PARIS – Presidenti francez, Francois Hollande ka kritikuar ashpër politikën e Rusisë në krizën siriane dhe tha se Presidenti rus, Vladimir Putin është aleat i presidentit sirian, Bashar al-Assad.
Në intervistën për ATRE, Francois Hollande theksoi se prioritet i sulmeve ajrore ruse në Siri nuk është organizata terroriste ISIS.
“Rusia nuk është aleat i yni në çështjen siriane. Ndoshta një ditë do të kërkoj zgjidhje politike dhe do të bëhet aleatë i yni në qoftë se lufton kundër ISIS-it. Unë do të doja këtë”, ka thënë Hollande.
Presidenti francez tha se gjatë bisedimeve me Putinin në Pallatin Elize të premten kishte kërkuar dëshmi se terroristët janë caku ekskluziv i sulmeve ruse në Siri.
Franca është anëtare e koalicionit në luftën kundër ISIS-it të udhëhequr nga SHBA-të. Aeroplanët francezë nga fillimi i shtatorit në Siri kanë kryer fluturime zbulimi, dhe që prej javës së kaluar ata kryejnë edhe sulme ajrore mbi caqet e terroristëve.
Komentet