Kisha perzuri Zoterit e Vjeter nga tempujt qe me duart e tyre njerezit kishen ndertuar, por nuk mund t’i zhdukte nga zemrat e tyre.
Kishat ne vend qe te demostronin shkelqimin e tyre tek njerezit bene te kunderten: njerezit filluan te simpatizonin paganizmin.
Ishte fillimi i luftes se te kundertave ne ndergjegjen e njeriut….
Diktatori E. Hoxha diku e kishte lexuar kete dukuri.
Me 6 Shkurt 1966 mendoi se ishte koha e pershtateshme qe te zhdukte besimin te Zoti ne nje popull te vjeter, rrenjet e te cilit ishin ne ate kohe kur Zotat bashkejetonin me njerezit.
Njerezit e ketij kombi brohoriten dhe vepruan ne menyre te pavetedijshme. Prishen kisha, xhami, tempuj pa ditur pse dhe si.
Te paret qe c’farosi ky eksogjen ishen ata qe ju binden. Te tjeret, te frikesuar nga ato qe pane me syte e tyre i folen ndergjegjes.
Me t’u dhene shkendia e lirise se mendimit, ishen te paret keta prishes qe filluan ndertimin e tempujve: kishave dhe xhamive, etj., ishen te paret qe vepruan per pastrimin e ndergjegjes, shpirtit te tyre .
Se shpirti c’ fare eshte? – eshte nje drite e ndriteshme qe shkelqen midis erresires dhe drites.
Idete e tij(diktatorit Enver), ne vend qe te vendosnin ligje te reja ne ndergjegjen e kombit te vjeter, bene te kunderten: njerezit filluan te besonin te Zoti dhe ringriten tempujt e rrenuar.
Njerezit me dashuri te jashtezakoneshme sakrifikuan nga kursimet e tyre por, nga mbeturinat e tempujve te rrenuar vune afrekse ne tempujt e ri si vazhdimesi e besimit tek Zoti.
Komentet