Historiani Arben Llalla ka postuar një fotografi në profilin e tij në Facebook, ku shihet ish themeluesi i Partisë Demokratike Gramoz Pashko duke folur në Kongresin Amerikan në vitin e mbrapshtë 1997, përcjell Portali Albeu.
Sipas z.Llalla, në këtë fjalin profesori i njohur ka kërkuar shpalljen e Autonomisë së Epirit të Veriut, ndërsa në krah të tij ka qënë greku Nikolla Geixh.
Ndërsa në anën tjetër, kongresmeni amerikan Dioguardi është përpjekur të mbrojë Shqipërinë që në atë kohë vuante nga ngjarjet e rënda të 1997-ës. /albeu.com/
Ja çfarë shkuan Arben Llalla:
“Fjalimi i “famshëm” i Gramoz Pashkos në Kongresin Amerikan për shpalljen e Autonomisë së Epirit të Veriut.
Gramoz Pashko në krah të grekut ekstremistë Nikolla Geixh, DUKE PËRKRAHUR ÇËSHTJEN E EPIRIT TË VERIUT NË KONGRESIN AMERIKAN, korrik 1997. Ndërsa në anën tjetër Dioguardi duke mbrojtur SHQIPËRINË QË LËNDONTE NGA RRËMUJAT E 1997″.
Komentet