VOAL – Disa studentë kanë krijuar një veturë diellore e cila është në gjendje të prodhojë më shumë energji sesa ajo përdor. Stella Lux, ky është emri i familjes së veturave, u ideua nga Solar Team Eindhoven (STE), ekipi i 21 studentëve të Eindhoven University of Technology.

Vetura, me katër vende, për ta shfrytëzuar sa më mirë aerodinamikën, ka një tunel në qendër. Ajo arrin të prodhojë energji diellore falë 5,8 metra katrore qeliza fotovoltaike; ka ndërkaq edhe një bateri me kapacitet shtesë 15kWh.

Sipas ekipit që e ka projektuar, në ditë me diell vetura mund të përshkojë mbi 1 000 km e të arrijë në destinacion me bateri ende të mbushura.

E për atë që drejton nuk ka rrezik të mbetet në këmbë: Stella Lux ka një sistem drejtimi posaçërisht të projektuar për të përllogaritur elektricitetin e nevojshëm që të arrihet në destinacion; sistemi është në gjendje edhe të përcaktojë rrugën më të mirë sipas të dhënave të motit.

Veutra do të marrë pjesë në Bridgestone World Solar Challenge, një garë 3 000 km për veturat me energji diellore në program në Australi në muajin tetor.

sda-ats