-…Që nuk e luejti as osmanlia, as topi i allamanit…, as komunizmi, nuk e ndryshoi dot !-
…!
Gështenjat…,
E Grisë.
Shtylla…,
E Grisë.
Kisha…,
E Grisë.
Blini…,
I Grisë.
Burrat…,
E Grisë…
Teq-ja…,
E Grisë.
Shkalla…,
E Grisë.
Gurra…,
E Grisë.
Ura…,
E Grisë!
Pushimi …,
I Grisë.
Rranxat…,
E Grisë.
Çikat…,
E Grisë.
Mullinjtë …,
E Grisë.
(…!
Gabeltë…,
E Grisë). 1)
Fjalët …,
E Grisë.
…!
Të gjitha…,
Të Grisë.
…!
Edhe Unë…,
Vetëm i Saj’:
-Kërkund veten,
S’mund ta ndaj!
./.
1.Në fshatin Gri, thuajse gjithëherë, ka jetue nga një kovaç-qeraxhi. Kështu që, fshatrat e tjera, na përqeshin , me shaka:- “gabeltë e Grisë”. Këndohet edhe në këngë kapuçash: “Kah po vijnë këta kallajxhi,/ …Janë gabel , që rrijnë në Gri…!”.
Komentet