Xherdan Shaqiri ka marrë lëvdata nga ish selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld. Ky i fundit beson se mesfushori kosovar do të transferohet sërish te një klub i madh.
Shaqiri, i cili shënoi supergol ndaj Polonisë, ishte pjesë e Bayern Munichut dhe Interit, por verën e kaluar bërë një hap prapa duke u transferuar te Stoke City.
“Ai sapo ka treguar edhe një herë se ai është njeriu për gola specifik. Goli i Shaqirit ishte i klasit botëror”, ka shkruar Hitzfeld në kolumnen e rregullt për Blick.
“Ai tani duhet të stabilizohet në Stoke, duke luajtur rregullisht. Ai do të jetë së shpejti temë e mediave për transferim te një klub i madh”, ka përfunduar ish trajneri i Dortmundit dhe Bayernit.
Komentet