LONDON – Të shfletosh shtresat e ironisë dhe hipokrizisë që rrethojnë krizën e refugjatëve evropiane është si të zhveshësh një qepë me duar. Në një stacion treni në Moravinë jugore, policia çeke nxori 200 refugjatë jashtë nga një tren dhe shënoi numra në krahët e tyre. Në kufirin e saj lindor, Hungaria po ndërton një gardh me tela me gjemba për të mbajtur jashtë refugjatët, pikë për pikë si telat me gjemba të “perdes së hekurt”, që dikur shënoi kufirin e saj perëndimor. Zgjidh çfarë pamjeje të duash – anijet plot hebrej duke u dërguar mbrapsht në Evropën naziste, refugjatët fshehurazi duke negociuar me kontrabandistët në një bar në Kazablanka – dhe kjo tani ka përsërtijen e saj moderne.
Siç ndodh shpesh e më shpesh, lotë krokodili nuk kanë të pushuar. The Sun, një tabloid britanik, ka shpenzuar një dekadë duke vënë kangjella kundër emigrantëve të të gjitha llojeve. Jo shumë kohë më parë, tabloidja i tha kryeministri britanik të “tërheqë një vijë të kuqe mbi Emigracionin -. Patjetër”. Tani, pas publikimit të fotografive të një foshnje të vdekur siriane gjetur në ujërat në një plazh turk, ajo dëshiron që ai të “merret me krizën më të keqe me ë cilën është përballur Evropa që nga Lufta e Dytë Botërore. “Sapo kishte deklaruar se nuk kishte asnjë pikë mundësie për pranimin e “gjithnjë e më shumë refugjatëve”, i varfër David Cameron ka deklaruar tashmë se, në fakt, Britania do të pranojë më shumë dhe më shumë refugjatë. Ndihmësit e tij u ngutën të shpjegojnë se “ai nuk i kishte parë fotografitë”, kur ai e bëri këtë deklaratë origjinale.
Më shumë shtresa të hipokrizisë: Edhe pse fotografitë janë vërtet të tmerrshme, ato në fakt nuk janë duke na thënë asgjë të re. Refugjatët kanë kaluar Mesdheun për muaj të tërë. Qindra kanë vdekur. Gjithashtu, në qoftë se ne jemi të shqetësuar nga një fëmijë i vdekur në një plazh, pse nuk jemi të shqetësuar nga një fëmijë tjetër i vdekur në një shtëpi të bombarduar në Alep të Sirisë? Cili është dallimi?
Edhe tani, pothuajse të gjithë sloganet që lidhen me “zgjidhjet” janë të bazuara në supozime të rreme dhe në një qëndrim të përgjithshëm se shtetet duhet të pranojnë refugjatë e vërtetë, por jo emigrantët ekonomikë? Për gjtihkënd është tejet lehtë të thotë dallimin. Le të jemi më të drejtpërdrejtë, numri i potencialisht “i ligjshëm” refugjatëve është shumë i lartë. Që nga korriku, Komisioneri i Lartë i OKB për Refugjatët ka regjistruar më shumë se 4 milionë refugjatë sirianë, prej të cilëve mbi një milion janë në Turqi dhe 1,5 milionë janë në Liban, një vend me vetëm 4.8 milionë banorë. Këtu nuk janë llogaritur irakianët, libianët, afganët dhe të tjerët të cilët kanë vuajtur në mënyrë të barabartë nga persekutimi politik apo fetar, apo edhe miliona sirianëve të zhvendosur ende brenda në Siri. Saktësisht, sa prej tyre do të marrë Europa?
Ka edhe më keq: Ligji thotë se refugjatët duhet “të deklarojnë veten e tyre në vendin e parë të Bashkimit Evropian që ata të hyjnë”, dhe pastaj të aplikojnë për azil sipas Ligjit të BE-së. Ky është një ligj shumë i mirë, le të themi, për Irlandën. Por çfarë ndodh kur dhjetëra mijëra njerëz të hypin në anije në Tripoli dhe të marrin rrugën për në Itali apo Greqi? Tani ne e dimë: Këto dy vende kanë qenë duke u lutur për ndihmë nga fqinjët e tyre për shumë muaj, por pa dobi. Dhe, kur Hungaria nuk mund të përballet me numrat? Ne e kemi mësuar vetëm: Refugjatët bëhen një lëndë e parë për Viktor Orbanin, kryeministrin hungarez, i cili ka simpati për skena dramatike.
Orban ishte i saktë në një nga deklaratat e tij nxitëse: Refugjatët nuk duan të qëndrojnë në Hungari. Ata duan të shkojnë në Gjermani, kryesisht për shkak se kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë bujë të mirë, ka ofruar për të marrë më shumë sirianë dhe iu ka bërë thirrje të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë. Hungarezët, nga ana tjetër, i kanë përshëndetur refugjatët me lëng speci djegës syve dhe i kanë detyruar të dalin jashtë stacionit të trenit të Budapestit (Për shakaxhinjtë e historisë, një tjetër ironi: Në një moment, refugjatët filluan duke brohoritur “Gjermania, Gjermania!”)
Por në qoftë se ata që e vlerësonin qëndrimin e “trimes” Merkel ishin të ndershëm, ata do të pranonin se as ajo nuk ofron asnjë zgjidhje afatgjatë. Edhe nëse Evropa merr disa qindra mijë njerëz të tjerë, duke i ndarë ata midis vendeve – siç duhet – kjo nuk do t’i ndalojë të tjerët të vijnë. Për të shmangur akuzat e zemërgurtësisë, Roja Bregdetare italiane shpëton mijëra njerëz nga anijet e vogël dhe gomonet. Si rezultat, njerëzit arrijnë t’i shpëtojnë rrezikut të tmerrshëm.
Këtu është ajo ku askush nuk dëshiron të dalë: Kjo është, në thelb, një krizë e sigurisë. Për vite të tëra, evropianët kanë përlqyer të pretendojë se luftërat që po ndodhin në Siri dhe Libi ishin problem i dikujt tjetër. Është gjithashtu një krizë e politikës së jashtme: Në kohë të ndryshme dhe për arsye të ndryshme, të gjitha shtetet e mëdha evropiane – Britania, Franca, Italia, Gjermania – kanë bllokuar përpjekjet për të krijuar një politikë të përbashkët të jashtme dhe të mbrojtjes, dhe si rezultat i kësaj ata nuk kanë ndikim diplomatik apo politik.
Ata nuk e kanë dashur udhëheqjen evropiane, dhe shumica e tyre nuk do të kishte dashur lidershipin amerikan ose, edhe në qoftë se ndonjë kishte qenë në ofertë. Ekonomia më e pasur në botë ka një vakum pushteti në zemrën e saj dhe nuk ka ushtri. Tani pasojat, fjalë për fjalë, janë duke larë brigjet e Evropës./Përktheu: Skënder Buçpapaj
Komentet