Muaj me pare, kur une ekspozova manipulimet e Belind Kelliçit, CNA qe m’u kthye kunder sepse ka nje urrejtje te pashpjegueshme per Flamur Noken keshtu qe donte Kellicin, (kjo qe realisht arsyeja pse m’u kthye – zot na rujt’), se bashku me Kellicin vete, dhe Gary Kokalarin qe urren Berishen ne perjetesi, ose sic thote Guy Lawson ne librin e tij War Dog “i fiksuar pas kryeministrit Sali Berisha … megjithëse obsesioni nuk përshkruante thellësinë e urrejtjes që Kokalari ka per te”, filluan nje fushate per te cilen, pronari i CNAs eshte shprehur: “prit se do ta shikoni cfare do ti bejme Evi Kokalarit ne Amerike”.
Sic u shpreh vete pronari i CNAs, komploti i tyre ishte te benin artikuj shpifes per “parregullsi” nga ana ime per ndihmen qe i dhashe PDse, dhe ta klasifikonin ate si lobim jo-legal dhe ne ndihme te Berishes ne Amerike. Qe te gjithe qe kane qene mpleksur te kete mashtrim, kane qene te vetedishem per cfare po benin.
Keshtu filloi fushata e artikujve te botuara ne anglisht nga CNA, Gazeta Tema, dhe Albanian Post e Baton Haxhias. Kryestrumbullari ishte vete Gary Kokalari, i cili do ti dergonte artikujt ku te mund’te per botim, “ekspozim” per te me bere dem me drejtesine amerikane, serish – per inat te Berishes!!
Berisha vet ishte shume pasiv ndaj ngjarjes, dhe e klasifikoi si dicka personale timen me Kellicin. Ne fakt, e vetmja gje personale ne kete kaos ishte desinjimi i tij dhe i familjes se tij si ‘non-grata’. Lufta ime kunder Kellicit nuk ishte aspak personale, por ishte sepse binte ndesh parimeve konservatore. Ishte pikerisht gjate kesaj periudhe qe kuptova qe Berisha nuk kishte ndermend te bente ndryshime ne PD.
Nderkohe, nuk kam problem te ballafaqohem me asnje institucion ne Amerike, sepse s’kam bere asgje kunder ligjit. Erdha ne Shqiperi te flas per konservatorizmin, dhe kete e bera deri ne fund, dhe akoma besoj qe vetem nje rryme e forte konservatore do ta shpetoje opoziten, qe Rama te cilin Gary Kokalari e adhuron dhe nuk e shan kurre, se bashku me McGonigal, u munduan ta shkaterrojne plotesisht.
Ama disa pika dua ti theksoj sot;
1- Berisha PDne nuk e ktheu kurre ne parti konservatore, dhe per me teper, per pazaret e veta (rasti Kelliçi), me la mua ne balte kur i kerkova te ndalonte keto shpifje te rrezikshme. Kete do e kem shume te veshtire ta harroj.
2- Gazeta Tema, CNA dhe Albanian Post do hidhen ne gjyq. Deri tashti nuk mundesha sepse duhet te verifikonim demin qe keto artikuj shkaktuan. Tani demin e kemi. Fakti qe artikulli i bazuar ne shkrimet e tyre eshte ne Amerike, mund te me jap mundesine ti hedh ne gjyq dhe ketu. Qe te tre kane vepruar me dashje dhe vetem me nje qellim – te krijojne deme ndaj meje ne Amerike. Por mos harroni, se shpejti do jem ne Shqiperi, dhe keta do jene frymezimi im per ti fituar zgjedhjet e 2025. Pjese e mocalit jane dhe ky mocal do te pastrohet!!
3- Gary Kokalari do ekspozohet per lidhjet e tij me qeverine e korruptuar te Edi Rames. Gary Kokalari ka mbrojtur Sorosin, Veliaj dhe vazhdon mban gojen mbyllur per korrupsionin e Edi Rames me McGonigal. Gjithashtu, kur eshte hera e fundit qe Gary Kokalari ka folur per inceneratoret e Velias dhe te Rames? Kur ti thua se je kunder korrupsionit por mbyll syte ndaj korrupsionit aktual ne Shqiperi, te ben ty pis, dhe Gary Kokalari eshte krijese e te njejtit mocal, dhe do te ekspozohet ne teresi.
Nderkohe, artikulli me poshte ngre pikepyetje per gjera qe jane me se normale ne amerike. Gazetari ve theksin qe jam gjithe kohen ne median Shqiptare, apo ne evente te Republikaneve. Okay, po pastaj? Ku eshte gabim ketu? Apo qe dhurova para Republikaneve? Okay, te gjithe e bejne, po pastaj? Apo udhetova shpesh ne Shqiperi. Po atje kam lindur. E pastaj? Ngre gjithashtu pikepyetje si i paguaj? Po mire, ne menyre qe ta analizosh kete duhet te dish nga afer bisnesin por dhe jeten time private. Vazhdon aludon (ne fakt aludimi eshte i Garyt se mi ka pyetur keto gjera me pare), se cfare bisnesi kam bere mbas 2019. Ne fakt, ne 2019 fillova te merrem me politike, por jane shume te trashe qe ta bejne lidhjen, dhe real estate ishte me shume menaxhim i cfare kishim deri atehere, qe e bej dhe sot, hiq dy a tre shitje. Ky flet per shtepi me qira, por nuk kupton qe me qira japim vetem apartamentet tona. Ky flet per shitje te vogla, por nuk kupton sa eshte pagesa kur shet asete mbi $20-$30 million. Ku eshte problemi ketu?
Ne fakt, pyetjet e ketij ishin tmerresisht qesharake, sepse fola gjate me te dje. P.sh. ne telefon me pyeti, pse nuk raportove udhetimet tek dep. i drejtesise? Kjo me beri te qesh dhe ja thashe, ti e ke seriozisht kete pyetje? Pse duhet te raportoj? Nuk e dija qe jetojme ne Stasi Germany!!
Nderkohe, dhe pse materialin e ka, nuk thote qe nga dita qe erdha me foltoret, pra qe nga Shtator i 2021, kam dhuruar shume pak para Republikaneve, dhe ato thjeshte disa mikeshave te mia te Kongresit qe s’kane folur kurre dhe se kane idene kush eshte Berisha. Por faktet nuk i interesojne gazetarit. Ne mendjen e tij, ai vazhdonte me konkluzionet e Gary Kokalarit, qe une ndihmova Berishen ne lobim dhe te gjithe historine, pavaresisht pergjigjeve qe morri nga shume njerez, vazhdoi i ra gozhdes qe ja kishte bere gati Gary Kokalari. Edhe titulli, aludon qe nderkohe qe paska bere ‘fundraisers’ per Zeldin etj, kam avancuar ceshtjen e Berishes. Gazetari i kishte data e te gjithe eventeve qe kam bere per te gjithe keta emra, dhe qe te gjitha kane ndodhur perpara Qershorit te 2021. Pra faktet i kishte sepse mi konfirmoi mua ne telefon, por me dashje i deformoi ne artikull qe te shtynte narrativen e Gary Kokalarit.
Ne (une dhe miqte e mi), kemi 3-4 dite qe tallemi me kete nivel gazetaresk. Gazetari ka qe javen e kaluar qe merr miq dhe kolege ne telefon, dhe te gjithe kemi thene te njejten gje: “Ky eshte nje ‘political hack’, qe eshte bere viktime e obsesionit skizofrenik te Gary Kokalarit per Sali Berishen.
Ne fakt, Gary Kokalari eshte mbret i spekulimeve, dicka qe eshte vertetur ne letrat e gjyqit te Shkelzen Berishes kunder Guy Lawson kete ne Amerike.
Cfare nuk kuptojne individ si Gary dhe gazetare te dores se dyte si ky i artikullit, eshte qe keta po jargavisen per nje artikull mbushur me spekulime, ama ky artikull lind dhe vdes me kete portal sepse nuk e lexon njeri. Gary Kokalari harron se sa gazetar dhe pronar medias njoh dhe sa miq kam ne Amerike, dhe si e tille, kete beteje NUK DO ta fitoje. Madje, per mua, kjo beteje sapo ka filluar.
Ne fakt kjo lufte eshte. Lufte e te djathtes kunder djallit, e te mires kunder te keqes. Dhe person me negative, me energji me te erret se Gary Kokalari, qe nuk e ka problem te sakrifikoje dike te fisit te vet per inatet e tij ndaj Berishes, nuk mund te gjesh.
Por, do kaloj dhe kjo, dhe se shpejti do triumfojme.