VOAL – La Repubblica – dailymail.co.uk – Elegante, e matur, mentorja e një dyqani të madh të luksit, Znj Cameron, e ka takuar dy herë kryeministrin Konservator të Britanisë së Madhe. Herën e parë kur ishte 16 vjeç. Dhe i ka dhënë atij një familje model. Ajo pranon se vendos vetëm në një fushë, në të të veshjes, por shumë mendojnë se prania e saj ndihet shumë më tepër. Nëse do të zgjidhni një kolonë zanore për të përshkruar historinë e këtij çifti, patjetër do të zgjidhni këngën e vjetër të Dean Martin, That’s amore. Për dy arsye. E para është se “Sam Cam”, siç e quajnë të tabloidet britanike, ngjan me një çift të vërtetë, që nuk e ka humbur dëshirën për të qenë së bashku dhe madje as pasionin. Ata janë gjithmonë bashkë. David Cameron, kohët e fundit ështe ri-zgjidhur kryeministri britanik. Martuar prej gati njëzet vjetësh, katër fëmijë, djalin e parë e kanë humbur tragjikisht, pas një sëmundje të rëndë të lindur dhe pa marrë parasysh stressin që të ofron jeta publike e imponuar, ata ende të transmetojnë përshtypjen e një dashurie të vërtetë midis tyre. Kjo mund të shihet nga fotot. Kur ata të shkojnë në pushime në Cornwall apo Spanjë dhe gëzojnë një moment të rrallë të relaksimit jashtë qendrës të vëmendjes. Nga fotot e botuara shihet se David ia vendos gjithnjë rreth belit krahun zonjës së tij dhe gjithmonë tregon ndaj saj një mirësjellje që e kuptojnë të gjithë.
Arsyeja e dytë për të zgjedhur një këngë dashurie italiane si kolonë sonore të jetës së tyre është sepse Italia ka qenë e rëndësishme në historinë e dashurisë së tyre “Sam Cam”. Samantha është takuar me takuar Davidin, kur ishte 16. Ajo ishte shoqe shkolle e motrës së tij, prandaj ftohej shpesh në shtëpinë e tyre. Një verë, e ftuan për të kaluar pushimet me ta në Toskanë dhe aty lulëzoi historia e dashurisë me Davidin. Ata u rikthyer në Itali, të martuar për muajin e mjaltit që e bënë në Romë në 1996.
Davidi, i ka të gjitha që i duhen një lideri konservator: Studimet i ka kryer në Etoni (shkollën e mbretërve) dhe pastaj në Oksford (ku ai ishte regjistruar në klubin e famshëm Bullingdon Club, ku hynte elita e studentëve e shtresës së lartë), pastaj ka filluar angazhimi në moshë të re në politikë si udhëheqës konservator i zgjedhur më 2005, kur tre paraardhësit e tij Tony Blair i kishte fundosur pas fitoreve të tre palë zgjedhjeve.Davidi u zgjodh kryeministër në vitin 2010 duke mundur pasardhësin e Blerit Gordon Brown. Me baba bankier dhe me lidhje të largëta familjare me një mbret të Anglisë, Camerun është një konservator modern, që mbron mjedisin dhe pranon martesat gay dhe që në zgjedhjet e fundit duke ndjerë rrezikun e populistëve, u tregua radikal në lidhje me emigracionin.
Por “Sam” çfarë tipi është ? Edhe ajo vjen nga një familje e shkëlqyer, vajza e një baroni, me lidhje me familjen mbretërore, ka studjuar edhe ajo në shkolla shumë të mira. Por nuk është aristokrate sallonesh. Pasi mori diplomën në School of Creative Arts u punësua tek Smythson di Bond Street, dyqani dhe kompania e luksit më e famshme në Angli: që ka patur si kliente mbrëtëreshën Viktoria dhe ka kliente aktuale Mbretëreshën Elisabet. Samantha bëri karierë deri sa arriti postin e drejtores kreative, dhe ad leteram, ajo vendoste për gjithçka.
Kur filloi angazhimet si nënë, ajo hoqi dorë nga detyra dhe filloi të punonte part-time, vetëm dy ditë në javë pak përpara se të hynin në Downing street: sepse nuk ia dilte dot me të gjitha.
Në pesë vitet e para si Firs-Lady britanike nuk ka dhënë j intervistë. Takimi i saj i parë me gazetarët ishte kur përfundoi fushata elektorale për mandatin e dytë, ku u tha gazetarëve se nuk i fut hundët në punët e të shoqit. «Natyrisht, kur vjen mbrëmja e darkojmë së bashku, është e natyrshme se më tregon se si i ka kaluar dita. Por, nuk është e vërtetë, si shkruan ndonjë gazetar se kam influencë tek ai. Më së shumti i shpreh mendimin tim si një nënë me tre fëmijë, dhe kjo shpresoj se e ndihmon që t’i mbajë këmbët në tokë, për të kuptuar se çfarë mendojnë njerëzit e zakonshëm, larg politikës».
Pastaj tregoi se si një herë kishte rënë zilja e telefonit në tre të natës dhe ishte Presidenti Obama që dëshironte ta informonte Davidin për operacionin kundër Bin Laden. Ajo kishte arritur të kuptonte se përse bëhej fjalë, por ishte kthyer shpejt në krahun tjetër, sepse në mëngjes niste dita e asaj i duhej t’i çonte tre fëmijët në shkollë dhe të ishte e gatshme në shërbim të tyre.
Kështu është Sam dhe gabon kush e konsideron të sipërfaqëshme. Një kontakt të parë me shtypin ajo e pati me humbjen e djalit të tyre të parë, lindur me një difekt cerebral, në moshën 6 vjeçare, pak kur David ishte zgjedhur kryeministër. Kjo dhimbje nuk do të largohet kurrë u tha ajo gazetarëve. Ishte e tmerrëshme kur e mësuam pesë e gjashtë ditë pas lindjes se Ivan kishte diçka që nuk shkonte. E kemi dashur edhe më tepër se fëmijët e tjerë, për ato që ka vuajtur. Sëmundja e djalit tonë, mund të na e shkatëronte martesën dhe lidhjen tonë, por ne ia dolëm duke ndejtur të bashkuar.
Për bashkeshortin e saj në atë periudhë, ajo ka vetëm respekt dhe vlerësim: «David ishte i mrekullushëm, gjithmonë optimist dhe pozitiv. Na ruante qetësinë edhe në situatat më kritike». Nganjëherë është i qetë më tepër se duhet pranon ajo, i ndodh të jetë edhe i hutuar. Si ndodhi me rastin kur e harroi vajzën në klub, dhe pastaj u kthye menjëherë me rojet e shërbimit sekret dhe sirenat e makinave që nuk ndaleshin. Dhe vajza ia kujton edhe sot këtë gjë. Por Davidit nuk i humbet kurrë sensi i humorit, shton ajo.
Por një difekt e ka edhe kryeministri britanik. Nuk ka shije për t’u veshur: «Gjithçka ia lë në dorë gruas time, nuk merrem fare me këtë », ua ka pranuar gazetarëve pasi ai ka preferenca për veshje që nuk bien në sy dhe dyqani i tij i preferuar është Gap dhe magazinat e mëdha Marks & Spencer, tempuj për çdo burrë anglez me të ardhura mesatare. Është pikërisht kështu, pohon Samantha, prandaj shkojnë bashkë për të bërë shopping. Ajo në vitin 2010 është zgjedhur nga Tatler si njëra nga dhjetë gratë më elegante të Mbretërisë së bashkuar. Dhe për këtë arsye ai i beson gjithçka asaj: pantallonat, kostumet, këmishët që kjo ia kalon pastaj në dhomën e veshjes dhe nuk gabon pothuaj kurrë për masat. Dhee në fund i paguajnë bashkë tek kasa. Gjithmonë bashkë, si dy të posamartuar. Të kapur dorë për dore. Prandaj i shkon si çift kënga e Dean Martin, That’s amore! Sepse kjo është dashuria! /Përktheu Elida Buçpapaj
Mesha mortore në nder të Papa Françeskut ka përfunduar dhe arkëmorti është nisur drejt kishës Santa Maria Maggiore, aty ku do të prehet Ati i Shenjtë.
Procesioni do të largohet nga Vat . . .
Funerali i Papa Françeskut ka përfunduar. Këmbanat e Bazilikës së Shën Pjetrit kanë rënë, duke i dhënë fund shërbimit pas 2 orësh e 10 minutash.
Arkivoli i Papa Françeskut tani do të t . . .
Funerali i Papa Françeskut ka nisur me një antifon – një këngë të shkurtër muzikore – dhe psalm. Ashtu si shumica e shërbimit sot, teksti është në latinisht.
“Requiem aeternam dona ei, . . .
Presidentja Vjosa Osmani dhe presidenti Bajram Begaj gjatë homazheve në Vatikan.
Radio Evropa e Lirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe para arkivolit të P . . .
Ekonomia shqiptare përballet me sfida reale të lidhura ngushtë me kaptitalin njerëzor.
Një vlerësim periodik i Bankës Botërore sjellë nën përmbledhjen “Varfëria dhe Barazia” ndalet në n . . .
Mes çoroditjes politike kur mungon qartësia e një programi dhe kur vetëm Rama është ai në qendër “që thith” gjithë vëmendjen e medias të mos kuptuarit e dëmit që po i shkakton propaga . . .
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe homologu i saj finlandez, Alexendar Stubb, në Helsinki, më 23 prill 2025.
Radio Evropa e Lirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e . . .
Në kuadër të hetimit që po kryhet ndaj Evis Berberit, ish-drejtor i Autoritetit Rrugor shqiptar dhe ish-ortakut të tij, biznesmenit Valter Begaj, SPAK ka urdhëruar edhe sekuestrimin e d . . .
Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar dokumentet e kompanisë ‘Hill International NV’ e cila ka ndërtuar tunelin e Llogarasë.
Gazetarja Klodiana lala raporton se urdhri për sekuestrimin e . . .
Vendet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria mund të çojnë ekonomitë e tyre përpara duke zhvilluar prodhimin industrial dhe bashkëpunimit ndërmjet tyre duke krijuar klaster . . .
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se trashëgimia e Papa Françeskut, i cili vdiq sot në mëngjes, do të jetojë në jetët e panumërta që ai preku.
Vjosa Osmani ka shkruar në X . . .
Raporti i projeksionit të popullsisë nga organizata e Kombeve të Bashkuara, ka parashikime aspak optimiste për vendin tonë, pasi Shqipëria po tkurret dhe plaket.
Ndërsa mendohet se . . .
Komentet