Tetor 2023
Organizata e Gruas “Shpresë & Paqe” në SHBA përkrah aktivisten e të drejtave të njeriut Natasha Kandiq, e cila disa ditë më parë u përball në Pallatin e Drejtësisë në Beograd nën akuzën për shpifje sepse mbrojti shqiptarët kur pala akuzuese mbrohej me avokatin e Ratko Malldiq. Edhe gjatë sulmit terrorist gjatë të cilit në Banjske të Zveçanit u vra oficeri i policisë së Kosovës, Natasha Kandiq, ka ngritur zërin duke vënë gishtin tek Vuçiq.
Organizata “Shpresë & Paqe” që angazhohet për të drejtat e gruas dhe fëmijëve në SHBA, vlerëson dhe e përkrah humanisten dhe shkrimtaren Natasha Kandiq për guximin e saj për të denoncuar krimet serbe dhe u dalë në mbrojtje viktimave.
Aktivistja serbe e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe Jugosllavi, Natasha Kandiq, të cilën Senatori Roger Vicker dhe ish kongresmeni Eliot Engell në vitin 2018 e propozuan për Çmimin Nobël për Paqen, është themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare. Kandiq ka deklaruar se i ka parë vetë krimet serbe në Kosovë. “Pak kohë pas bombardimeve të NATO-s më 25 mars të vitit 1999, afër orës dy të mëngjesit i kishte telefonuar juristja dhe ish deputetja e Kuvendit të Kosovës Nekibe Kelmendi, i cila i tha se policia kishte hyrë në banesën e tyre dhe i kishte marrë bashkëshortin avokatin e njohur Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tyre. Këtë bisedë thotë ajo për mediat shqiptare nuk do ta harroj kurrë. Një ditë më pas janë gjetur pa jetë trupat e avokatit Bajram Kelmendi dhe bijve të tij pranë një pike karburanti në dalje të Prishtinës. Nekibe Kelmendi u nda nga jeta në vitin 2011, e cila nuk i njohu dot drejtëpërsëdrejti autorët e atij krimi, e bija vijon edhe sot për të gjetur të vërtetën, por asnjë lajm rreth kësaj ngjarje të rëndë.
E ftuar nga TV – Zëri i Amerikës, Kandiq flet edhe për vrasjen nga makineria serbe e tre vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, ku sipas saj vendimi për rrëmbimin dhe ekzekutimin e tre Heronjve shqiptaro – amerikan erdhi nga Beogradi. Krahas aktivistes Kandiq gjatë këtij emisoni i ftuar ishte edhe vëllai i tre Heonjve, Fatos Bytyqi.
Kandiq e kishte denoncuar këtë krim në polici, ku i thanë se kanë nisur hetimet. Por ky ishte vetëm maskim i këtij krimi ka thënë aktivistja Kandiq, sepse sipas saj nuk ka pasur asnjë hetim.
Fondi për të Drejtën Humanitare është themeluar në vitin 1992 dhe qëllimi kryesor i tij është dokumentimi i krimeve dhe shkeljes së të drejtave të njeriut në Serbi, atje ku ka grupe etnike – shqiptare, në Kosovë dhe myslimanët në Sanxhak. Dëshmitë që ka mbledhur ky fondacion kanë qenë ndër dëshmitë kryesore në proçeset e Tribunalit të Hagës për krime lufte në ish – Jugoslavi. Fondacionit është përpjekur që të hedhë dritë edhe në vrasjeve e avokatit Bajram Kelmendi me bijtë apo tre vëllezërit Bytyqi, që deri më tani kanë rezultuar pa sukses.
Natasha Kandiq ka qenë një ndër të rrallat në Beograd që ka mbështetur ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, ajo ka mbështetur hapur edhe Pavarësinë e Kosovës. Në Shkurt të vitit 2008 ishte e ftuara e vetme nga Serbia në Kuvendin e Kosovës në ceremoninë e shpalljes së Pavarësisë.
Përkushtimi i paepur i Natasha Kandiç për zbulimin e së vërtetës pas mizorive të kohës së luftës nga hetimi i saj i njohur i gjenocidit të Srebrenicës në korrik 1995, gjatë të cilit më shumë se 8 000 burra boshnjakë dhe djem u masakruan nga Ushtria Serbe e Bosnjës. Në shtator 2005 ajo mori shtetësinë nderi të qytetit të Sarajevës, një gjest i jashtëzakonshëm nga një qytet boshnjak për një shtetas serb. Qysh në fillim të viteve 1990 ajo ka dokumentuar dhe protestuar kundër krimeve serbe midis periudhës 1991 dhe 1999 duke përfshirë torturën, përdhunimin dhe vrasjet. Sipas revistës Businessweek, puna e saj nxiti urrejtje tek serbët dhe drejtuesit ushtarakë në rajon, por fitoi admirimin e shumë mbrojtësve të të drejtave të njeriut në botë. Për aktivitetin e saj humanitar Natasha Kandiq është dekoruar me shumë Çmime e Tituj Ndërkombëtarë, Në nëntor të vitit 2012 Insttuti Kosovar i Paqes i ndau Çmimin për “Paqen”. (h & p)
Për hartimin e kësaj letre ne u bazuam tek shtypi shqiptar si TV- Zëri i Amerikës, Voal.ch, gazeta Telegrafi, Wikipedia, Ballkanweb.com, etj.