(…nga 2 greva në ditë rregullisht – në v. 1919 në Holandë kishte plot 649 greva (më së shumti në historinë e vendit), i bie pothuaj nga 2 greva në ditë rregullisht, gjatë gjithë vitit, vetë s’e di nëse t’jetë thyer ndonjë rekord, por fare lehtë mund t’jetë rekord ky, rekord “unik” : )
Byroja Qendrore e Statistikave e Holandës (CBS) këtë vit me rastin e 125-vjetorit të vet (Shtator 2024) e publikoi një lloj edicioni jubilar, “Holanda me shifra – 125 vjet statistika të besueshme”. Nga materia statistikore sa një “bjeshkë, padyshim sa një Everest” publikimi jubilar i tyre ofronte një pjesëz simbolike, statistikat më themelore për 34 subjekte të ndryshme, më shumë si një libërth simbolik, si publikim festiv.
Meqë vit jubilar, meqë 125-vjetori i CBS, dhe nga ana tjetër meqë e pamundur të kapërthehet gjithçka (nuk kapërthehet një Everest statistikash, CBS gjeneron statistika për çdo sektor të mundshëm, pakashumë siç dhe INSTAT-i i Shqipërisë, apo si ASK – Agjencia e Statistikave të Kosovës) mendova 2 “pasqyra” të thuktohen sëpaku, 2 subjekte që t’më pëlqejnë më së shumti, ndoshta ekonomia dhe ndonjë subjekt tjetër… që t’më duket më interesant.
Më pastaj u kujtova se këtë vit do ishte hera e parë në histori që CBS ta publikonte një lloj studimi statistikor lidhur me komunitetin e LHBTQIA të Holandës, dhe i cili komunitet doli se na qenkësh jashtëzakonisht i madh (pothuaj sa Shqipëria komplet si shtet me banorët e vet) – doli se ky komunitet i Holandës është jo më pak por 2.7 milionë. Andaj sakaq sikur e vendosa “ja subjekti tjetër”, përveç ekonomisë do provoj ta thuktoj sadopak dhe materien rreth LHBTQIA-komunitetit. Sepse është për herë të parë në histori nga CBS, e do jetë për herë të parë dhe nga unë, si materie, si prurje, si info për akëcilin lexues eventual në shqip.
Ashtu-kështu Holanda interesante, shtet “cool… super-cool” thoshte Mark Rutte (ose “gaaf land”, kahdo që rrotullohej, për më gjatë se një dekadë sa ishte Kryeministër, mburrej, lavdërohej, s’e fshihte madje krenarinë as kur takohej me Znj. Merkel, e kishte pushkë me të, e kishte si mike pa hile. Meqë ra fjala, 2-3 ditë më parë, me 1 Dhjetor, pas botimit të librit të vet “Liria” Merkel ia dha një intervistë ekskluzive zotit Twan Huys (Buitenhof, NL) dhe rishtas e lavdëroi mikun Rutte, tashmë në funksionin e lartë të NATO-s, Merkel tha se Mark Rutte është burri i duhur, në vendin e duhur, në kohën e duhur : )
Gjatë kohës së ishte Kryeminister, Rutte me askend s’qe takuar më shumë sesa me Angela Merkel, do i kishin plot 13 takime me fqinjen, me mikeshën. Takimi i tyre i parë, në v. 2010 pati qenë madje “diplomaci në shikim të parë”, sepse Rutte ia pati falur puthjen e parë diplomatike. Kjo duket asgjë por s’është, në fakt fare larg “asgjësë”, nëse dihet fakti që gjatë viteve kryeministrale Rutte i pati falur vetëm 6 puthje.
Të gjitha puthjet, të gjashtat i qenë falur znj. Merkel. Sidoqoftë, e qartë se këto 6 puthje me gjithë ekskluzivitetin dimplomatik të fqinjësisë, ngelin paksa të çuditshme, se ç’ka diç të “çuditshme” në këtë statistikë, 13 takime me fqinjen Merkel mirëpo vetëm 6 puthje! I bie se 7 herat e tjera o do ketë harruar, o do jetë “turpëruar” (do kenë ngelur dorështrënguar, pa u qafuar), o Merkel do ta ketë refuzuar : )
Por dmth. siç e cekëm Rutte gjithmonë krenar, mburrej sepse dhe e dinte, Holanda relativisht e “vogël” si shtet por ekonomia holandeze e 5-ta në BE. Imagjinoje çudinë, GDP e Holandës në v. 2023 ishte mbi 1 trilion €. Ok, Gjermania fqinje është super-ekonomia e BE-së, e di dhe Merkel e di edhe Rutte, Gjermania 1-shi, Holanda e 5-shi. GDP e Gjermanisë mbi 4 trilionë € (3 trilionë më shumë se NL), por dhe afër mendsh sepse Gjermania afro 85 milionë banorë. Shkurt, znj. Merkel rishtas e lavdëroi fqinjin Rutte (tashmë NATO-shef sa i përket detyrës) sepse dhe ajo e di që Holanda “cool… super-cool” siç thoshte Rutte : )
Sidoqoftë, me të dy subjektet që i përmenda do merrem herë tjetër, kësaj radhe pakashumë diç si intro – i zgjodha disa nga infografikat e publikimit jubilar të CBS, 4-5 sosh.
***
(komente shkurt lidhur me infografikat)
…s’di pse pata përshtypjen që edhe në Holandë meshkujt megjithatë sikur ua bëjnë ngapak me “hile” femrave, psh. se janë më të zotët në transport, në inxhinieri, ICT, në bujqësi e madje dhe në punët e “ndryshme”… këto dhe ok, mund të thuhet se janë punë të rënda, më shumë u përshtaten meshkujve, mirëpo për menaxhim e udhëheqje s’e prisja meshkujt 71 % shefa – dallim i madh, sakaq sikur ia nisa me “dyshimet” rreth diskriminimit sepse pothuaj e njëjta pasqyrë si me Nobelat, 8=1 🙂
…prostitucioni “në të zezën” i ndihmuaka ekonomisë holandeze me vetëm 0.7 miliard € – hm (dmth. e çndihmuaka ekonominë) pothuaj sikur u çudita, tepër pak, s’e prisja kaq pak, s’di pse gjithmonë kam pandehur më shumë : )
…mirëpo (lëre se e gjeta tjetrën, një diçka që nuk e kuptoja, prandaj belgët tashmë aq të avancuar, i bie se do kenë “mbledhur mend”) këtë vit Belgjika u bë shteti i parë në botë sa i përket avancimit të profesionalizmit seksologjik prostitucional, ndërsa shih çudia e lulëzimit të ekonomisë ilegale holandeze, kokaina + drogat sintetike + kanabisi afro 16 miliardë € – pothuaj sikur del nonsens euforia e dikurshme ndaj Al Kapones, natyrisht nuk durohet mafiozllëku e gangsterizmi, por ia shihnin për të madhe që i kontrabandonte ca shishe whisky, i ngrati ndoshta s’do i ketë bërë kurrë më shumë se 5 milionë $ qarkullim, tani flitet për dhjetra miliarda, ehuu del se pati vajtur dëm, i qe bërë padrejtësi e madhe : )
…nga 1901 deri 2023, më së shumti greva paska patur në v. 1919, plot 649 greva, i bie pothuaj nga 2 greva në ditë gjatë gjithë vitit 🙂 ndërsa më së paku greva paska patur në v. 1983…
…të moshuarit që vazhdojnë me punën janë 12% meshkuj, thotë CBS, ndërsa femrat qenkan më pak, 4 % – në këtë drejtim shihet se femrat kanë zgjedhur të kënaqen me pensionet, kuptohet nëse s’di si shijohet pensioni atëherë e qartë, më mirë të punosh : )