VOAL

VOAL

Historia e dy vëllezërve nga Shijaku që ndërtuan një perandori droge në Itali /FOTO

October 29, 2015

Komentet

Grupi Parlamentar i PD, takim me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në PE, David McAllister

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka përfunduar takimin me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian David McAllister.  Deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, i kanë shprehur zyrtarit të lartë të Parlamentit Europian, të gjitha shqetësimet mbi situatën politike në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur nga një njoftim për shtyp i Grupit Parlamentar, ku ndër të tjerat shkruhet se zyrtari i lartë europian i ka uruar mirësëardhjen në familjen e EPP.

Më poshtë reagimi i plotë:

David McAllister, Kryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, është një mik i Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane. Një zë i fuqishëm jo vetëm në Parlamentin Europian, por edhe në Partinë Popullore Europiane (EPP).

‘Welcome back to your family’ ishte mesazhi i mirëseardhjes së tij për përfaqësuesit e grupit parlamentar të PD, duke iu referuar ripranimit të PD-së me të drejta të plota në EPP.

Garancitë për zgjedhje të lira, barazia e palëve në zgjedhje, shteti ligjor dhe balanca mes pushteteve, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, shkëputja e menjëhershme e lidhjeve mes qeverisjes dhe krimit të organizuar, respektimi i Kushtetutës dhe hapësirës së opozitës, janë sfidat që Shqipëria ka përpara dhe që vënë në rrezik serioz demokracinë në vend.

Informimi me fakte e prova për situatën e rëndë që po kalon Shqipëria, do të ndihmojë në daljen nga rruga e errët e autoritarizmit ku e ka futur Edi Rama vendin.

Ndërhyrja e krimit të organizuar në caktimin e kandidatëve për deputetë të partisë në pushtet, përdorimi i krimit të organizuar e parave të pista të korrupsionit në zgjedhje, sulmet e vazhdueshme ndaj opozitës nga ana e mazhorancës qeverisëse përmes burgosjes politike të lidershipit të opozitës, apo injorimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur zyrtarët e korruptuar të Qeverisë, nuk kanë asnjë lidhje me parimet dhe vlerat që duhet të udhëheqin një vend anëtar të NATO-s apo vend kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Përpjekjet e opozitës për të garantuar shtetin ligjor dhe zgjedhjet e lira në Shqipëri, janë rruga e vetme që e afron Shqipërinë në familjen europiane, mbështetja për të cilën nga Partia Demokratike ka qenë dhe do të mbetet e përhershme dhe e pa kursyer.

Protesta në PE- Sula: Jemi në një udhëkryq, duhet që Shqipëria në vitin 2025 të marri drejtimin duke zgjedhur opozitën

Një pjesë e deputetëve të PD-së vijojnë takimet zyrtare në Parlamentin Europian, një grup prej rreth 30 deputetësh të Partisë Demokratike kanë nisur fushatën sensibilizuese me eurodeputetë në hyrjen e Parlamentit Europian.

Gjatë fjalës së tij, në hyrje të institucionit të Parlamentit Europian, deputeti i Partisë Demokratike Dash Sula, u shpreh se i gjithë grupi parlamentar dhe deputetët e mbledhur sot kanë të bëjnë me një simbolikë të veçantë për t’i treguar mbarë opinionit ndërkombëtar që Shqipëria nuk është ashtu siç e përshkruan Rama apo mediat pranë tij që deformojnë realitetin se çfarë ndodh në vend.

“Jemi në një udhëkryq e do duhet që Shqipëria në vitin 2025 të marri drejtimin e duhur dhe unë  e them se shpëtimi për qytetarët do të ishte zgjedhja e opozitës, normalisht dhe ne kemi pasur gabime, por krahasuar me këta, ka një diferencë të madhe me pushtetin e sotëm”-u shpreh deputeti.

Dash Sula:

‘Sigurisht unë do të doja të përshëndesja të gjithë shikuesit e televizionit ‘Syri TV’, si një televizion dritare për informimin real për atë se ç’ka ndodh në Shqipëri.

I gjithë grupi parlamentar dhe deputetët e mbledhur sot kanë të bëjnë me një simbolikë të veçantë për t’i treguar mbarë opinionit ndërkombëtar që Shqipëria nuk është ashtu siç e përshkruan Rama apo mediat pranë tij që deformojnë realitetin se çfarë ndodh në vend.

Sigurisht po të heqësh një paralele mes PE dhe atij parlamentit shqiptar diferencat janë të mëdha, mes një errësirë në të cilën ndodhet sot parlamenti në Shqipëri, ndërkohë që këtu është simbol i demokracisë., kanë një diferencë shumë të madhe me një qytetari dhe sjellje shumë korrekte.

Në Shqipëri ndodh krejt e kundërta, kemi një polici të korruptuar, një gardë me sjellje të dhunshme ndaj deputetëve e parlamentarëve e sigurisht do të doja që sot të përshëndesja të gjithë kolegët e mi që janë në takime aktualisht, por edhe ata që janë këtu e po demostrojnë që Shqipëria ka zëra ndryshe.

Jemi në një udhëkryq e do duhet që Shqipëria në vitin 2025 të marri drejtimin e duhur dhe unë e them se shpëtimi për qytetarët do të ishte zgjedhja e opozitës, normalisht dhe ne kemi pasur gabime, por krahasuar me këta, ka një diferencë të madhe me pushtetin e sotëm.

Nëse qytetarët duan që të legalizojnë krimin apo korrupsionin mund ta bëjnë, por do të ishte fundi i Shqipërisë.

Në fund të ditës, edhe pse jemi politikanë, jemi njerëz e nuk do doja kurrsesi të jetoja jashtë trojeve të vendit tim, të Shqipërisë’. sn

Paloka: Ndërkombëtarët të shohin demokracinë e Shqipërisë, jo stabilitetin! Jemi në diktaturë me Ramën

Ligjvënësi demokrat, Edi Paloka, njëkohësisht kreu i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike,nga Strasburgu tha se vështirësia për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare për demokracinë në Shqipëri është e madhe, për shkak edhe të luftërave që po ndodhin në botë.

Sipas Palokës, bota demokratike e sheh Shqipërinë si një vend që mjaftohet vetëm të ketë stabilitet dhe jo në mënyrën se si funksionon demokracia.

Ligjvënësi demokrat tha për Syri Tv, se kanë informuar ndërkombëtarët mbi atë se çfarë po ndodh në politikën shqiptare dhe se si Rama e ka kthyer tashmë vendin në diktaturë.

Paloka u shpreh se për interesa personale stë mbajtjes së pushtetit, Rama paguan individë të caktuar që të flasin pro tij në emër të institucioneve që ata pretendohet se përfaqësojnë.

Por Paloka theksoi nevojën e mbështetjes së shqiptarëve për të luftuar Ramën, në atë që e cilëson dictator, si e vetmja shpresë për të ndryshuar realitetin e vendit tonë.

Është e vështirë të tërheqësh vëmendjen ndërkombëtare, që bota demokratike e sheh Shqipërinë si një vend që mjafton të ketë stabilitet dhe jo se si funksionon demokracia. Rama shet çdo gjë të shqiptarëve për të pasur pushtet dhe shet çdo gjë për të pasur mbështetjen ndërkombëtare.

Një situatë që agravon çdo ditë e më shumë. Jemi në diktaturë. Ajo që ndodhi me ish-Presidentin, një rrëmbim banditesk, i qëllimtë nga Rama. Pas çdo akti të tillë është Edi Rama. Fundi i asaj që konsiderohet demokraci në Shqipëri. Shqiptarët s’kanë më dilemë se çfarë po ndodh në Shqipëri. Duhet të sensibilizojmë miqtë tanë ndërkombëtarë. Edhe pse situata në botë s’është e qetë. S’duhet të shesim demokracinë për stabilitetin.

Është tjetër marrëdhënia me institucionet dhe tjetër ata që Rama e quan marrëveshje ndërkombëtare, që është marrëdhënie korruptive e Ramës me ata që e cilësojnë veten si përfaqësues të institucioneve.

EPP kanë zërin e tyre dhe marrëdhënie të caktuar me Shqipërinë dhe PD. PD e Berishës iu kërkuar nga PPE të flasë në emër të PD. S’duhet të dalë një individ për interesa të Ramës të bëjë deklaratë në emër të institucioneve të huaja. Raportet e  DASH flasin për situatën korruptive në Shqipëri, individët që paguhen nga Rama bëjnë deklarata pro tij, ndryshe nga sa jep institucioni. Ndihma e miqve tanë është domosdoshmëri. Nëse s’lëvizim vetë, është e kotë të presim nga të huajt që të ndryshojnë realitetin te ne. sn

Opozita protestë në Strasburg- Alizoti: Sot Shqipëria ka vetëm frikë, Berisha dhe Salianji janë në burg…

Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian.

Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”.

Tomorr Alizoti: Është e vonuar . Është e domosdoshme sepse Shqipëria është vend kandidat për në BE. Dhe për të qenë vend kandidat i një grupi, i një bashkimi i cili ka disa kushte themelore. Biles që kur është bërë në kriteret e Kopenhagenit, kryesorja kanë qenë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Pra kriteri kryesor për të qenë vend i BE duhet të kesh mundësi të zgjedhësh, Sot Shqipëria nuk zgjedh dot. Sot lista e Durrësit ka rënë. Sëpse në Shqipëri zgjedh narkomania, zgjedhin ata, dominojnë votimet në Shqipëri. Sot në Shqipëri ka duan banditët, kë duan gangsterët, ai fiton dhe e merr shumicën. Me thoni ju si ka mundësi, njerëz anonime, njerëz apolitikë janë më të votuarit në Shqipëri. Prandaj kjo është arsyeja që  deputetë e PD janë dsot këtu. Por kjo është simbolika e kësja. Një pjesë e kolegëve janë në takime. Unë me disa deputete të tjerë vijojmë me vonë me takimet, edhe nesër. Partia Demokratike duhet me urgjencë të lidhi dhe të bëjë çmos për marrdheniet me europarlamentarët, me anëtarët e CDU, me anëtarët e partive të djathta. Dhe PD në Evropë duhet të perceptohet si parti e Qëndres së Djathtë. Pra PD duhet të krijojë aleancën e të djathtës. Pse është domosdoshme, sepse kryetari i opozitës është në burg dhe një p[jesh e këtyre duhet ta dinë, nëpërmjet takimeve, nëpërmjet kolegëve që janë këtu. Kryetari i opozitës, nënkryetari i grupit të PD, Salianji është në burg. Më thoni, dhe këtë ua thashë kolegëve dhe do t’ua them kolegëve evropiane. Cila opozitë në Evropën lindore do të ishte e qetë nëse kryetari i saj, deputeti i saj, nënkryetari i grupit do të burgosej pa asnjë evidencë. Dhe do burgosej se politika është simbolikë, pra është Sigurimi i Shtetit. Atëherë është momenti që këtyre kolegeve të nderuar ku duam të bëjmë pjesë  dhe nesër për të qene ne ato godina. Ne duhet tu themi se për të qene atje duhet të jemi si ata, duhet të konsumojmë demokracinë si ata dhe nuk duhet të konsumojmë veprimet staliniste ku bazoheshin vetëm te frika. Sot Shqipëria ka vetëm frikë. Në parlemntin e Shqipërisë tu të përjashtojnë për dy muaj. Mund të të përjashtojnë edhe për një vit. Ti në Parlament kë shkuar të përfaqësosh votuesit e tu, popullin tënd dhe ti do të përplasesh në parlament me njerëz që kanë bërë stërvitje për të të frenuar ty. Ti ke një ministër të brendshëm në Shqipëri, anonim, askush, i cili citon si Aranit Çela, shikoni këto janë shfaqje të huaja. Demokracia ka nevojë për drejtësi dhe drejtësia fitohet nëpërmes revoltës. Është e domosdoshme kjo protestë këtu. Ka qenë e vonuar. sn

‘Lironi Berishën’- Fushatë sensibilizuese me eurodeputetët, 30 deputetë të PD përpara Parlamentit Europian

Me bluzat ‘Lironi Berishën’ dhe flamurin e Shqipërisë, rreth 30 deputetë të PD kanë nisur një fushatë sensibilizuese përpara Parlamentit Europian.

Ndërsa një pjesë e deputetëve të PD-së vijojnë takimet zyrtare në Parlamentin Europian, një grup prej rreth 30 deputetësh të Partisë Demokratike kanë nisur fushatën sensibilizuese me eurodeputetë në hyrjen e Parlamentit Europian.

Deputetët Edi Paloka, Zheni Gjergji, Lefter Gështenja, Ramadan Likaj, Flamur Hoxha, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Kreshnik Çollaku, Asllan Dogjani, Isuf Çela, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Tritan Shehu, Sorina Koti, Kastriot Piroli, Tomor Alizoti, Dhurata Çupi, Qani Xhafa, Xhelal Mziu, Dashnor Sula, Saimir Korreshi, Ilda Dhori, Ludovik Hasanaj, Kasem Mahmutaj, dhe Petrit Doda, kanë njohur kolegët e tyre europianë me faktet e arrestimit politik të Kryetarit të PD dhe Liderit të Opozitës Sali Berisha, duke kërkuar monitorimin nga afër të situatës dhe lirimin e tij të menjëhershëm.

Me arrestimin e Sali Berishës, liderit të opozitës, deputetët demokratë shpjegojnë se synohet të cenohet barazia e palëve në zgjedhje. ‘Jemi në një vit zgjedhor, dhe drejtësia po përdoret për të goditur të gjithë drejtuesit e opozitës, që Edi Rama të konkurojë me vetveten dhe të mbajë pushtet me dhunë’ – shprehen deputetët demokrat.

Image

Duke e konsideruar një hakmarrje politike luftën që Edi Rama i ka shpallur Partisë Demokratike, përmes burgosjeve politike, deputetët demokratë në një akt të pa ndodhur më parë, kanë zgjedhur këtë formë origjinale dhe të veçantë, për të tërhequr vëmendjen e eurodeputetëve, për situatën e rëndë ku ndodhet vendi.

Shqipëria është vend kandidat për antarësim në Bashkimin Europian, por demokratët akuzojnë Kryeministrin Edi Rama se ka ekzekutuar shtetin ligjor, ka asgjesuar balancën mes pushteteve, dhe ka eleminuar zgjedhjet e lira.

Për deputetët e PD, duke u bazuar edhe në të dhënat e bëra publike nga hetimet penale të përgjimeve SKY/ECC në rastin e ish deputetit socialist Jurgys Çyrbja, Shqipëria është i vetmi vend në Europë që qeveriset me prova të pakontestueshme nga krimi i organizuar, deri në pikën që organizatat kriminale diktojnë edhe vendet e kandidatëve për deputet në listën e PS. sn

Ndodh për herë të parë- Deputetët e PD sot protestë para Parlamentit Europian, ç’do të ndodhë në Strasburg

VALENTINA MADANI/ Për herë të parë një forcë politike shqiptare do të protestojë para Parlamentit Europian në Strasburg.

 

Opozita do e zhvillojë protestën ditën e sotme në dyert e Parlamentit Europian ku mësohet se do jenë rreth 40 deputetët që do t’i bashkohen. Deputetët do të ndahen në dy grupe, njëri prej të cilëve mendohet se do hyjë brenda seancës parlamentare evropiane, ndërsa tjetri do të protestojë jashtë ambienteve të Parlamentit Evropian.

Grupi, i cili mendohet se do të hyjë brenda Parlamentit Evropian, do të kërkojë sensibilizim si dhe informim mbi situatën politike në të cilën ndodhet Shqipëria.

Kjo lëvizje e Partisë Demokratike vjen pas skenarëve të kaosit në Kuvend dhe protestës së dhunshme të 7 tetorit, aksione që u ndërmorën nga PD fill pas dënimit të Ervin Salianjit me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen ‘Babale’.

Deputetët e opozitës do të ngrenë në diskutim çështjen e Sali Berishës, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ashtu sikurse dhe arrestimin e ish-deputetit tashmë, Ervin Salianjit, të cilat demokratët i kanë cilësuar si “të kapur nga politika”. Deputetët opozitarë kërkojnë sensibilizim për kauzat e tyre, përjashtimet nga Kuvendi pas skenarëve të kaosit, kërkesa për qeveri teknike, apo edhe dënimi i Salianjit dhe masa e sigurisë dhënë për Sali Berishën, të cilat i konsiderojnë të padrejta. Deputetët që do jenë në protestë janë: Gazment Bardhi, Edmond Spaho, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Ramadan Likaj, Flamur Hoxha, Flamur Noka, Edi Paloka, Agron Gjekmarkaj, Jorida Tabaku, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi, Asllan Dogjani, Isuf Çela, Dhurata Çupi, Elda Hoti, Qani Xhafa, Lindita Metaliaj, Xhelal Mziu, Kasem Mahmutaj, Kastriot Piroli, Ilda Dhori, Bledion Nallbati, ` Saimir Korreshi, Petrit Doda, ` Zheni Gjergji etj. Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, njoftoi se Grupi i PD-së nisi dje vizitën zyrtare në Parlamentin Europian.

Deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, u takuan sot me eurodeputetët Sandro Gozi dhe Oihane Agirregoitia Martínez, përfaqësues të grupit parlamentar “Renew Europe”.

Lajmi është bërë i ditur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku ndër të tjerat shkruan se “është e paimagjinueshme për çdo mik europian të Shqipërisë, që të perceptojnë se vendi ynë, edhe pse vend kandidat për në BE, ka ekzekutuar shtetin ligjor, ka asgjësuar balancën mes pushteteve, dhe ka eliminuar zgjedhjet e lira.” Nisëm sot takimet në Parlamentin Europian me z. Sandro Gozi, eurodeputet dhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Europiane, dhe znj. Oihane Agirregoitia Martínez, përfaqësues të grupit parlamentar “Renew Europe”.

Informimi i plotë mbi situatën në Shqipëri ishte në fokus të bisedës, me dy mbështetës të të ardhmes europiane të Shqipërisë. Është e paimagjinueshme për çdo mik europian të Shqipërisë, që të perceptojnë se vendi ynë, edhe pse vend kandidat për në BE, ka ekzekutuar shtetin ligjor, ka asgjësuar balancën mes pushteteve, dhe ka eliminuar zgjedhjet e lira.

Shqipëria është i vetmi vend në Europë që ndërkohë që qeveriset me prova të pakontestueshme nga krimi i organizuar, deri në pikën që organizatat kriminale diktojnë edhe vendet e kandidatëve për deputet në listën e PS, pushteti i kriminalizuar i Edi Ramës synon asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike të lidershipit të opozitës, duke na rikthyer 34 e më shumë vjet pas dhe duke vënë në pikëpyetje serioze demokracinë”, – shprehet Bardhi. Nga ana e tij lideri demokrat Sali Berisha bëri të qartë se me Ramën do të ketë vetëm betejë.

“Betejë, betejë dhe vetëm betejë. Diktaturës nuk i ulet koka. Meqë jam në këtë moment kam një thirrje për të gjithë intelektualët, kjo thirrje shkon për ata për një arsye, sepse pa diskutim ata janë dija e kombit. Por nuk duhet të harrojmë kurrë që konformizmi i tyre me të keqen me regjimin është armiku i tyre me i madh. Sot çdo qytetar në këtë beteje ka vetëm një armë dhe kjo armë është guximi i tij. Sot janë aktuale fjalët e Papa Gjon Palit 2 “ Mos ki frikë” me të cilët frymëzoi miliona luftëtar antikomunist të ngrihen kundër diktaturave. Aktet e djeshme Rama i ka më qëllim të dyfishtë, i pari për të shfryrë dufin me Ilir Metën dhe së dyti për të mbjellë frikë në të gjithë vendin, por kujtoj fjalët e Papa Gjon Palit- Mos keni frikë- dhe kjo është absolutisht rruga për t’u çliruar nga ky regjim bandit, jam i bindur që kjo diktaturë nuk ka të ardhme”, – tha Berisha./Gazeta Panorama

UGSHPD: PENSIONET GURI I FUNDIT PËR MANDATIN IV DHE JO PËR EVROPËN 2030

 

Në faqen zyrtare të kryeministrisë gjendet i plotë dhe ende i pa sfiduar nga mediat dhe analistët fjalimi i plotë i Ramës “diskutimi publik me pensionistët” me qëllim informimin që do të vijojë në të gjitha qytetet e vendit. Ai cilësohet si angazhim i qeverisë për çështjen e pensioneve, për të adresuar një zgjidhje të shpejtë dhe të qëndrueshme, në këtë aspekt, por në media është servirur si plan ekonomik para zgjedhor dhe propaganda e mirëfilltë për rreth 850 mijë persona që do t’i drejtohen kutive të votimit në vitin 2025. Indeksimi i pensioneve me 4.1%, është rritja me një kokërr vezë ose me një filxhan kafeje që shpesh pensionistët e shprehin me indinjatë dhe e shohin si një mungesë dinjiteti për atë që bën qeveria.

Historia e vezës për t’u bërë pulë nga njohuritë ekonomike të stafit të Ramës është të kuptuarit se vetëm për përfitim politik Rilindja Socialiste çuditërisht i bën lëmoshat në fund të vitit ku muajt paraprirës nuk reflektohen me shumën e përfitimit. Përkundrazi në raportet e asambleve mburrja politike për pensionet shprehet si rritje gjithë vjetore.

Filxhani i kafesë është dhe më i trishtë dhe kjo vjen nga një ngjarje e vërtetë kur disa zonja që kanë punuar në arsim provuan rritjen me indeksin 4.1 me pensionin mujor paraardhës, ditë e cila në Tiranë u pushtua nga një mot me reshje prej tre orësh. Të detyruara për t’u mbrojtur nga shiu në strehën e një kafeneje ato ishin të detyruara ta shpenzonin bonusin aty për aty, pa menduar për ndonjë taksi apo autobus linje pasi gjithçka është një shpenzim që shtrëngon ushqimet, ilaçet, faturat e energjisë dhe ujit me racion e kursim përmbi taksat e tjera që rëndojnë moshën e tretë që më së shumti janë prindër të vetëm me fëmijët të larguar në emigracion.

Këtë panoramë Rama, elita e Rilindjes Socialiste dhe qeveria nuk e harrojnë, por e përdorin pikërisht për zgjedhjet. Nuk do të ndalemi këtu në shifrat e lodhshme krahasuese të kryeministrit përpara një grupi pensionistësh që nuk harroi dhe t’i bënte humor të hidhur duke i kujtuar kohën e pasigurisë që ndërtuan skemat piramidale në vitet ’90, ku si moral opozita e tanishme është arkitektja dhe përgjegjësja e gropës. 

Rama sot ka zbuluar gropën 1 miliardë (nga taksat dhe sigurimet shëndetsore), vetë ka 11 vite që drejton me korrupsion ekonominë dhe e kërkon votën kur pohon se kërkon kohë dhe durim nga pensionistët me një kufi të shtyrë edhe për 6 vite të tjerë nga kjo situatë e sotme. Ja se si shprehet pas gjithë asaj propagande premtimi elektoral:Unë e kam thënë gjithmonë, pensionet janë ai guri i fundit i këtij muri për Shqipërinë 2030, por ama e kam thënë kohë më parë: do të na duhet kohë. Do na duhet kohë!”

Tragjike me këtë moshë që ka me dhjetra vite pune mbi supe në qytet dhe fshat.

E mjerueshme!

Pensioni guri i fundit i këtij muri për Shqipërinë 2030?!

Pse nuk e thua realisht kryeministër, pas 6 vitesh një gur varri, sepse të përcillesh me dinjitet nga kjo jetë të duhen para të kursyera për funeralin. Para të cilat nuk i kursen dot asnjë pensionist shqiptar sepse nuk i del të ushqehet dhe të kujdeset për shëndetin.

Media dhe ATSH dhanë programin elektoral dhe premtimet e Ramës për rreth 850 mijë pensionistë. Asnjë nuk merr kurajën ta sfidojë për të vërtetat.

21 Tetor, 2024

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’: 2100 tonë mbetje industriale, pritet të kthehen në Shqipëri

Organizata joqeveritare amerikane ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ tha të hënën se rreth 2 100 tonelata mbetjesh industriale, që dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme helmuese, të paketuara në 102 kontejnerë, pritet të kthehen në vendin e tyre të origjinës në Shqipëri më 27 tetor nëpërmjet portit italian të Gioia Tauro, pasi kanë lundruar deri në Singapor në rrugën e tyre drejt Tajlandës.

 

Rrjeti thekson se kthimi i planifikuar mund të shënojë fundin e muajve të intrigave dramatike pasi grupi që mori një informacion nga një sinjalizues, paralajmëroi Shqipërinë, disa vende tranziti dhe Tajlandën për dërgesën masive të asaj që besohet se është lëndë helmuese nga hiri i oxhaqeve metalurgjike.

Pas paralajmërimit, thuhet në njoftim, qeveria e Tajlandës refuzoi importin dhe “Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ më pas mori garanci nga linjat e transportit, përfshirë kompaninë daneze Maersk dhe Kompaninë Mesdhetare të Transportit (MSC) se do të siguronin kthimin e sigurt të kontejnerëve në portin e Durrësit në Shqipëri.

Për të pasur transparencë Rrjeti i Aksionit të Bazelit’, kërkon hapjen e kontejnerëve ne Durrës.

Aktualisht, të gjithë kontejnerët janë në portin e vogël Asyaport në Turqi, në pritje të mbërritjes së anijes turke të kontejnerëve Burak Bayraktar, e cila pritet të transportojë të 102 kontejnerët në fjalë nëpërmjet portit Gioia Tauro në Itali për në Durrës.

Kontejnerët u transportuan në muajin korrik nga Shqipëria në Trieste të Italisë, ku u ngarkuan në dy anije me qira të kompanisë Maersk. Ndërsa dy anijet lundronin drejt Azisë Juglindore, grupi Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ dhe partnerët e tij dhanë alarmin dhe punuan pa pushim për t’i ndalur anijet nga vendet tranzit dhe të refuzoheshin nga Tajlanda.bw

Opozita zhvendoset sot në Strasburg, protestë para Parlamentit Europian

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike pritet të protestojë sot në Strasburg për disa çështje që lidhen me qeverinë e cila akuzohet për shkelje ligjore.

Shumica e deputetët do të udhëtojnë sot drejt Strasburgut për të protestuar para Parlamentit Europian, në të njëjtën ditë kur PE mblidhet në seancë plenare.

Në skenarin e zbardhur nga gazetari Osman Stafa thuhet se deputetët e PD-së pritet të ndahen në dy grupe. Njëri grup prej 5 apo 6 deputetësh do të hyjnë brenda PE për të zhvilluar takime njoftuese ndaj eurodeputetëve për t’i njoftuar ata sa i takon situatës në Shqipëri dhe shkeljeve ligjore, kushtetuese që ka bërë qeveria e kryeministrit Edi Rama.

Burgosja e Salianjit, mosvotimi i PS për vendimin e GJK, lidhjet e qeverisë me krimin, korrupsioni janë disa nga çështjet e diskutimit në fokus të takimeve.

Po kështu, përveç këtij grupi, pjesa tjetër e deputetëve të shpalosin pankarta para Parlamentit Europian dhe të protestojnë për një kohë të caktuar për të tërhequr vëmendjen e europianëve për situatën në Shqipëri që ata e cilësojnë ngjizjen e një regjimi diktatorial. bw

Drama e dyfishtë- Shqipëria ka pak njerëz të shkolluar dhe emigrim të lartë të trurit. Ja çfarë sugjeron Banka Botërore

Një krahasim i Bankës Botërore për vendet e Rajonit ECA (përfshin 19 vende në zhvillim që nga Azia Qendrore, Europa Qendrore dhe Kaukazi në Ballkan, ku përfshihet edhe Shqipëria) tregoi se vendet që kanë një përqindje të vogël të popullsisë me arsim të lartë kanë edhe emigrimin të lartë të trurit.

Sipas grafikut të mëposhtëm Shqipëria ka rreth 13% të popullsisë me arsim të lartë në një kohë që 45 për qind e tyre kanë emigruar.
Ndërsa më shumë se një e treta e personave me arsim të lartë emigrojnë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kazakistani dhe Moldavia dhe më shumë se një e katërta në Armeni, Bullgari, Kroaci, Republikën e Kirgistanit, dhe Maqedonia e Veriut emigrojnë.

Grafiku
Grafiku

Vendet me më pak të diplomuar në arsimin e lartë kanë normat më të larta të emigrimit mes tyre. Një pjesë gjithashtu e madhe e të diplomuarve me arsim të mesëm emigrojnë për të ndjekur studimet e larta jashtë vendit.

Nga 151,274 individë të moshës 20-24 vjeç që migruan në Bashkimi Europian nga vendet e ECA në 2022, rreth 25,967 (17.2 për qind) e bënë këtë për tu arsimuar.

Banka Botërore thekson se disa ka faktorë që mbështesin emigrimin e punëtorëve me kualifikim të lartë. Faktorët “tërheqës” përfshijnë afërsinë e vendeve me Bashkimin Europian, ku kërkesa për fuqi punëtore të kualifikuar është e fortë.

Ndërsa faktorët “shtytës” përfshijnë mundësi të kufizuara pune për disa profesione të specializuara në vendet e origjinës. Banka Botërore sugjeron se vendet e origjinës duhet të përpiqen të zvogëlojnë fuqinë e faktorëve shtytës.

Psh rritja e konkurrencës së pagave dhe produktivitetit në profesionet e rrezikuara me aftësi të larta mund ndihmojnë në dobësimin e stimujve për të emigruar.
Vendet e vogla si Shqipëria mund të përqendrohen në zhvillimin e sektorëve të veçantë, si kujdesi personal dhe ai shëndetësor dhe shërbime për turistët, të cilat mund të ndikojnë në frenimin e të arsimuarve.

Bota e zhvilluar tani ka plot shembuj se si duhet të zhvillohet sistemi i edukimit me ekonominë. Psh Sistemet arsimore në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e zhvilluara europiane kanë adoptuar qasje të ndryshme për integrimin kërkimin, edukimin dhe identifikimin e talenteve.

Historikisht, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë investuar në qendrat kërkimore brenda në universitet, të cilat kanë zhvilluar mekanizma të fuqishëm për identifikimin dhe edukimin e talenteve, shpesh përmes proceseve konkurruese të pranimeve dhe programe të specializuara duke ofruar edhe bursa.

Universitetet në këto vende kanë lidhje të forta me industrinë, të cilat ofrojnë mundësi identifikimi dhe zhvillimi të talenteve përmes praktikave, programeve të edukimit bashkëpunues dhe kërkimit të sponsorizuar nga industria të projekteve.

Sistemi gjerman zhvilloi një strukturë të dyfishtë në të cilën universitetet fokusohen në mësimdhënie dhe kërkimin në zhvillimet industriale. Ky model nga disa vende evropiane dhe në ato postkomuniste identifikoi talentin përmes performancës në sisteme rigoroze të arsimit të mesëm duke identifikuar në një fazë të hershme talentet./Monitor/

UGSHPD: MARATONA E PUSHTETIT- KOKA NË VENDIN E GABUAR

 

Përse dy globalistët apo dy kryetarët kryesorë të Rilindjes Socialiste njëri për të gjithë Partinë si dhe tjetri për Qarkun e Tiranës e kanë kokën në vend të keq sa herë që na shesin propagandë?

Tirana dhe Shqipëria janë si mos më keq prej gërryerjes nga korrupsioni dhe renditen ndër të fundit në listën e detyrimeve për t’u afruar me BE sepse standardi i jetës së shtetasve në 11 vite qeverisje e lustrojnë, por edhe e shantazhojnë me mënyrat e tyre për të vazhduar qëndrimin në pushtet.
Për Velinë dhe Ramën si dhe anasjelltas pushteti të bën të kuptosh se bota sillet vetëm rreth tyre.
Ky qëllim i tyre është arritur veç me largimin e vëmendjes nga përgjegjësitë dhe skandalet dhe ngritja e imazheve që ata të dy vazhdimisht mbështesin e krijojnë këtë atëherë kur duhet. 
Kur puna vjen për t’u përballur me përgjegjësitë jo rastësisht Veliaj dhe Rama fshihen apo humbasin me ditë të tëra. Ata rastësojnë sa gjendjet shëndetësore e deri në kthimin e vizitave jashtë shtetit ku izolimet e ngushta nga takimet e detyruara zyrtare i kthejnë prej patronazhimit në “tubime” të sforcuara me simpatizantë. Shpesh selfi-et me ish ambasadorë ushqejnë lajmet e ATSH-s zyrtare dhe kur rikthehen në Shqipëri nuk arrijnë të bëjnë dot më lajme pasi skandalet shpërthejnë, situatat institucionale që nga Kuvendi dhe Gjykatat plasin me problematika kërcënuese për kushtetutën, sovranitetin dhe sigurinë kombëtare. Java që u mbyll si p.sh garda dhe policia në parlament ishin shkelje flagrante dhe askush nuk ka dhënë përgjigje. Fundjava rifilloi me turistët dhe gjithë agjendën çoroditëse të imazhit e cila kulmoi me një maratonë vrapimesh ku Kreu i Bashkisë Tiranë nuk mungon së investuari para dhe propagandë sepse vendi po shkon drejt zgjedhjeve. Pra mbi të gjitha krizat që kulmojnë dhe therin dhimbshëm kushtet e jetës qytetare shpenzimet për spektakle dhe veprimtari mbulojnë me një ditë 364 ditët e tjera të vitit  dhe ku plot probleme dhe shqetësime për shtetasit shqiptar si ato më baziket, cilësia e ajrit nga ndotjet, furnizimi me ujë, pastrimi i plehrave, infrastruktura e rënduar nga trafiku dhe përmbytjet mbeten problemet kyçe që nuk janë zgjidhur.
Nëse Rama e nisi turrin e vet me fjalimin për çeljen e negociatave në BE, qendra e pritjes së emigrantëve në Shëngjin, kaloi provën e parë të pasaktësive me statuset e 12 azilkërkuesve nga vende me origjinë jo të sigurta, ku gjykatat italiane, parlamenti, opozita dhe qeveria Meloni ndodhen në një furtunë të përballimit të krizave të emigrantëve si dhe shpenzimet e rreth 1 miliardë eurove për një projekt që ndërtohet nën urdhërat e një autokrati si Edvin Rama, kryeministër i që i përdor; mazhorancën politike dhe Gjykatën Kushtetuese pa përfillur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe sovranitetin territorial të vendit.
E përmendim këtë fakt pasi fundjava shqiptare ishte e qetë dhe në zhurmën mediatike një maratonë me pjesëmarrës nga 50 vende të ndryshme të botë, 5000 të tillë ishin dhe krenaria e pikut turistik, numra dhe infrastrukturë për të cilën qeveria vendore dhe qendrore shqetësohet dhe argëtohet njëkohësisht. 
Ndërsa 12 emigrantët e Shëngjinit aty ku media dhe politika evropiane si dhe organizatat ndërkombëtare mbanin shikimin, nuk përbënin lajm për ATSH-në. Qendra e pritjes së azilkërkuesve është një problem i Italisë, Shqipëria u afrua me Ramën dhe “lau borxhin”. 
Por nga ana tjetër Rama dhe Veliaj ndjehen në Evropë pavarësisht se media italiane ishte i ngarkuar me analizat dhe çdo gazetë e Tv i kushtuan krye lajm prapësimit të 12 azilkërkuesve nga Egjipti dhe Bangladeshi (8 dhe 4 meshkuj), që lundruan drejt Shëngjinit dhe u rikthyen në Bari, pasi vendet e tyre të origjinës nuk konsiderohen të sigurta. Në se për ATSH-në kjo problematikë ishte një pritje e gjatë për t’u dhënë ose jo në lajmet zyrtare/qëndrimin zyrtar të qeverisë kjo nuk ndodhi pasi përkon së pari ajo me narrativën e suksesit të qeverisë dhe së dyti teza e preferuar e Ramës se nuk komenton veprimet e gjykatave ishte pikërisht lajmi i hidhur që ai mori mbi paktin për emigrantët i hartuar në heshtje mes Italisë dhe Shqipërisë në 6 Nëntor, 2023 në Romë. kështu që zhurma e një maratone sportive që ka ngjyra ndërkombëtare dhe gjithëpërfshirje jep më shumë rezultat për t’u larguar nga temat e nxehta të ditës. Madje ky problem thuajse u harrua pasi e Hëna shqiptare nisi një javë shtrëngate me arrestimet e strukturës së posaçme për një ish deputet të Partisë Socialiste  mbrëmjen e së Dielës për Jurgis Çyrbja (i cili dorëzoi disa ditë më parë mandatin), u arrestua  për “korrupsion aktiv në zgjedhje, përkrahje të autorit të krimit dhe tregtim i sekretit shtetëror”. Dhe në mesditë ish presidenti Ilir Meta merret nën arrest pas një ndërhyrje  me ushtrim të ekzagjeruar force nga punonjës të maskuar policie, një aksion shembullor për zhurmë mediatike në opinionin e gjerë publik dhe të politikës për të tërhequr ndoshta vëmendjen për ditë me rradhë. Ndërsa zërat e ndërhyrjes së politikës mbi drejtësinë shtohen dhe veçanërisht ato për kryeministrin Rama që në dukje preferon të heshtë dhe të merret ndërkohë me strukturën partiake drejt zgjedhjeve të vitit 2025 një indice e kësaj furtune duket se u dha kur ai ndodhej në Luksemburg dhe deklaroi gjatë një interviste se: … Shqipëria duhet të ngjitet në 2030-ën në të gjitha aspektet dhe këtu nuk është fjala për ta marrë Shqipërinë për ta sjellë këtu. Këtu është fjala për ta ndërtuar Evropën atje dhe për ta kthyer Shqipërinë në një vend që funksionon si një anëtar i BE me liri individuale, me rendin ligjor, me demokraci funksionale”. Dhe më tej me atë opozitë që ai është i detyruar të shkojë në zgjedhje qëndrimi i tij asgjësues është i qartë. Ndërkohë kujtojmë se 27 deputetë të opozitës janë dënuar për mospjesëmarrje në seancat plenare, Kryetari PD Berisha në arrest shtëpie dhe Ervin Salianji po kryen dënimin me 1 vit burg. Dhe Rama, ky mbrojtës i ligjit që thotë se drejtësia “i bie majtas dhe djathtas”, po spastron rrugën nga infeksioni i korrupsionit Rilindjen Socialiste dhe kundërshtarët bashkë në mënyrë që të mbetet i paprekshëm dhe i paanshëm kur shprehet: “Për sa i përket opozitës, unë nuk kam çfarë të them. Ne nuk mund as ta ndalojmë, as ta ndryshojmë, as ta ngadalësojmë dhe as të ndërhyjmë në procesin pa kthim të vendosjes së drejtësisë përmes një sistemi drejtësie të pavarur dhe natyrisht, heqja e duarve të politikës nga drejtësia ka krijuar dhembje, ka krijuar situata me të cilat ne nuk jemi mësuar dhe drejtësia ka goditur majtas dhe djathtas. Më shumë majtas sesa djathtas, nëse e marrim në aspektin kuantitativ, por kjo është ajo që kemi kërkuar, kjo është ajo për të cilën kemi luftuar edhe kush nuk do të pranojë vendimet e drejtësisë, është i destinuar t’i bjerë murit me kokë dhe në fund është koka dhe jo muri që do bëjë prapa”.
Kështu Shëngjini dhe Gjadri, probleme të emigracionit dhe të Evropës u harruan. Jo thjeshtë se u tërhoq vëmendja nga ngjarjet e brendshme shqiptare, por se Rama nuk ka çfarë zgjidhjesh më të ofrojë as për Shqipërinë dhe as për Evropën pa konsoliduar pushtetin e tij, një pozicion që edhe Shqipërinë do ta stabilizojë nga përmasat që po merr fryma autoritare e qeverisjes dhe përmasat e korrupsionit.
Ajo që ende pritet të sqarohet është se kryeministria Giorgia Meloni është e vendosur që ta kapërcejë situatën duke hartuar një listë të vendeve të sigurta që është më e fortë në aspektin ligjor dhe që nuk mund të sfidohej nga gjykata e BE-së.
Aktualisht sipas ANSA-s që i referohej burimeve nga një zëdhënësi pranë BE shpjegoi se: “nuk ka një listë evropiane të vendeve të treta të sigurta, vendet anëtare kanë lista kombëtare, por pritet që ne të punojmë për të”, marrëveshja Romë-Tiranë, mes dy vendeve zbatohet në plan kombëtar dypalësh, por edhe standardet që lidhen me mbrojtjen ndërkombëtare sigurohen nga ligji i BE-së. Theksi dhe  qëllimi është se të gjitha këto masa duhet të jenë plotësisht në përputhje me ligjet e BE dhe jo që ta dobësojnë atë, një provë e madhe dyshimi dhe vlerësimi për nivelin e demokracisë në Shqipëri dhe ecurinë e mëtejshme të saj.
Një Tiranë që zhurmon me parullën Kryeqyteti Kozmopolitan prej Veliajt dhe një Shqipëri me Evropën 2030 prej Ramës duke përqafuar që të dy çdo agjendë globale që përkthehet në përfitim dhe pushtet, bëjnë sot të kuptojmë se nuk flitet më për zgjedhje, opozitë apo diasporë 2025, por për pushtet të elitës së Rilindjes Socialiste deri në 2030-ës dhe ky sinjal po nuk u kap sot prej publikut, nesër do të jetë shumë vonë.
 

21 Tetor, 2024

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Austin: Do t’i ofrojmë Ukrainës gjithçka i nevojitet në luftën përballë Rusisë

VOA, REUTERS

Shtetet e Bashkuara “do t’i mundësojnë Ukrainës gjithçka që i nevojitet” për të vazhduar luftën e saj 32-mujore me Rusinë, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin gjatë një vizite në Kiev të hënën.

Por ai nuk dha asnjë sinjal se Shtetet e Bashkuara do të pranonin kërkesën e Ukrainës për t’u anëtarësuar menjëherë në NATO ose për të lejuar që forcat e Kievit të nisin sulme me raketa më në thellësi në Rusi.

Sekretari Austin tha se Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës atë që i duhet “për të luftuar për mbijetesën dhe sigurinë e saj”, duke theksuar se është tejet e rëndësishme që aleatët perëndimorë të ndalin agresionin e Rusisë.

Ai vuri në dukje se Shtetetet e Bashkuara i kanë dhënë më shumë se 58 miliardë dollarë ndihmë sigurie Ukrainës që nga sulmi në shkallë të gjerë i Rusisë në shkurt 2022 dhe se aleatët perëndimorë kanë kontribuar me 51 miliardë dollarë të tjerë në armatime.

Por ai nuk e përmendi “planin e fitores” të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, në të cillin bëhet thirrje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO ose që Kievi të lejohet të përdorë raketa me rreze më të gjatë veprimi të furnizuara nga Perëndimi për të goditur objektivat ushtarake në thellësi të territorit rus.

Shtetet e Bashkuara druhen se goditja e objektivave më në thellësi në Rusi do të rriste rrezikun e një konflikti të drejtpërdrejtë SHBA-Rusi.

Sekretari se Austin tha se nuk ka ndonjë armë magjike apo një sistem të vetëm, që do t’i jepte fund menjëherë sulmit të (presidentit rus Vladimir) Putin”.

Por ai shtoi: “Mos u gaboni. Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë luftë me Rusinë”.

“Ajo që ka rëndësi është mënyra se si lufton Ukraina”, i tha Sekretari Austin personelit diplomatik dhe ushtarak. “Ajo që ka rëndësi janë rezultatet e aftësive tuaja ushtarake. Dhe ajo që ka rëndësi është të përqëndroheni tek ato mënyra që japin rezultat”.

SHBA, ndihmë e re ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin njoftoi për një ndihmë të re në armatime me vlerë prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën, gjatë vizitës në Kiev, në shenjë solidariteti vetëm dy javë përpara zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së që po ngjallin pasiguri mbi të ardhmen e mbështetjes perëndimore.

Udhëtimi i Sekretarit Austin, vizita e tij e katërt dhe ndoshta e fundit si shef i Pentagonit gjatë administratës së Presidentit Joe Biden, u përqendrua në përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar Kievin të forcojë mbrojtjen e tij, ndërsa forcat ruse po fitojnë terren ngadalë, por në mënyrë të qëndrueshme në Ukrainën lindore.


Send this to a friend