voal.ch – Hetimet mbi fondet e parave të pista të Lega-s të Matteo Salvini-t gjithashtu çojnë në Zvicër. Të premten, tre tregëtarë pranë partisë së Salvini u arrestuan, të akuzuar, ndër të tjera, për pastrim parash. Të dyshuarit janë Alberto Di Rubba, Andrea Manzoni dhe Michele Scillieri.
Tani sytë janë drejt një llogarie zvicerane të një kompanie panamaneze, ku shuma të mëdha parash janë tranzituar në mënyrë të paligjshme. Një hetim ndërkombëtar është akoma aktiv nga Italia, dërguar në Zvicër në korrik, ku kërkohen më shumë informacion nga Berna. Hetimi synon të sqarojë destinacionin përfundimtar të rreth 300,000 eurove që shkojnë në total deri 800,000 – të cilat kishin kaluar nga Italia në llogarinë zvicerane, pikërisht në hipotezën e fondeve të zeza të mbledhura nga tregëtarët e dyshuar.
Hetuesit italianë besojnë se një pjesë e flukseve financiare u kaluan përmes llogarisë bankare zvicerane për të fshehur fondet e destinuara për Lega-n e Matteo Salvini. Kjo thuhet në mbi 60 faqet e hetimit nga prokuroria e Milanos.
Historia sillet rreth blerjes dhe shitjes të një depoje pranë Milanos, e përdorur më vonë si selia e komisionit të filmit në Lombardi. Çmimi do të ishte fryrë, më shumë se dyfish. Prandaj akuza është për pastrim parash, përvetësim dhe zhvatje.
Hetimi i Milanos është paralel me atë të zyrës së prokurorit të Gjenova-s, e cila heton riciklimin e 49 milion eurove famëkeqe, të mbledhura nga Lega pa raportuar dhe më pas të zhdukura, një episod që diskreditoi partinë e Salvinit.
Gjykatësit, të cilët në atë kohë e kishin mbërthyer tashmë Lega Nord të Umberto Bossi për ryshfetet e Republikës së Parë, sot për hetimet ata përdorin, ndër të tjera, softuerin e FBI në rastin e Panama Papers, ku shoshiten të dhëna të ndërlidhura nga telefonat mobil, kartat e kreditit dhe llogaritë bankare.
Nga ana e tij, Matteo Salvini, përsërit se është i qetë.
Për momentin, nuk dihet nëse Zvicra i ka dhënë tashmë Italisë detaje mbi flukset e parave të Lega-s. Zyra Federale e Drejtësisë ende nuk është përgjigjur, kur është pyetur nga RSI por nuk përjashtohet që zhvillimet mund të mbërrijnë në javët e ardhëshme.
Ndërkohë, hetimet vazhdojnë në Lombardi për një anëtar të shquar të Lega-s, presidentin e rajonit të Lombardisë Attilio Fontana, ish-kryetari i Bashkisë të Varese-s. Prokuroria e Milanos ka filluar kontrollet në llogaritë zvicerane të Fontana, si pjesë e hetimit që sheh guvernatorin të akuzuar për mashtrim për 75,000 veshjet sanitare të prodhuara nga kompania Dama Spa e Andrea Dini, kunati i Fontana-s, ku gruaja e guvernatorit të Lombard-isë zotëron 10% të aksioneve në kompani. 75000 kompletet e veshjeve sanitare, duhet të mos harrojmë, më pas u shndërrua në një donacion, por kjo ndodhi vetëm pasi një transmetimi të RAI-t, që nxori në dritë konfliktin e interesit./RSI.ch/EB
Komentet