Open Hand Association. Inc/ Topalli: Diaspora shqiptare në rresht të parë për t’i shërbyer kauzave që lidhen me vendlindjen
Jozefina Topalli, Drejtuese Politike e PD-së për Diasporën, nëpërmjet një postimi në Facebook ka risjellë në vëmëndje mbështetjen dhe bashkëatdhetarizmin e shqiptarëve në 10 vjetorin e Shoqatës së Bamirësisë Open Hand Association. Inc në Brox, Nju Jork.
Topalli është shprehur në postim për vlerat e mëdha që kanë shqiptarët jo vetëm në vend por në të gjithë botën duke treguar traditat, kulturën, solidaritetin dhe bujarinë.
Ndër të tjera në postim ajo përmendi dhe emra të cilët janë si një referencë për komunitetin shqiptarë në Bronx.
Postimi i plotë:
Në 10 vjetorin e shoqatës së bamirësisë Open Hand Association. Inc në Bronx.
Si kudo në botë edhe në Nju Jork shqiptarët janë të njohur për zemrën e tyre të madhe dhe përkushtimin e tyre të palodhur ndaj komunitetit dhe traditave. Ata kanë sjellë me vete një ndjenjë të veçantë krenarie dhe solidariteti, të rrënjosur në historinë dhe vlerat e shoqerise shqiptare, duke i përçuar këto vlera tek gjeneratat e reja dhe tek shoqëria që i rrethon.
Diaspora shqiptare, eshte e pranishme dhe e angazhuar, shpesh në rresht të parë për t’i shërbyer bashkatdhetarëve dhe për të mbështetur kauza që lidhen me vendlindjen. Ata ruajnë gjallë traditat e tyre të veçanta, duke organizuar festat, ceremonitë dhe aktivitetet kulturore që pasqyrojnë kulturën e pasur të malësisë shqiptare.
Përveç kësaj,shqiptarët edhe në Nju Jork janë të njohur për bujarinë dhe solidaritetin e tyre në ndihmë të të tjerëve. Në raste krizash apo fatkeqësish, ata janë ndër të parët që mobilizohen për të mbledhur ndihma dhe për të mbështetur ata që kanë nevojë, qofshin në Shqipëri, Kosovë apo kudo ku ka shqiptarë në botë. Ata përfaqësojnë një shpirt të madh komuniteti dhe një zemër të hapur për bamirësi, duke qenë gjithmonë të gatshëm të sakrifikojnë për mirëqenien e të tjerëve.
Shqiptarë si Aleksandër Nilaj, Toni Musaj e Vera Markaj janë pika reference për komunitetin shqiptar në Bronx, New York me veprat e tyre, dashurinë, përkushtimin e tyre të palodhur e dedikimin profesional e shpirtëror në shërbim të komunitetit shqiptar.
Nje falenderim te vecante per Viktorin, Luigjin ,Saimirin per punen e dashamiresine e tyre
sn
“Ta Bejme Shqipëri Me të Mirë! – “Make Albania Greater”? – Ky duhet të jetë një nga mesazhet më të forta në zgjedhjet e ardhshme të Shqipërisë. Zgjedhjet e fundit në SHBA dëshmuan edhe një herë se vota e lirë e njerëzve të lirë ka fuqinë të përcaktojë fatin e vendit, pavarësisht presioneve dhe përpjekjeve për të ndikuar votuesit, ashtu siç ndodhi në vitin 2020.
Në analizat pas zgjedhore në SHBA, analistët shpesh përpiqen të shpjegojnë shkaqet e humbjes së të majtës dhe triumfin e presidentit Trump. Megjithatë, përpjekjet për të fshehur të vërtetën janë të dukshme. Në vend të marrjes së përgjegjësive për situatën ekonomike dhe politike, elita politike e mediatike po perpiqet tia hedh fajin popullit që nuk “kupton” interesat e larta te elites se majte e nje pjese te djathte, nuk “kupton” rreziqet e politikave te presidentit Trump. Kjo arrogance e klasës politike që kërkoi të paraqiste Trump si një kërcënim të demokracise dhe nuk u fokusua në problemet konkrete si: çmimet e larta të jetesës, sigurinë publike, emigracionin masiv, ndasitë racore dhe pasigurinë globale të krijuar nga konflikte si ai në Ukrainë dhe përballja izraelito-palestineze, solli tronditjen e papritur, largimin e tyre nga pushteti.
Trump dhe Republikanët u fokusuan në këto çështje qe prekin ndjeshem jeten e njerezve, duke propozuar politika për zgjidhjen e tyre, dhe kështu arritën një mbështetje të madhe popullore. Mesazhi më i qartë i këtyre zgjedhjeve për politikanët është: mos luani me popullin. Ata kanë votën dhe mund t’ju largojnë nga pushteti që ju është dhënë po prej tyre.
Kjo është pamja e zgjedhjeve në Amerikë. Po si pasqyrohet kjo ngjarje në Shqipëri?
Duket qartë se të dy krahët e politikës shqiptare përpiqen të fitojnë simpatinë e presidencës Trump. PS dhe Rama besojnë se do të jenë në favor të bashkëpunimit të ri, ndërsa PD dhe aleatët e saj shpresojnë që me një presidencë Trump, Berisha të largohet nga statusi “non-grata”.
Nga njëra anë, pushteti përpiqet të ofrojë imazhin e një Shqipërie në rritje ekonomike, ndonëse për pensionistët rritja e pensioneve nga 120 dollarë njëzet vite më parë në 180 dollarë sot duket qesharake. Nga ana tjetër, opozita, duke mos gëzuar mbështetje popullore të mjaftueshme, përpiqet të nxisë protesta të papjekura që nuk japin rezultate.
Në këtë kohë, të dy forcat kryesore, me listat e mbyllura ose gjysmë të hapura dhe kontrollin e medias, janë duke kufizuar çdo mundësi për alternativa të reja. Përballja e liderëve të tyre në SPAK e tregon qartë në sytë e publikut: elita politike është e korruptuar dhe ka bllokuar progresin e vendit. Europianizimi i Shqipërisë nuk mund të kërkohet në dyert e kancelarive europiane, por duhet të realizohet përmes përmirësimit të mirëqenies së popullit, emancipimit shoqëror dhe konsolidimit të një shteti të dinjitetshëm.
Duket qartë se e vetmja gjë perëndimore që ka mbetur janë ekrani dhe spektaklet televizive, të cilat shpesh ofrojnë mesazhe dezinformuese për t’u shërbyer interesave të elitës. Telenovelat që pushtojnë ekranet, “Big Brother”, “Dancing with the Stars” dhe spektaklet e tjera janë vetëm një mjet për të shpërqendruar popullin nga problemet reale.
Shembulli amerikan është një mësim i vlefshëm për Shqipërinë. Trump sfidoi të dyja partitë politike duke i quajtur “kënetë” që pengonte progresin. Situata në Shqipëri është e ngjashme, me PS dhe PD që mbajnë peng shoqërinë.
Mund ta mashtrosh popullin një herë, mbase edhe disa herë, por jo përgjithmonë. Vjen një ditë kur populli zgjohet dhe ngrihet përballë iluzioneve të rreme që i janë imponuar gjatë një tranzicioni të tejzgjatur e të lodhshëm.
Por, a do të kemi një “Trump” shqiptar që të thërrasë me forcë : “Ta Bejme Shqipëri Me të Mire” – “Make Albania Greater”?
Besoj se PO.
Breaking News: Shitja e Vatrës ka ngritur shqetësime të mëdha për shqiptarët në Amerikë dhe diasporën në tërësi, duke vënë në pikëpyetje transparencën dhe legjitimitetin e atyre që po marrin vendime për të. Pyetja e natyrshme që shtrohet është: Kush janë individët dhe grupet brenda rrjetit të biznesit që po kërkojnë të shesin Vatrën, dhe çfarë lidhje kanë këta individë me Elmi Berishën?
Kush Janë Ata që Po Kërkojnë Shitjen e Vatrës?
Disa zëra sugjerojnë se individë të lidhur me rrjetin e biznesit janë përfshirë në plane për shitjen e Vatrës, një ndërtesë historike që ka një rëndësi të thellë për komunitetin shqiptar. Pyetja më e rëndësishme është nëse këta individë kanë mbështetjen apo mandatin e komunitetit dhe të anëtarëve të Vatrës për të ndërmarrë një hap kaq drastik.
Elmi Berisha i vetëshpallur si kryetar është një figurë që përmendet shpesh në këtë diskutim, duke ngritur pyetjen nëse ai dhe individët afër tij kanë ndonjë interes apo lidhje me planet për shitjen e Vatrës. Nëse po, është e nevojshme që të ketë transparencë dhe qartësi mbi rolin e tij dhe motivet që qëndrojnë pas këtyre vendimeve.
Pse Po Diskutohet Shitja e Vatrës?
Vatra është më shumë se një ndërtesë; ajo është një simbol i trashëgimisë kombëtare dhe një kujtesë e përpjekjeve të patriotëve si Noli dhe Konica që e ndërtuan atë për t’i shërbyer komunitetit shqiptar. Pra, pyetja është: A është shitja e Vatrës një vendim që ka për qëllim përfitime personale të individëve, apo ka një arsye më të thellë?
Në disa raste, sugjerohet se shitja mund të jetë një përpjekje për të përfituar financiarisht nga vlera e lartë e ndërtesës. Një shitje e tillë, pa miratimin e komunitetit dhe pa mbrojtjen e historisë, do të ishte një tradhti e pastër ndaj Vatrës dhe ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar për ekzistencën e saj.
A Janë Këta Individë të Votuar nga Anëtarësia dhe të mandatuar nga kuvendi për të Shitur Vatrën?
Një çështje thelbësore është legjitimiteti i këtyre individëve për të marrë një vendim të tillë. A kanë këta individë një mandat të qartë nga anëtarësia e Vatrës dhe kuvendi për të diskutuar apo vendosur për shitjen e saj? Nga faktet aktuale, duket se nuk ka pasur një proces transparent dhe të hapur të votimit apo miratimit nga anëtarët e Vatrës për këtë lidership. Kjo nënkupton që ata që po mendojnë për shitjen mund të veprojnë në mënyrë të paligjshme ose të pabazuar në statutet e organizatës.
Çfarë Do të Thotë Shitja e Vatrës për Trashëgiminë dhe Komunitetin Shqiptar?
Shitja e Vatrës do të ishte një humbje e madhe për komunitetin shqiptar. Vatra ka funksionuar për më shumë se një shekull si qendër kulturore dhe historike për shqiptarët në Amerikë. Ajo është një muze që mbart kujtimet e një brezi të tërë patriotësh dhe duhet të ruhet me çdo kusht për brezat e ardhshëm.
Nëse individët të cilët përpiqen ta shesin Vatrën janë të lidhur me interesa të ngushta biznesi dhe nuk kanë përkrahjen e anëtarësisë, atëherë duhet të ndërmerren hapa ligjorë dhe institucionalë për të ndaluar këtë proces. Vatra i përket komunitetit shqiptar dhe jo individëve të veçantë.
Në përfundim: Është koha që diaspora shqiptare dhe të gjithë anëtarët e Vatrës të kërkojnë llogari dhe të sigurojnë që Vatra të mbetet e paprekur dhe të vazhdojë të jetë një simbol i bashkimit dhe identitetit shqiptar. Ata që përpiqen të shesin shtëpinë e Vatrës duhet të përballen me ligjin dhe me zërin e bashkuar të shqiptarëve.
Vatra Manhattan Branch
#diaspora #albania #NYC #boston #florida #Michigan #usa
Vatra është mbushur me aktorë të Hollywood-it, kinostudio Shqipëria e Re.
Janë bërë qesharakë. Doktorë, profesorë, me lloj-lloj titujsh.
Gjeneralë, kolonelë.
Duken si baza e Byrosë Politike të Enver Hoxhës, e stacionuar si një pikë strategjike ndërmjetëse midis Departamentit të Punëve të Kota dhe qeverisë Rama.
Kanë lënë kokrrën e namit jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë planetin.
Shpresoj që ky fenomen të mos shkojë deri në Mars, se atëherë do ta gjejë belanë Elon Musk.
Kjo perlë (Vatra) është kthyer në një vegël të qeverisë Rama, duke promovuar censurë dhe kërcënuar anëtarët e saj se, po hapën gojën, do t’i hedhin në gjyq dhe do t’i fusin në burg, ashtu siç gjykata ka dënuar (z. Miraka, z. Lumaj, znj. Veliu dhe z. Mernacaj – Te gjitha shpifje nga pengmarrësit)
Kjo është Vatra sot, e kthyer në bazë të prokurorëve të regjimit komunist që erdhën si fara e fidhësit dhe sot mbajnë Federatën Vatra peng.
Duhet ekspozuar e vërteta; krerët e shtetit të Kosovës duhet të kuptojnë se ata që paraqiten si drejtues të Vatrës nuk janë të votuar dhe as të certifikuar si lidership. Vini Re Vini Re – Mos u mashtroni.
Ky grup uzurpues janë vegla të qeverisë socialiste Rama, të zbarkuar me mision shkatërrimin e Federatës Pan Shqiptare Vatra.
“I bëj thirrje Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti që të mos pranojnë takime me individë që prezantohen si lidership i Vatrës. Kjo është thirrja ime kjo është thirrja e vatranëve”.
E vërteta vonon, por nuk harron! a.m
Florida Doçi është një tjetër histori suksesi shqiptare, që ka arritur në një prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë – Microsoft.
Ajo ka përfunduar studimet e larta në universitetin e Windsor-it, ku u diplomua në dy fusha: Shkenca Politike dhe Shkenca Biologjike e Bioteknologji. Aktualisht, ajo është një nga hulumtueset kryesore të inteligjencës artificiale (AI) në Microsoft, duke luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe implementimin e teknologjive të AI për produktet e kësaj kompanie globale.
Në një postim në Linkedin ajo është shprehur:
“Nuk mund ta përshkruaj me fjalë se sa e emocionuar jam që po bashkohem me Microsoft si hulumtuese kryesore, ku do të ndihmoj në sjelljen e inteligjencës artificiale në hapësirat bashkëpunuese të Microsoft. Microsoft u mundëson miliarda njerëzve anembanë botës të jenë produktivë, krijues, të qëndrojnë të lidhur dhe të arrijnë më shumë dhe nuk mund të mendoj për një mënyrë më të mirë për të bërë një ndikim në botë dhe për të ndryshuar jetët e njerëzve sesa përmes një produkti kaq gjithëpërfshirës! Nga kompjuteri im i parë, te llogaria ime e parë në Hotmail (që akoma e përdor!), nga ‘winks’ dhe ‘nudges’ në MSN Messenger te telefonatat pa fund në Skype me familjen dhe miqtë, nga detyrat e shumta dhe punimet akademike të konceptuara në Word, te projektet e kërkimit të analizuar në Excel dhe të gjitha posterat, prezantimet dhe portofolët e ilustruar në PowerPoint, produktet e Microsoft kanë qenë një shoqërues i vazhdueshëm i ëndrrave, ambicieve dhe arritjeve të mia gjatë jetës.”
Ajo tregoi për fëmijërinë e saj, ku nuk ka pasur kompjuter dhe i është dashur të vizatojë ekranet.
“Kështu që bashkimi me Microsoft është jo vetëm një arritje profesionale për mua, por edhe një moment i jashtëzakonshëm për atë vajzën e vogël që u rrit pa kompjuter dhe mësoi MS Office duke vizatuar e memorizuar ekranet dhe komandat. Jam shumë mirënjohëse për të gjithë ata që e kanë bërë përvojën time të intervistimit dhe punësimit në Microsoft të paharrueshme dhe veçanërisht falenderoj Davis Wanless, i cili ka qenë pranë meje në çdo hap! Mezi pres të shkruaj këtë kapitull të ri të karrierës sime në Microsoft”, përfundoi ajo.
Kontributi i saj në fushën e inteligjencës artificiale dhe përkushtimi për të zhvilluar produkte që përmirësojnë përditshmërinë e miliona njerëzve është një shembull frymëzues për të gjithë ata që ëndërrojnë të ndikojnë në botë përmes teknologjisë. sn
Lajmet me interesante
-
New York Times: Trumpi në Shtëpinë e Bardhë mund të sjellë pasoja të mëdha për Evropën
November 11, 2024
-
Shoqata e Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë ka ndarë çmimin “Guximi Intelektual 2023” për aktivisten Dr. Luljeta Pula-Beqiri Nga Iliriana Pylla
November 14, 2024
-
“Politika është e ashpër”- Zbardhet biseda mes Joe Biden dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë
November 13, 2024
-
Persekutimi i familjes Belishova- Kush ishte studenti i shkëlqyer në Akademinë e Moskës, nga frika u largua e shoqja me vajzën! Skenari për eliminimin e Lirisë dhe Fiqiriut
November 14, 2024
-
ATJE ËSHTË VENDLINDJA, ATJE ËSHTË ATDHEU – Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
November 15, 2024
-
Siguria publike, vullneti politik dhe xhandarmëria- Nga Ekrem Spahiu*
November 11, 2024
Lajmet e fundit
-
80 vjetori që na kujton dhe na fton të mbrojmë lirinë! – Nga BESIM NDREGJONI
By voal.ch | November 17, 2024
-
Pazari i Ri: Vrasja makabre e Aqif Blytës. Familjarët gjetën gjysmën e trupit. Çfarë kishte brenda çarçafit (VIDEO)
By voal.ch |
-
Berisha me shqiptarët në Londër: Ju keni mision të luani një rol përcaktues në zgjedhjet e ardhshme në fitoren e opozitës
By voal.ch |
-
Një qen robot (roje) për Trumpin
By voal.ch |
-
John Bolton: Zvicra duhet të anëtarësohet në NATO
By voal.ch |
-
Presidenti i ri Donald Tramp në pritshmërinë realiste të opozitës shqiptare- Nga Ndriçim Kulla
By voal.ch |
Komentet