Hipokrizia sipas fjalorit të gjuhes shqipe është: “Cilësia e një personi që vullnetarisht pretendon të ketë besim, opinione, virtyte, ideale, ndjenja, emocione që praktikisht nuk i ka të vetat. Kjo manifestohet kur një person fillon të mashtron më keto pohime njerezit e tjerë, pra është një lloj gënjeshtre…”
Në kohën kur kryeministri i vendit flet për qindëra miliona “investime” të huaja në Kosovë, mirëqenja qytetare është në rënje e sipër. Në QKUK dhe në të gjitha spitalet publike të shtetit të Kosovës nuk ekziston as një aparat “funksional” i Koronografisë dhe aparate tjera për egzaminimin dhe kurimin e sëmundjeve kardio-vaskulare dhe sëmundjeve të tjera të rënda vdekjeprurëse.
Hipokrizia e kryeministrit duket të jetë e skajshme kur fletë për qindëra miliona euro, përderisa në mungesë të investimeve prej vetëm disa qindramijëra euro në sistemin e shëndetësisë, qytetarët e vendit nuk do ta përjetonin të “zitë e ullirit” siq thotë populli, duke bredhur poshtë e lartë në kërkim të shpëtimit të jetërave të familjarëve të tyre.
Çfarë mund të jetë tjetër roli i një ministri të shëndetësisë, nëse ai nuk mirret me mbikëqyrjen e sistemit shëndetësor në vendin e tij,…Kosova 16 vjet pas lufte dhe 7 vjet e gjysmë pas-pavarësisë është e tillë; nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka sigurime shendetësore, nuk ka mirëqenje qytetare…ajo çka është më e keqja mungon mbrojtja shëndetësore nga shteti.
Ndodhë kështu vetëm në vendin e paradokseve të quajtur Kosovë, kur jeta e njeriut ka më pak vlerë se sa jeta e një kafshe në vendet e përëndimit !
Përkundër shumë universiteteve publike dhe private, nuk kemi prodhim të kuadrove kualitative, por kemi fabrikim të tyre në të gjitha nivelet.
Padyshim situata më shqetësuese mbetët tek sektori i shendetësisë me fabrikimin e mjekëve, ku pasojat e këtij fabrikimi po barten tek popullata, e në veqanti të shtresat më të varfëra të cilat nuk e kan mundësin e zgjedhjes se mjekëve më të mirë e as të mjekimit jashtë institucioneve publike, ku shpesh ndodhë që perveq kostos materiale, injorancën e mjekëve pacientët ta paguajnë me jetën e tyre.
Është anomali e llojit të vetë, kur per të njëjten semundje pacientit i nxjerrën 4-5 diagnoza të pa qëna, ku si pasojë e kesaj, pacientet jo vetëm që nuk shërohen, atyre ju përkeqësohet gjëndja shëndetësore,…shpesh përfundojnë me fatalitet, siq ishte rasti i fundit i voglushes Blinera Sheqiri, e cila ndërroi jetë shkaku i një intervenimi kirurgjik të vonuar jasht vendit,…që i erdhi si pasojë e trajtimit të gabuar nga naiviteti i mjekëve vendor dhe nga sistemi i korruptuar shëndetësor në Kosovë.
Mirepo nuk është ky gabimi i vetëm, ndodhë shpeshë që paratë e ndara nga Ministria e Shëndetësisë për një pacient t’iu ndërrohet destinacioni sipas lidhjeve korruptive, nepotizmit, interesave të caktuara apo të diktatit nga lartë (kryeministria) !
Janë të shpeshta rastet kur pacientët bëhen objekt i përfitimit të mjekëve, e nga këta të fundit përfitojnë edhe kasta aktuale politike,…si ishte rasti i “STENTAVE”,…dhe për ironi të faktit, ish ministri i shëndetësisë në vend që të shkarkohet dhe ndëshkohet nga drejtësia për skandalet në QKUK, shpërblehet me një post të ri ministror !
Zori të qonë në derë të hasmit !
Si rezultat i skandalit të “stentave”, tashmë në QKUK nuk funksionon fare aparati i Koronografisë dhe as vendosja e “stentave” ?!
E si pasojë e kësaj muajëve, javëve dhe ditëve të fundit shumë pacient nga Kosova në mungesë të këtyre shërbimeve (jetike) shendetësore në vendin e tyre, u janë drejtuar qendrave tjera mjekësore në rajon; Shkup, Tiranë e madje edhe në kryeqendrën e shtetit serb, në Beograd,…duke u përballur me shuma të mëdha parashë në këmbim të vendosjes së “stentave”, varësisht nga numri dhe lloji i tyre,…pacientët nga Kosova detyrohen të paguajnë nga 5 mijë deri në 10 apo 15 mijë euro nëpër spitalet private të shteteve fqinjë.
Një fjalë e urtë popullore thotë:”zori të qon në derë të hasmit”!
Rastet e fataliteit janë bërë dukuri në spitalet tona, shkaku se nuk vlejnë të njëjtat standarde për të gjithë pacientet. Të privilegjuar janë ata që janë të lidhur më pushtetin, ose ata që kanë të afërm apo lidhje tjera, ndersa pjesa tjetër e pacientëve që nuk u përkasin këtyre kategorive janë të detyruar që tu jepin mito (para) mjekëve të uritur për të realizuar të drejtën e shërimit në shtetin e tyre.
Është e pabesueshme si po ndodhë kjo disa prej mjekëve të vjetër e më pervojë, të cilet deri dje i kishin qendruar besnik betimit të HIPOKRATIT, duke i sherbyer më devotshmëri popullit të vet.
Sa u perket mjekëve të fabrikuar pas lufte, më siguri se ju ngatërrohet Hipokrati me Hipokritin, e nuk dijnë qfarë bejnë, ndoshta ju “perzihen” opcionet nganjëhere per shkak të një zanoreje (nga ” A në I”), duke harruar se profesioni i mjekut është mision i nderit e humanizmit, është mision i shenjtë në shërbim të njerzimit.
Koordinimi i shkëlqyeshëm i mjekëve më barnatoret dhe klinikat private, ka bëre që biznesi i tyre të zhvillohet në menyrë marramëndëse, varësisht prej gjëndjes ekonomike të pacientëve.
Pas politikanëve, gjykatësve e prokurorëve, janë mjekët që radhiten në listat e njerëzve më të pasur në Kosovë, të cilet pa mëdyshje kanë koordinim të shkelqyeshëm në mes veti, në mos tjetër në riciklimin e parasë publike, të keqepërdorur nga politika kosovare tani e 16 vite më parë.
Të kota do të jenë perpjekjet per përmirësim të gjendjes në shendetësi pa luftimin e këtij sindromi kancerogjen të shoqerisë sonë, pa shuarjën e posteve politike, e të ashtuquajtuëve “SEKRETAR PERMANENT” në QKUK,…përmes të cilëve nga paslufta e këndej është ushqyer politika e lartë në Kosovë, duke e bërë të pa vlerë e të pa fuqishëm rolin e drejtorëve të kësaj qendre spitalore dhe stafin menaxhues të saj.
Kjo është vetëm një pjesë hidhur e realitetit të shendetësisë kosovare sot, deshtëm apo sdeshtëm ta pranojmë si të tillë. Jemi duke bashkëjetuar më të keqën që 16 vite me radhë.
Të shumtë janë ata që nuk pajtohen me këtë gjëndje, por të paktë janë ata që reagojnë ndaj dukurive të shëmtuara të shoqërisë sonë!!!
Ky shkrim le të shërbejë si reagim në funksion të sensibilizimit të opinionit, per nevojen imediate të ndryshimeve rrënjësore në shoqërinë tonë, në radhë të parë për intervenim në sistemin e shendetësisë me largimin e sindromit të keq të abuzimit të mjekëve me pacientët për përfitime personale.
Komentet