Dashi21. mars – 20. prill
Jeta juaj ne çift do jetë e mbrojtur nga yjet gjatë kësaj jave. Do e lini pas krahëve të shkuarën e hidhur dhe do mendoni më pozitivisht për të ardhmen. E enjtja dhe e diela do jenë ditët më të veçanta. Ju beqarët do jeni shumë sentimentaliste dhe kjo mund t’iu shtyje drejt disa gabimeve. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës qetësia pasi do dini mire sesi t’i menaxhoni paratë. Shëndeti nuk do jetë shumë i keq, por mirë është të merrni masa pa u ndodhur probleme. Në punë, falë arritjeve që do keni do futeni në një tjetër status. Përgjegjshmëria dhe korrektësia do jenë pikat më të forta. Familja nuk do ketë probleme.
Demi21. prill – 21. maj
Mjedisi yjore do e bëjë zemrën tuaj të vlojë këtë javë. Do ripërjetoni kënaqësi dhe emocione të forta si në fillimet e lodhjes. Ju beqarët do i përdorni të gjitha armët për ta bërë për vete personin që pëlqeni. Nuk do ju mungojë as humori dhe as erotizmi. Rezultatet në fakt do jenë ato të shumëpriturat. Buxhetin do e riorganizoni dhe do arrini ta përmirësoni shpejt situatën. Shëndeti do ketë probleme serioze nëse nuk kujdeseni për higjienën, nëse pini duhan dhe nëse ushqeheni keq. Në punë përfitoni nga mundësitë që do iu jepen për të eksperimentuar në fusha të reja sepse nuk keni për t’u penduar. Jeta familjare do jete shume e ngrohte dhe do ju sjelle gëzim.
Binjaket22. maj – 21. qershor
Klima shume e përshtatshme për mirëqenien dhe harmoninë e jetës tuaj në çift gjatë kësaj jave. Keni për t’u ndier përherë mirë në krahët e partnerit dhe nuk do keni aspak ankesa për njëri-tjetrin. Beqarët mirë është të jenë të arsyeshëm dhe të mos bëjnë asnjë lloj çmendurie pasi çdo gjë do ketë pasoja tek e ardhmja. Situatën financiare do arrini ta konsolidoni pak nga pak dhe me shume kujdes. Edhe ndihma e disa të afërme do jetë e çmuar sidomos ne fundjavë. Shëndeti në disa ditë mund të ketë disa shqetësime sidomos nga rrugët e frymëmarrjes. Në punë do jeni ambiciozë pafund dhe nuk do ndaleni vetëm me disa arritje të vogla. Jeta familjare do jete rutinë.
Gaforrja22. qershor – 22. korrik
Gjate kësaj jave do përjetoni ndjesi te shumta dhe do ndiheni me mire ne krahët e atij qe dashuroni. Ne dite te caktuara mund te krijoni edhe ambiente romantike. Beqaret do kenë takime pa fund nuk do mund ta gjejnë dot princin e tyre te kaltër. Financat do jene te qëndrueshme ditët e para, por me pas situata do filloje te destabilizohet për shkak te shpenzimeve te shumta qe do kryeni. Shëndeti do ketë disa shqetësime te vogla. Ajrosini here pas here mjediset ku do qëndroni qe te shmangni ndonjë grip te mundshëm. Ne pune do ju duhet shume vëmendje dhe shume mund për te arritur atje ku dëshironi. Ne familje do merrni vendime te rëndësishme.
Luani23. korrik – 22. gusht
Cilado qofte situata në jetën tuaj, ketë javë priten vetëm gjëra pozitive. Yjet do ju bëjnë edhe më te logjikshëm dhe largpamës. Beqarët nuk duhet të ngurrojnë të bëjnë deklarata dashurie sepse mund të marrin aprovime më para nga sa mund ta kishin menduar. Buxheti do arrini ta menaxhoni me më shume rigorozitet fale ndikimit të Plutonit. Asgjë e keqe nuk ka për t’iu ndodhur këtë periudhë. Shëndeti do vijë ditë pas dite duke u përmirësuar. Edhe ata që kanë pasur shqetësime serioze do ndihen më të qetë. Në punë do ju ecë gjithçka sipas parashikimeve kështu që për asnjë moment nuk do gjendeni në vështirësi. Edhe me familjaret marrëdhënia do jetë e shkëlqyer.
Virgjeresha23. gusht – 23. shtator
Pavarësisht të gjitha vështirësive që jeta do iu sjellë, do mundoheni të bëni të pamundurën kësaj jave që të kaloni disa momente të ngrohta me partnerin. Kohën e lirë kushtojani plotësisht atij. Beqaret do kenë njohje gjatë një darke me miq e shokë dhe dikë do doni ta njihni edhe më shumë. Financat do arrini t’i menaxhoni me përpikmërinë më të madhe dhe do mund ta mbani situatën nën kontroll. Shëndeti nuk do jetë në periudhën më të mirë të mundshme. Nëse jeni duke mbajtur dieta kujdes mos qëndroni fare pa ngrënë. Në punë situata mund të destabilizohet goxha dhe ky do jetë shqetësimi më i madh i javës. Edhe jeta familjare do jetë goxha e trazuar.
Peshorja24. shtator – 23. tetor
Ka rrezik te përballeni me surpriza jo te mira gjate kësaj jave ne jetën tuaj ne çift. Si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah nuk do toleroni ne asnjë moment. Beqaret nuk do kenë shume fat ne dashuri dhe serish do mbeten vetëm. Mos kërkoni një person perfekt sepse ai nuk ekziston. Ne planin financiar do ju ndjeke fati i keq dhe do keni goxha vështirësi. Kërkoni ndihme pa qene shume vone. Shëndeti do vije duke u përmirësuar dita ditës dhe ne fund te javës do keni energjinë e dëshiruar. Ne pune do keni disa përballje te forta me shefat, por ne fund do e merrni atë qe keni kërkuar. Ndonjëherë ja vlen te tregoheni paksa kokëfortë. Ne familje do keni mosmarrëveshje.
Akrepi24. tetor – 22. nëntor
Tensioni qe ka ekzistuar gjithë këto kohe ne jetën tuaj ne çift do filloje te shuhet gjate kësaj jave. Ju do e kuptoni se keni bere disa gabime dhe do dini te kërkoni falje. Edhe partneri do jete me i gatshëm te bashkëpunojë. Beqaret do jene fatlume dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Një etape e re do filloje ne jetën tuaj. Ne planin financiar nuk do keni shume përmirësime, por gjithsesi situata nuk do jete aspak problematike. Shëndet fatmirësisht nuk do ketë asnjë shqetësim. Do jeni çdo dite ne forme te shkëlqyer. Ne pune yjet do ju japin energji dhe do ju nxitin te tregoheni këmbëngulës. Familjaret do i keni krah ne çdo fushe.
Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor
Yjet do ju përkëdhelin se tepërmi këtë jave ju qe jeni ne çift dhe do ua bëjnë jetën akoma me te bukur. Do flisni dhe do bashkëpunoni për gjithçka me atë qe keni ne krah. Beqaret edhe pse do kenë shume mundësi për te krijuar një lidhje duhet te bëjnë kujdes. Jo te gjithë personat mund t’iu përshtaten. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje mire. Do tregoheni te kujdesshëm me shpenzimet dhe do mund te kryeni transaksionet e dëshiruara. Shëndeti nuk do jene problematik, por duhet te bëni kujdes me ushqimin e tepruar. Puna do ece goxha përpara dhe do sjelle përfitime ne te ardhura. Do ndiheni mire për arritjet. Me familjaret do keni diskutime te gjata.
Bricjapi22. dhjetor – 20. janar
Kjo jave do jete shume e vrullshme për ata qe janë ne një lidhje. Do dashuroni ne mënyrë te çmendur, por edhe kur te debatoni nuk do përmbaheni. Kujdes sepse disa gabime te vogla mund ta kthejnë situatën ne disfavorin tuaj. Beqareve nuk do ju mungojnë ne asnjë moment rastet për te krijuar një lidhje. Shfrytëzojini ato. Ne planin financiar do keni serish disa vështirësi, kështu qe merrni sa e shpejt masat pa qene vone. Shëndeti nuk do ketë probleme te mëdha, por lodhja do beje punën e vet. Here pas here do jeni pa fuqi. Ne pune, nëse nuk do jeni shume te qarte për atë qe duhet te bëni, kërkoni ndihme. Ne familje do tregoheni me autoritare sesa duhet.
Ujori21. janar – 19. shkurt
Marsi do i zgjojë këtë javë edhe ata më indiferentet. Do përkujdeseni mjaft për jetën në çift dhe do bëni që çdo çast të jetë si një ëndërr e vërtete. Tradhtitë nuk do jenë aspak pjesë e jetës tuaj. Beqarët mund të kenë edhe dashuri me shikim të parë, por duhet ta lënë veten më të lirë dhe të bëjnë atë që do ndiejnë për momentin. Nëse në plani financiar, deri tani keni ditur si të manovroni, as kjo javë nuk do ketë probleme. Shëndeti nuk ka për të qenë i përkryer, por për fatin e madh nuk do keni probleme serioze. Në unë do iu jepen mundësi interesante për ta treguar veten sesa vleni. Përfitoni dhe do mbusheni edhe vete me gëzim e optimizëm.
Peshqit20. shkurt – 20. mars
Jepini më shumë besim partnerit tuaj këtë javë, bëni gjera të çmendura dhe keni për t’u ndier mirë vetë dhe ai që keni në krah. Nëse partneri ju propozon një ngjitje në mal apo një piknik diku mos u mendoni dy herë për të pranuar. Ju beqarët do jeni shumë joshës dhe nuk do lini asnjë person të kalojë para jush indiferent. Ka mundësi qe nga mesi i javës të merrni edhe ndonjë propozim më të veçantë. Gjendja financiare do konsolidohet tej mase kështu që mund t’i lejoni vetes ndonjë shpenzim ose mund te filloni të shlyeni disa borxhe. Shëndeti nuk do jetë i keq, vetëm kujdes mos përballeni me ndonjë aksident të papritur. Në punë, këtë javë, gjithçka do ece sipas planeve dhe nuk do ju dalin asnjëherë vështirësi serioze. familja pa probleme.
Komentet