Katër ‘vetëvrasjet’ e fundit të drejtuesve të industrisë ruse të gazit ‘me lidhje direkte me Vladimir Putin’ janë të gjitha të dyshimta.
Dy biznesmenë të pasur u gjetën të vdekur së bashku me anëtarët e familjeve të tyre këtë javë në Madrid dhe Moskë, por tani po ngrihen dyshime edhe për dy figura të lidhura me Kremlinin që vdiqën në fillim të këtij viti.
Të martën, trupi i Sergey Protosenya, 55 vjeç, u gjet i varur jashtë një vile spanjolle, me gruan e tij Natalia, 33, dhe vajzën e tyre adoleshente Maria, të gjetur të vrarë me sëpatë brenda.
Hetuesit fillimisht supozuan se Protosenya, i cili kishte një pasuri prej 330 milionë funtesh, kishte vrarë veten në vilën Lloret det Mar në Costa Brava.
Por raportet lokale thonë se provat nuk po shkojnë në këtë drejtim, pasi nuk u gjet asnjë shënim vetëvrasjeje në pronë dhe dukej se edhe shenjat e gishtave ishin fshirë.
Biznesmeni kishte shërbyer më herët si zv/drejtor i kompanisë së gazit natyror Novotek, një kompani e lidhur ngushtë me Kremlinin.

Vetëm disa ditë më parë, trupi i Vladislav Avayev, 51 vjeç, u gjet në apartamentin e tij elitar në Moskë së bashku me gruan e tij Yelena, 47 dhe vajzën, Maria 13, në një tjetër vrasje-vetëvrasje e dukshme.
Avayev ishte më herët zëvendëspresident në Gazprombank-një bankë që u krijua për të punuar për gjigantin rus të gazit Gazprom-dhe gjithashtu kishte qenë një zyrtar i Kremlinit.
Në të dyja rastet ka dyshime se vdekjet mund të jenë inskenuar si vetëvrasje, por detektivët janë ende duke hetuar.
Dy incidentet makabre ‘bashkohen nga vendet e mëparshme të punës së viktimave – të dyja janë të lidhura me rrethin e brendshëm të Putinit’, sipas kanalit Telegram Mozhem Obyasnit’, dhe të dyja përfshinin vrasjen e familjes së tyre të ngushtë.
Por ka edhe dy vdekje të tjera të drejtuesve të njohur të industrisë së gazit këtë vit, të cilat kanë ngjallur dyshime.

Më 25 shkurt, një ditë pas fillimit të luftës në Ukrainë, trupi i Aleksandër Tyulakov, 61 vjeç, një zyrtar i lartë financiar dhe sigurie i Gazprom në nivel zëvendësdrejtor të përgjithshëm, u zbulua nga i dashuri i tij.
Ai ishte vetëvarur në shtëpinë e tij prej 500,000 stërlinash.
Megjithatë, raportet thonë se ai ishte rrahur keq pak para se ‘t’i merrte vetes jetën’, duke çuar në spekulime se ai ishte nën presion të madh.
Në të njëjtën lagje elitë në rajonin e Leningradit, tre javë më parë, Leonid Shulman, 60 vjeç, shef i transportit në Gazprom Invest, u gjet i vdekur me plagë të shumta me thikë në një pellg gjaku në dyshemenë e tij të banjës.

U gjet një shënim, përmbajtja e të cilit nuk është bërë e ditur dhe Komiteti Hetimor Rus thuhet se refuzoi të diskutonte mbi vdekjet.
Një thikë u gjet në vaskë.
Për vdekjen e fundit në Spanjë, një burim i afërt me Sergei Protasenya thotë se ai kishte një ‘familje perfekte’.
Burimi nuk beson se ai vrau familjen e tij.
Krahas trupit të multimilionerit Vladislav Avayev, 51 vjeç, ishte gruaja e tij ‘shtatzënë’ Yelena (në foto), 47 vjeç dhe vajza më e vogël Maria, 13 vjeç.
Ai vdiq mes një beteje ligjore për aksionet e tij në një kompani qipriote.
Komentet