë qe te gjejnë personin me te përshtatshëm. Financat do jene delikate. Shmangni me çdo kusht çdo lloj investimi nëse nuk doni te mbeteni pa para fare.
Virgjeresha 23. gusht – 23. shtator
Ka rrezik qe sot jete juaj ne çift te jete e mbushur me konflikte te njëpasnjëshme. Nuk do merreni vesh për asgjë me atë qe keni ne krah dhe kokëfortësia e madhe do ju çoje ne rruge te gabuar. Beqaret nuk do duan te bëjnë aspak ndryshime ne statusin e tyre. Buxhetin duhet t’ua besoni sa me pare specialisteve te fushës, pasi ne te kundërt situata mund t’iu dale edhe jashtë kontrollit.
Peshorja 24. shtator – 23. tetor
Do jeni shume te ndjeshëm sot ndaj atyre qe do ju thotë partneri dhe ka rrezik te mërziteni e te mbylleni ne vetvete. Reflektoni me kujdes dhe do e kuptoni qe ai ka te drejte. Beqaret do fillojnë një lidhje afatgjate e cila ka për t’ua ndryshuar jetën njëherë e përgjithmonë. Financat do jene te mira, por nuk duhet kurrsesi te kryeni shpenzime te pamenduara mire apo te jepni hua.l
Akrepi 24. tetor – 22. nëntor
Dite shume e favorshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i shprehni pafund ndjenjat dhe do ja kaloni për mrekulli me partnerin. Beqaret nuk do e gjejnë dot shpirtin e tyre binjak sado qe te mundohen, kështu qe do ju duhet te presin edhe pak kohe. Buxhetin do e riorganizoni dhe situata do vazhdoje te mbetet gjithë kohës e mire.
Shigjetari 23. nëntor – 21. dhjetor
Mirëkuptimi, toleranca dhe bashkëpunimi do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite për juve qe jeni ne një lidhje. Do kaloni vetëm momente te këndshme pranë atij qe dashuroni. Beqaret me mire ta lënë veten te lire dhe te bëjnë atë qe do ndiejnë ne çdo çast. Ne planin financiar planetët do ju bëjnë me te arsyeshëm dhe me largpamës. Do i bëni me kujdes llogarite kur t’iu duhet te shpenzoni.
Bricjapi 22. dhjetor – 20. janar
Sot duhet te mendoni diçka ndryshe nga zakonisht ju te dashuruarit ne mënyrë qe te mos e lini rutinën ta pushtoje jetën ne çift. Beqaret do kenë takime serioze qe ne orët e para te mëngjesit dhe jeta do ju marre një tjetër drejtim. Gjendja e financave do ketë goxha përmirësime për shkak te një lotarie qe do fitoni, por edhe për shkak te ndihmës se familjareve.
Ujori 21. janar – 19. shkurt
Sot partneri do ju beje me te lumtur se kurrë me pare. Pranë tij do përjetoni kënaqësi te jashtëzakonshme dhe nuk do doni te shkëputeni për asnjë çast. Beqaret me mire te presin edhe pak kohe para se te bëjnë ndryshime te statusit sepse priten mundësi akoma me te mira. Me shpenzimet tregohuni te matur dhe gjendja do vazhdoje te mbetet e kënaqshme.
Peshqit 20. shkurt – 20. mars
Dita do filloje me mosmarrëveshje te vogla ne çift dhe do mbaroje po ne këtë mënyrë. Do jeni kokëfortë ne çdo moment dhe nuk do hapni rruge për asnjë çast. Beqaret do ndihen me se miri pranë miqve dhe nuk do kenë asnjë lloj nevoje për dike ne krah. Ne planin financiar do jeni te logjikshëm dhe do e mbani gjithë kohës situatën te stabilizuar. Mund te bëni edhe ndonjë shpenzime me tepër.
Komentet