Kandidatja demokrate, Hillary Clinton, po prin bindshëm në sondazhet e pothuajse të gjitha shteteve të rëndësishme në SHBA, shkruan Huffington Post.
Madje, Hillary Clinton aktualisht po qëndron më mirë në sondazhe se edhe vet presidenti aktual Barack Obama kishte qëndruar në vitin 2012, transmeton zeri.info.
Obama atë kohë kishte vetëm 1.5 për qind udhëheqje ndaj kundër kandidatit të tij, Mitt Romney në nivel shtetërorë. Ndërsa sot Hillary është 6 pikë përpara Donald Trumpit të cilat nëse përkthehen në vota janë 341 vota në dobi të saj.
Këto shifra i japin një avantazh të madh Hillaryt dhe një përqindje të madhe që ajo të fitoj zgjedhjet e 9 nëntorit, për tu bërë femra e parë presidente në histori të SHBA-ve.
Komentet