Mbetet një nga emrat e shquar të sportit të boksit në Shkodër por, edhe më gjerë. Për fat të keq tij, sporti i boksit u ndërpre në moshën e tij më të mirë, kur ende nuk i kishte mbushur 20 vjeç por, në fakt tashma ishte dy vjet kampion i Shqipërisë me të rriturit. E kemi fjalën për Viktor Martinin, njeriun që është shquar si kampion në ring, si trajner me shumë vlera por, shpesh është lënë në harresë. Ka lindur në Shkodër më 5 dhjetor të vitit 1943. Sportin e boksit e nis rastësisht megjithatë do të bëhej një nga sportistët më të mirë të vendit, me të dhënat që e karakterizonin. Për fat të keq të tij, ky sport u ndërpre nga shteti komunist i asaj nkohe, kur ai ishte në moshën 20 vjeçare dhe sapo kishte filluar të triumfonte në ringjet shqiptare. Viktor Martini, megjithatë ka se çfarë të thotë në një rrëfim ekskluziv, ku ai do të na tregojë me detaje dhe hollësira të gjithë historinë e jetës së tij e karriën sportive.
Z. Viktor, si e nisët sportin e boksit?