Ne nje zhguall plot gjemba, atje lart ne drurin e geshtenjes, qendronin te mbyllura dhe te perqafuara njera- me tjetren tre motra trinjake, tri geshtenja!
Rritu dhe rritu, duke pire uje dhe duke “ngrene” rrezet e diellit, ato shtinin dhe shtrengonin njera-tjetren dhe nje dite te bukur zhgualli u hap dhe geshtenjat rane ne toke. Dy geshtenjat qe ishin ne te dy anet e zhguallit ishin me te zhvilluara, me te bukura, lekura u ndriconte dhe gezonin shendet te plote. Moterza geshtenje, qe kishte fatin te ishte ne mes, nuk kishte hapesire per rritje .Shtypja nga te dy motrat e kishin bere te dobet, pa shkelqim dhe plot rudha.
Nje grua me femijet e saj qe grumbullonin geshtenja, ndaloi i pa , zgjodhi dy moterzat e shendosha qe u shkelqente lekura dhe moterzen e dobet e hodhi poshte tek legusha e pyllit.
Duke u rrokullisur geshtenja e dobet, fatkeqe, e braktisur , u ndal poshte gjetheve. Me shirat qe pasuan ajo u mbulua me dhe dhe u harrua atje ne pyll.
Dy motrat e tjera te shendetshem, plot shkelqim , te perzgjedhura nga gruaja, i priste nje fat tjeter ne rrugetimin e jetes.
Njera u poq ne nje tigan, bashke me shume te tjera dhe e hengren me nje kafshate, duke admiruar aromen dhe shijen e saj te mrekullueshme. Pas ketij veprimi geshtenja e pare nuk ekzistonte me.
E dyta, pas shume ditesh perfundoi ne nje fabrike embelsirash. E futen dhe e grin pa meshire ne disa makineri dhe bashke me qumesht dhe sheqer pergatiten nje embelsire . Embelsiren e serviren ne nje pjate porcelani dhe pirunat u drejtuan drejt saj deri sa e mbaruan. Te gjithe u befasuan nga shija e saj. Geshtenja e dyte qe i magjepsi te gjithe, tashme nuk ekzistonte me.
Geshtenja e trete, e vetme, e braktisur, e strukur nen gjethe dhe balte, qante fatin e saj te keq. Nuk duronte dhimbjen e ndarjes nga dy motrat binjake. Te vetmit qe i benin shoqeri, ishin krimbat, milingonat, kerminjte,……..Geshtenja ankohej dhe qahej vazhdimisht para tyre:
Motrat e mia ishin me fat, kane udhetuar dhe kane pare gjithe boten dhe une qendroj ketu. Ato jane ne mjedise te ngrohta, te pasterta dhe une ketu perballem me balten , me te ftohtin, me shiun . Jam shume fatkeqe, do te kalbem nen dhe dhe do me harrojne te gjithe.
Me keto mendime, kaluan shume dite, por papritmas ndjeu t’i shperthej nga trupi i saj i brishte nje jete .Nje rrenjez e bardhe po i drejtohej tokes, duke depertuar ne thellesi te saj. Nga ana e siperme, nje llastar i bardhe luftonte me dheun dhe gjethet ne kerkim te rrezeve te diellit.
Ne geshtenjen e vogel, brenda saj, ishin fshehur dhe programuar me saktesi, te gjitha fazat e zhvillimit te drurit te geshtenjes. Nga trupi i saj i brishte shpertheu me force nje jete qe rritej ne dy drejtime. Rrenjet ecnin ne thellesi te tokes ne kerkim te ushqimit , fiksimit dhe pjesa tjeter drejtohej hapesirave qiellore ne kerkim te drites. Dy forca ne drejtime te kunderta qe mbajne ne kembe gjithe universin.
Kaluan muajt , vitet, duke sfiduar te ftohtin dhe temperaturat e larta, druri i vogel i geshtenjes po rritej , po rritej, dhe tashme ajo eshte nje geshtenje madheshtore, plot jete, plot fruta geshtenjash, plot fole zogjshe, plot……..
Nga lartesite qe pushtoi, kerkonte motrat e saj binjake, por me kot, ato kishin kohe qe nuk ekzistonin.
*Perkthyer dhe pershtatur nga tregimi ” La storia delle tre castagne”.