Midis viteve 1934 dhe 1939, Rumania u bë me tokë në Detin Jon, në Sarandë. Mbreti Zog e kishte dhuruar tokën në fjalë, fillimisht tek një historian i quajtur Nicolae Iorga. Historiani i dhuroi më pas 50 për qind të zonës shtetit rumun dhe kështu Rumania fitoi daljen në Detin Mesdhe, nëpërmjet detit Jon.
Iorga ia dha atë tokë shtetit rumun në vitin 1934, me kushtin që aty të ndërtohej një ndërtesë për të shërbyer si institut për studime dhe kërkime arkeologjike. Instituti Rumun “Casa Iorga” mban sot pikërisht emrin e tij.
Instituti u ndërtua dhe funksionoi midis viteve 1937 dhe 1940, pastaj përsëri midis 1942 dhe 1944. Ndërtesa u projektua nga arkitekti rumun Petre Antonescu. Trualli u shpall “tokë rumune”, por u mor përmes “pushtetit të butë” dhe, për rrjedhojë, elementë të Forcave të Armatosura Rumune nuk u vendosën kurrë në zonë.
Territori u pushtua përfundimisht nga Italia, së bashku me të gjithë Shqipërinë, në prill të vitit 1939.
Kjo temë ridoli në skenë kohët e fundit në diskutimet dypalëshe mes dy shteteve. Rumania kërkon tani “përfundimin e shpejtë të procesit të retrocesionit të Shtëpisë Iorga në Sarandë”. Ajo e konsideron truallin, “pronë e shtetit rumun e shtetëzuar pas vendosjes së regjimit komunist”.
Problemi është se ky truall u është shitur personave privatë pas rënies së komunizmit në 1992
Megjithatë, çështja u ngrit nga pala rumune gjatë disa takimeve dypalëshe. Sipas Bukureshtit, pala shqiptare ka dhënë garanci se situata e kësaj godine do të zgjidhet me vendim gjykate.
Këto deklarata kanë mbetur pa efekte konkrete, pasi problematika kryesore është dëmshpërblimi për blerësin që ka blerë objektin në vitin 1992.
Në nëntor 2016, Instituti Rumun i Kulturës ngriti në Sarandë bustin e historianit dhe politikanit Nicolae Iorga, një vepër e realizuar nga skulptorët me origjinë arumune Zisa Musha dhe Mario Musha.
Rumunët thonë se delegacioni shqiptar në Konferencën e Londrës (1913) dhe argumente për afirmimin e të drejtave historike të popullit shqiptar, të bazuara te puna e Iorga-s, madje ka pretendime se ishte pikërisht ai që zbuloi, në vitin 1915, në Bibliotekën Medicea Laurenziana në Firence, dokumentin më të vjetër të njohur në gjuhën shqipe, të vitit 1462 – “Formula e pagezimit”.
Politikani dhe diplomati rumun, Titus Corlatean përfitoi më 12 tetor të vitit të kaluar nga pjesëmarrja e kryeministrit shqiptar Edi Rama në punimet e Asamblesë së KiE-s, për t’i bërë një kërkesë të pazakontë.
Pas fjalimit 60-minutësh të Ramës për Dick Marty-n, ish-ministri rumun i Drejtësisë dhe i Punëve të Jashtme kërkoi informacion nga kreu i qeverisë shqiptare sa i takon një “kthimi prone”.
“Bëhet fjalë për një marrëveshje mes Rumanisë dhe Shqipërisë që vërteton se Mbreti Zog ia dhuroi atë sipërfaqe një rumuni të shkëlqyer. A keni ndonjë informacion për këtë kthim prone”, u shpreh Corlatean./dita