Hollanda ka dëbuar katër rusë të dyshuar se në prill kanë ndërmarrë një sulm kibernetik ndaj Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, një institut me seli në Hagë.
Ministri i Mbrojtjes Ank Bijleveld e njoftoi këtë të enjten.
Të katërt, ekspertë IT, kishin pasaporta diplomatike dhe operacioni është drejtuar nga inteligjenca ushtarake ruse, GRU.
Dokumentet në lidhje me aktivitetet në Zvicër, Brazil dhe Malajzi u gjetën në një kompjuter portativ të konfiskuar, duke përfshirë materialin lidhur me fluturimin MH17 të Malaysia Airlines që u rrëzua në 2014 nga një raketë në Ukrainën lindore.
ATS/Bleff
Komentet