Studiuesit italianë kanë zbuluar 35 persona që janë pasardhës të Leonardo da Vinçit, duke ndjekur gjurmët në pemën gjenealogjike. Ndër ta radhitet edhe regjisori i filmave, Franco Zeffirelli.
Dijetari i Rilindjes ka lindur në qytetin toskan Vinci në 1452. Ai nuk u martua kurrë dhe nuk la pasardhës të drejtpërdrejtë, kështu që historianët Alessandro Vezzosi dhe Agnese Sabato kërkuan kush ishin pasardhësit prej vëllezërve dhe motrave të tij, citon Syri.net
Eshtrat e Leonardos humbën në trazirat e shekullit të 16-të, kështu që hulumtimi i ADN-së nuk është përdorur në punën e tyre për të ndërtuar një pemë familjare, e cila filloi në vitin 1973.

Shumica prej tyre jetojnë në Toskanë, u tha në njoftim. Por siç njofton La Stampa, kjo lidhje e Franco Zeffirelli-it me Leonardo da Vinci-n nuk është suprizë.
Regjisori e kishte deklaruar një prejardhje të tillë kur ai mori çmimin “Leonardo” nga presidenti italian në vitin 2007, shkruante gazeta./Syri.net.
Komentet