Voal – Ne Shqiperi 29 nentori ka mbetur ne librat e historise , si dita e çlirimit te Shqiperise nga nazistet gjermane. Faktet flasin ndryshe . Kush me mire se nje shkodran autokton , familje shkrimtaresh mund te deshmonte per te verteta historike.
Zef STAKU i biri i dy te shkrimtareve te njohur Zef dhe Laide Staku deshmon totalisht te tjera data, te dhena dhe te verteta historike mbi diten e çlirimit te Shkodres ,qe shenon edhe diten e çlirimit te Shqiperise. Stefi anetar i nje familje me kontribute patriotike, artistike ,te nje familje te persekutuar disafish ne kohen e regjimit komunist ,me banim mu ne qender te Shkodres pikerisht krejt afer trumes se vjeter te dugajve te rejae lidh daten e çlirimit te Shkodres me nje histori madheshtore humanizmi dhe sakrifice,me historine e ushtarit te panjohur Italian ,i cili u sakrifikua per te mos minuar pikat me rendesi strategjike dhe jetesore te qytetit te Shkodres.
Ne permbledhjen e shkurter narrativo-historike qe Stefi ka shkrua na shpjegon koincidencen e nje akti heroik me daten e çlirimit te Shkodres e relativisht te gjithe Shqiperise. Ngjarja ka ndodhur ne rrugen Lin Delia ,ne nje banese qe kishin uzurpuar komadoja gjermane me disa oficere te SS .
Ne darken e fundit te qendrimit ne Shkoder , kur ushtria gjermane vendosi te terhiqej pa luftime duke udhetuar gjate nates ne drejtim te Malit te Zi , edhe per te evituar sulmet e aviacionit anglo –amerikan ,ushtaret gjermane marrin peng dy italiane,specialiste xheniere ( e njihnin vendin ku jetonin ) dhe i detyrojne te vene minat ne disa pika te rendesishme jetike te qytetit te Shkodres e me pas t‘i aktivizojne.
Megjithese arrijne te hedhin ne ere disa depo armatimesh ,pergjithesisht plani u deshton sepse dy ushtaret kishin sabotuar qellimshem shperthimet e tjera .Pas kesaj menjehere gjermenet dhe oficeret e SS turren dhe i kapin ne banesen ku fshiheshin dy italianet per t‘i denuar me vdekje .Edhe pse njeri arrin tu iki neper oborret e shtepive ku njerezit qene deshmitare ,njeri nga to zihet rob dhe futet i gjalle ne dhé e me koke poshte nga oficeret gjermane.
Deshmitaret tregojne per thirrjet e tmershme te italianit qe u varros i gjalle per te shpetuar Shkodren nga hedhja ne ere . Ndersa miku i tij ishte fshehur 200 m me larg tek vendi qe quhej fabrika e vaj sapunit .Te nesermen gjermanet qene larguar nga qyteti dhe ne oren 10:00 ishte pare motocikleta e fundit e gjermaneve ne fillim te rruges Lin Delia pikerisht tek kryqezimi i rrugeve tek spitali.
Stef Staku tregon per respektin qe ju dha ketij heroi ne ceremonine e varrimit te varrezat katolike te Rrmajt ne Shkoder, brenda te gjitha regullave me pjesmarrjen e klerikeve ,komunitetit italian si dhe shkodraneve qe respektuan edhe aktin e tij humanist. Eshtrat e ushtarit italian u terhoqen nga ato varreza ne vitin 1960 pas marrëveshjes se dy qeverive per terheqjen e ushtareve italiane te vrare ne vendlindje.
Ajo qe Stefi nenvizon eshte e verteta mbi daten e çlirimit te Shkodres duke u mbeshtetur ne perllogaritjet kohore te sakta sipas deshmitareve reale te ngjarjeve ,deshmi te cilat historianet e Akademise se Shkencave i kane tjetersuar komplet dhe qellimisht.Sipas deshmive qe rezultojne ne broshure ,ne mengjezin e dates 21 nentor eshte larguar tricikla e famshme me mitroloz dhe ushtaret e fundit gjermane qe kishin qendruar disa ore ne kryqezimin e rrugeve tek Kisha e Shenkollit Shkoder per te marre pastaj rrugen ne kembe drejt Hanit te Hotit.Nese partizanet jane nisur per udhetim me daten 20 nentor 1944 ,atyre ju eshte dashur rreth 6 dite per te mberritur ne Shkoder ne te cilen ata kane hyre rreth dates 26 nentor 1944, duke e gjetur ushtrine gjermane te ikur me kohe.Nderkohe Ulqini ishte nen kontrollin e forcave anglo-amerikane ,ku dhe ka ikur babai i Stefit me disa miq te tij me vetura ushtarake.Normalisht po te ishin gjermanet akoma ne Shkoder do ishte e pamundur levizja e ketyre makinave per nga ura e Bunes i vetmi kalim i mundshem i mjeteve motorike per Ulqin.Po keta dite jane larguar dhe figura te rendesishme ,klerike dhe nga Balli Kombetar apo intelektuale antikomuniste te qytetit te Shkodres. Krejt ndryshe eshte data e vendosur nga historianet e komunizmit per çlirimin e Shqiperise.
Per t‘i bere qejfin Josif Broz Titos ,Enver Hoxha vendosi daten 29 nentor data qe u firmos akti i formimit te qeverise provizore te Titos ne nje fshat te Bosnjes Herzegoines,( Jajce )ku jugosllavet zgjodhen dhe kryetarin e qeverise provizore Josif Broz Titon. 29 nentor 1943 u be data e çlirimit te jugosllavise dhe e krijimit te shtetit federativ jugosllav me 6 republikat e saj.
Servilizmi i Enver Hoxhes ndaj Titos deshmonte per mungesen totale te koherences parimore patriotike dhe per nje servilizem ideologjik patologjik . Ajo qe i biri i shkrimtareve te familjes Staku zoteri Stef Staku ka dashur te na beje te kuptojme eshte qe vertetesia ,humanizmi ,heroizmi i nje ushtari te thjeshte te huaj qe humbi jeten per te mbrojtur qytetin qe e kishte strehuar ku dhe krijoi familje kane me shume rendesi dhe qendrojne shume me lart se historite e sajuara mbi ngallnjime e genjeshtra apo beteja e luftra imagjinare qe akoma sot e kesaj dite pretendojnë komunistet e djeshem dhe pasuesit e tyre te sotem me kokefortesi dhe injorante . Gjesti heroik I ushtarit Italian te panjohur do firmoste ne memorien e popullit Shkodran çlirimin e Shkodres dhe fitoren e humanizmit mbi luften. ( Merita Bekteshi URBANO)

Komentet