VOAL – BOGOTA’, 12 GUSHT – Hiri i Gabriel Garcia Marquezit do të pushojë në Kolumbi, në Cartagena de las Indias, shkruan voal.ch. Lajmin e ka bërë të ditur familja e shkrimtarit fitues të çmimit Nobel, vdekur para një viti në Meksiko, kryeqytetin e Meksikës, njofton ANSA.
Vendimin e ka marrë “gruaja e tij Mercedes Barcha dhe djemtë, Rodrigo e Gonzalo”, ka saktësuar me “emocione të thella” Juan Gossain, guvernator i shtetit të Bolivarit, kryqyteti të cilit është Kartagjena, veç të tjerash seli e ‘Fondacioni Garcia Marquez për një gazetari të re iberikoamerikane’.
Komentet