Në parathënien e një libri tim kam shkruar për një element të biografisë sime krijuese në kohën e demokracisë, krijimtari e cila është përballur me mërinë dhe hakmarrjen e forcave dhe qendrave antishqiptare. Po citoj:
“Kanë qenë vite të periudhës së demokracisë, por shpesh herë po aq mosmirkuptues ndaj të së drejtës së diplomatit për të shprehur lirisht individualitetin, kontributin dhe mendimin, sa në kohrat e censurave.
Patën fatin krijues, që të mbajnë mbi supet presione të drejtpërdrejta nga drejtues të lartë të institucioneve shtetërore në të dy llojet e qeverive, për t’u larguar nga qarkullimi publik dhe diplomatik. Madje, sipas një ish ministri të jashtëm të Shqipërisë, në një takim zyrtar në Beograd në vitin 2003 i është kërkuar palës shqiptare që të ndalohet Diplomaticus, (pseudonimi i përdorur nga unë në media për shkak të detyrës), të shkruajë. Veprimtarisë sime krijuese dhe diplomatike i janë kundërvënë me përpjekje antiligjore disa titullarë të institucionit kryesor diplomatik, MPJ, për të ndërprerë karrierën time diplomatike pas mandateve si ambasador i Shqipërisë. Kjo ka ndodhur edhe në vitin 1997 nga përfaqësues të lobit grek në qeverinë e Shqipërisë, edhe në vitin 2007 nga përfaqësues të lobit serb në qeverinë e Shqipërisë”.
Historia shqiptare përsëritet në vitin 2018 nga lobi antishqiptar bizantino-sllavo-kominternist, që ka mbetur i fuqishëm në institucionet më të rëndësishme të shtetit shqiptar gjatë gjithë periudhës postkomuniste.
Komentet