Historiani Jusuf Buxhovi sot vizitoi Akademinë Kroate të Shkencave dhe të Arteve (HAZU),me ç’ rast u prit nga kryetari i Akademisë, akademiku Gordan Druzhiq si dhe akademiku Dobrisha Skok. Akademiku Druzhiq, pas mirëseadhjes mysafirit dhe shprehjes së mirënjohjes për punën e bërë, theksoi nevojën e bashkëpunimit të shkencëtarëve të të dy vendeve, sidomos në fushën e historigrafisë për t’u dhënë përgjigje disa çështjeve që kanë të bëjë me historiografinë e përbashkët nga mesjeta e deri të koha jonë.
Historiani Buxhovi, i cili ia dhuroi bibliotekës së Akademisë Kroate “Kosovën” në aglisht si dhe studimin monografik “Kongresi i Berlinit dhe Lidhja Sjqiptare e Prizrenit 1878”, theksoi rëndësinë e Kroacisë si qendër e studimeve albanologjike në shekullin e kaluar dhe nevojën që kjo të riaktivizohet, në mënyrë që të vazhdohet ku mbeti Shufflay, Sitipqeviqi, Mirdita dhe të tjerë.
Gjatë kësaj vizite, Buxhovi u shoqëra nga historiani Nijazi Muhamedi, Shuip Ziberi – kryetar i Këshillit Shqiptar në Zagreb dhe Gentiana Fana, këshilltare e presidentes kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq.



Punën , që duhej ta bënte një institucion – e bëri një individ ! Kështu pat bërë edhe Sami Frashëri kur e pat botuar enciklopedinë e tij. Ju lumtë dora z. Jusuf Buxhovi !