Kandidatja demokrate për presidente amerikane, Hillary Clinton, e ka pranuar disfatën në zgjedhjet e djeshme presidenciale, duke thënë se e ka uruar presidentin e zgjedhur, Donald Trump, për triumfin e tij.
Në fjalimin e saj të sotëm në Nju Jork, zonja Clinton, tha se rezulattet e zgjedhjeve tregojnë se Shtetet e Bashkuara “janë më tepër të ndara se sa që ne menduam”.
Ajo është shprehur se amerikanët “i kanë borxh” Trumpit për t’i dhënë “rast për të udhëhequr”.
Hillary Clinton tha se sundimi i ligjit, të drejtat e barabarta dhe liria e besimit fetar, duhet të “respektohen dhe të mbrohen dhe kjo është përgjegjësi e shtetasve amerikanë, që të vazhdojnë të ndërtojnë shtet më korrekt”.
Komentet