Përgjatë rrjedhës së breznive
njerëzit e ndërtuan natën.
Në fillim ishte verbëria dhe gjumi
dhe gjëmbat që therin këmbën e zbathur
dhe frika nga ujqërit.
Kurrë nuk do ta dimë kush e farkëtoi fjalën
për ndërkohën e hijes
që i ndan dy muzgjet;
kurrë nuk do ta dimë në cilin shekull erdhëm
tek orët e hapësirës së yjëzuar.
Të tjerë e krijuan mitin.
E bënë nënë të Fatinave të qeta
që e parathonë fatin tonë,
ata i flijuan asaj dele të zeza
Dhe gjelin që shpall fundin e saj.
Kaldeasit ia dhuruan dymbëdhjetë shtëpi;
botët e pafundme, portikun.
Hekzametrat latinë e modeluan
Dhe terrori i Paskalit.
Luis de Léon pa te ajo atdheun
e shpirtit të tij të travitur.
Tashi për ne është e pashtershme
si një verë antike
e askush nuk mund ta kundrojë pa marramendje
dhe koha ia ka ngarkuar asaj përjetësinë.
Dhe ta mendosh se nuk do të ekzistonte
pa këta instrumentë të dobët, sytë.
Komentet