PETRAQ KOLEVICA, ARITEKTI QË U NDESH MË DIKTATORËT HOXHA DHE SHEHU PËR TA SHKËPUTUR TIRANËN NGA KLASICIZMI RUS
“Fillimi i viteve 1960 e në vijim, në lindje të kontinentit, por edhe në Tiranë, artet i përshkoi një rrymë liberalizmi, largimi nga heroizmi i detyruar dhe jo njerëzor. Kishte ardhur koha për t’u shkëputur nga klasicizmi i tepruar rus, për të kaluar në arkitekturën moderne si simbol i progresit dhe demokracisë. Dhe këtë rrugë mund ta hapnin vetëm të rinjtë si Petraq Kolevica”.
– Ka mbetur epike sfida që ai i bëri diktatorit në përurimin e ekspozitë “30 Vjetori i Clirimit” në dhjetor 1974 kur ai e uroi për ekspozitën por i hoqi vërejtje për bibliotekën e Korcës duke e ngacmuar se aty kishte ndikim nga Todi Lubonja e ku Petraqi tha ; -Jo shoku En… vetëm ai nuk hyn këtu. Petraqi mund të jetë i vetmi arfkitekt në botë me të cilin janë marrë të gjithë krerët e shtetit- Diktatori, Kryemistri Shehu, zv Kryeministri Koleka e me radhe ministra…
Çdo kush mund të hedhë vështrimin pas dhe shikojë çfarë ka bërë në jetë, sikurse thotë poeti francez Poul Verlaine:
O ti njeri,dhe ti dhe ti/ Që kaqë ankime pate/ Më thuaj ç’bëre ti/ Në vitet e rinisë sate? (përkthyer nga P. Kolevica).
Dhe Peraqi bëri mjaft në jetë, projektoi, shkroi poezi, përktheu dhe punoi për idealin e demokracisë. Ishte një artist me ndjenja të holla në çdo fushë të artit ku punoi.
Petraq Kolevica, lindi në Korçë më 11. 04. 1934 ku mbaroi shkollën shtatë vjçare dhe gjimnazin.Në vitin 1957 mbaroi Fakultetin e Inxhiniersë së Ndërtimit në U.SH.T.
ARKITEKTI
Në shtator 1957 Petraqi fillon punën në Ndërmarjen Projekti. Siç thotë Petraqi në librin ‘Arkitektura dhe Diktatura’ aty pati fatin të njihet dhe të punojë me ajkën e inxhinierëve dhe arkitektëve si Gjadri, Luarasi, Filipeu, Strazimiri Lufi, Haxhi Dauti, Shashaj etj. Aty lexoi me etje çdo gjë që i ra në dorë nga biblioteka ose huazoi nga kolegët. Mes tyre ai pati kohë të piqet si inxinjeir dhë si arkiktekt. Pa dyshim Kolevica është nismëtar i një rryme të re në arkitekturë.
Me përjashtim të disa përpjekjeve të arkitektëve Butka e Luarasi në mesin e viteve 1930, pas vitit 1944 këtu fillon era e influencës ruse në arkitekturë. Për këtë shkëputje Petraqin e ndihmuan deri diku edhe kushtet. Fillimi i viteve 1960 në lindje të kontinentit por edhe në Tiranë artet i përshkoi një rrymë liberalizmi, largimi nga heroizmi i detyruar dhe jo njerëzor. Kishte ardhur koha për t’u shkëputur nga klasicizmi i tepruar rus, për të kaluar në arkitekturën moderne si simbol i progresit dhe demokracisë. Dhe këtë rrugë mund ta hapnin vetëm të rinjtë si Petraq Kolevica.
Në këto rrethana, në vitin 1960, Petraqit iu dha për projektim ndërtesa pas Bankës Qendrore të Shtetit në Tiranë. Në këtë objekt ai futi elementë të rinj të papërdorur më parë, seksion me katër apartamente, lloxha dhe ballkone për cdo apartament, dritare të mëdha, fasada me rripa granili etj.
Nga ana urbanikstike objekti i përshtatej harkut të rrugës dhe kështu ruante dhë dy selvitë karakteristike. Këto ranë në ‘sy’ të kryeministrit që e thiri në zyrë të tij dhe i vuri kryqin dritareve të mëdha, me një laps të zi kujton ai. Petraqi shpëtoi aq sa mundi dhe objekti u pëlqye. Sa ishte në Institut, Petraqi u mor shumë me Korçën ku ka mjaft objekte të spikatura. Biblioteka zë një kapitull të vëçantë në librin autobiografik ‘Arkitektura dhe Diktatura ‘ku edhe kopertina është foto e bibliotekës me kryq shuarje.
Në vitin 1966 Petraqi u transferua në ZUP in e Tiranës. Këtu ai projektoi , Agjensinë ajrore në bul. Zog I, banesa për diplomatët në rrugën “Skëndëbej” etj. Këto objekte u dënuan publikisht në një mbledhje më sektorin e ndërtimit në vitin 1975 së bashku me punët e Maks Velos, Mauricio Begës e Sokrat Moskos. U quajtën nga kryeministri arkitekturë ‘qafleshe’, borgjeze e dekadente. Ndërkohë Petraqi ishte transferuar në minierën e Valiasit, në ndërtimet e depove të qymyrit.
Profesioni im si projektues kishte marrë fund shkruan Kolevica, dhe kjo në moshën 40 vjeçare në majat e krijimtarisë.
Ka mbetur epike sfida që ai i bëri diktatorit në përurimin e ekspozitë “30 Vjetori i Clirimit” në dhjetor 1974 kur ai e uroi për ekspozitën por i hoqi vërejtje për bibliotekën e Korcës duke e ngacmuar se aty kishte ndikim nga Todi Lubonja e ku Petraqi tha ; -Jo shoku En… vetëm ai nuk hyn këtu. Petraqi mund të jetë i vetmi arfkitekt në botë me të cilin janë marrë të gjithë krerët e shtetit- Diktatori, Kryemistri Shehu, zv Kryeministri Koleka e me radhe ministra…
SHKRIMTARI DHE POETI
Petraqi ka filluar të shkruajë që në rini. Poezia e parë daton në vitin 1955. Libri i parë me poezi ‘Këngë nga koha e keqe’ u botua në vitin 1993 dhe përmban poezi të shkruara nga vitet 1957-1987. Ai shkruan në parathënien e librit se “Kur i shkruajta nuk shpresonja të arrija t’i shihja ndonjëherë të botuara. Ato mbetën për vite me rradhë të fshehura”.
Poezitë e shkruara në një hark kohor prej 30 vitesh mëshirojnë shpirtin e trazuar të tij qysh student e deri në baltën e ndërtimit. Ai i këndoi Fishtës, Nolit, Kutelit e sidomos L. Poradecit me të cilin pati miqësi të herëshme . Ja një strofë: “Se bëre ti Ravvi( Mësues)/ Me poezinë/ Muzikë simfoni/Mbi simfoninë………”Për kohën e keqe shkruar për dëshmorët”/Oh eshtra të dlira/ Ç’u tretët kot për ditë më të mira…../ Për vajzat që shtrojnë pllaka-/Kur të visheni nuse/ Do dukeni si të veja/
Por kuptim plotë ka një profecia e tij për vitet që vinë:
“Kaq na mbytën ligësitë/ Sa kam frikë se një ditë/ Kur dhe ne të shohim dritë…………/ Oh! Kam frikë atë ditë/ Ikjen e gjithë njerëzisë.
Poezia ka qenë strofka e Petraqit mbas ndalimit të krijimtarisë në arkitekturë.
“Eci rrugës calë calë/ Nën sqetull çantën me poezi/ Kërkoj dikë t’i flas një fjalë/ Kërkoj si Diogjeni një njeri/ Se gjej e kthehem cale-calë/Të hyj në qypin tim shtëpi/ Atje do mund të flas një fjalë/ Me ty e ëmbla poezi”.
Do ta përsëris këtë poezi se ma kujton Petraqin kokëulur në rrugët e Tiranës.
Libri ‘Arkitektura dhe Diktatura 1997, është një vëllim autobiografik. Në të autori nëpërmjet jetës së tij, përshkruan gjithë atë që pësoi brezi i tij në atë kohë të mrapshtë të diktaturës.
Libri ‘Kështu ngjitesh te yjet ‘ përshkruan vuajtjet e shumë artistëve vendas e të huaj që krijimtarinë e tyre e ushtruan në varfëri dhe errësirë.
Petraqin e ka tërhequr tema e të vrarëve. Nuk është e rastit që në hyrje të librit ‘Varri i fshehtë’, 2002 është shkuar një citat i A.Sollzhenicin: “Nuk jam fajtor ndaj atyre që u vranë, por e ndjej veten fajtor, sepse nuk kam bërë asgjë për ta. Ne e kemi për detyrë të punojmë të gjithë për të vrarët”.
Në këtë rroman përshkruhet me emocion fati i inxhinierit Selim Zyma, i cili i kthehet nga Viena ku ishte shkolluar, për të punuar në vendin e tij, pushkatim për ‘sabotim’ deri lënien pa varr. Rrënqethëse është akti kur e shoqia austriake, kërkon në breg të lumit kufomën. Ky moment përshkruhej nga Petraqi me shumë dhimbje: Ikin qentë që e vranë/ Mblidhen qentë që ta hanë.
PËRKTHYESI
Petraqi ishte një përkthyes i shkëlqyer. Më 1961, botoi të përkthyer poemën “Demoni” të poetit rus Lermontov. Përktheu nga origjinali gjermanisht poezi të poetëve të famshëm F.Shiler, H.Hajne Breht etj. Veçojmë përkthimin nga Breht të poezisë , ‘Njerëzit e mëdhenj’.
-Njerzit e mëdhenj thonë plot budallallëqe/ Dhe njerzit e tjerë i mbajnë për të marrë/ Por ata s’thonë gjë dhe i lënë të llapin/ Dhe ndërkaq koha shkon pa u parë.
DEMOKRATI
Për sa thamë Kolevica nuk mund të rrinte i heshtur në lëvizjen antikomuniste në fund të vitit 1990. Si desident i hershëm, ai ishte nga përkrahësit e parë të saj. Qyshnë numrin e parë të gazetës ‘Rilindja Demokratike’ ai ishte anëtar e më vone Kryetar i Këshillit Botues.
Në mars 1991 u zgjodh deputet i Partisë Demokratike nga zgjedhjet e para pluralsite të mbajtura me 31 mars 1991.
Petraqi ka qenë gjithashtu Kryetar i parë i Shoqatës së Arkitektëve dhe drejtor i Institutit të Projektimeve në vitin 1992. Në të gjitha detyrat Petraqi shkriu gjithë përvojën e tij, gjithë dashurinë e tij për artin, sidomos për arkiktekturën e munguar. Ai këshillonte: “Arkiktektura është baza e civilizimit.Ajo kërkon kohë që të rritet. Fillon të bëhet arkiktekturë ,vetëm atëherë kur ndërtohet me mend”.
KËSHILLAT E PETRAQIT
E kam pyetur mbas viteve 1990, pse nuk rifilloi projektimin. I shmagej kësaj pyetje. Mbase arkitektura ‘Muzika e ngurtë’ do vazhdueshmëri, ashtu si një muzikant që mbetet shumë kohë pa luajtur me instrumentin e tij nuk mund të kthehet në të njëjtën pikë ku e la e mbase më lart. Por edhe shëndeti nga i cili ka vuajtur ndër vite duhet ta ketë penguar. Duke lexuar më vonë se çfarë ka shkruar, kuptohety që ngushëllimin e ka gjertur te poezia kur shkruan;
Eci rrugës çalë çalë
Nën sqetull çantën me poezi
Atje do mund të flas një fjalë…
Me ty e ëmbla poezi.
Si do që të jetë Petraqin, sëpari, do ta qujaja arkitekt dhe inxhinier, e më pas poet, shkrimtar dhe përkthyes, kjo mbase nga profesioni ndërtimin e njoh më mire se letërsia , apo se për ne kolegët ai ishte një model. Një gjë është e sigurtë .Ai ishte nismëtari i një rryme të re në arkitekturë dhe kjo nuk ishte rastësi. Kultura e tij e përgjithësjme, ajo inxhinierike e shpirti rrebel e bëri atë që të jetë i veçantë.
Këshilla e Petraqit për të rinjtë ishte shumë e sinqertë: “Askush nga ju të mos i hyjë arkiktekturës vetëm si mjet fitimi. Duajeni arkiktekturën si një parim të gjallë, duajeni për hir të saj. Përgatituni t’i jeni besnikë si nënës, mikut vetes tuaj.”
Mjerisht , kjo këshillë dëgjohet pak.
Në janar të këtij viti , para se të vija këtu në Neë York, i bëra telefonin e zakonshëm mikut tim të vjetër Petraq Kolovocës. Mbas vitesh e dekadash që flasim me njëri-tjetrin , në kohë të mirë dhe të këqija, ishte hera e parë që nuk u përgjegj vetë, por infermierja. Gjyshi të bën të fala…..por është pa fuqi……i shin këto fjalët e fundit të mikut kolegut tim të shtrenjtë. Ndërsa shpirti i tij ka ikur në parajsë, e di që do më mungoi shumë, por jovetëm mua ai do të na mungoi të gjithëve.
N.Y , 15. 02. 2023
++++++