Publikimi në media sociale i videos intime të ish-kryebashkiakut të Kukësit, SPAK nis hetimet. Hetuesit e BKH kanë marrë pamjet e kamerave të sigurisë së Bashkisë së Kukësit, të datës 6 qershor 2023, për të parë hyrjen dhe daljen e vajzës që shfaqet duke kryer mardhënje initime me Gjicin.
Sipas eksperteve të SPAK që kanë parë videon, ajo është më e gjatë, dhe prej saj është prerë vetëm 2 minutat që janë bërë publike. Ka dyshime se në pjesën tjetër të videos janë diskutuar çështje të tjera që mund të rëndojnë pozitën e Gjicit përballë drejtësisë.
Hetuesit kanë sekuestruar regjistrat e hyrje-daljeve në zyrën e kryebashkiakut për të parë nëse vajza e ka frekuentuar edhe herë të tjera zyrën e Gjicit.
SPAK ka arritur që ta identifikojë vajzën përmes një tatuazhi që ka në dorë dhe që i dallohet në video dhe në fotot e marra nga profili saj në rrejtin social Facebook. Vajza nuk është marrë në pyetje pasi nuk është gjetur ende nga hetuesit.
Po ashtu në pyetje nuk është marrë as Safet Gjici. Deklarime në lidhje me këtë çështje do të japin edhe punonjës të Bashkisë së Kukësit.
Burime nga SPAK bëjnë me dije se per momentin Safet Gjici mund të akuzohet vetëm për veprime të turpshme në publik, duke e konsideruar zyrën e tij të kryebashkiakut si ambient publik. Por për të shkuar tek akuza e “shpërdorimit të detyrës” duhet të provojnë interesin e vajzës në lidhje me ndonjë projekt të mundshëm që duhej të merrte firmën e kryetarit të bashkisë, e më pas në shkëmbim kryerjen e aktit intim në zyrën e tij.
Pas publikimit në media socile të një videoje, ku shfaqej duke kryer mardhënje intime, ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ka fshirë çdo gjurmë në rrjetet sociale. Faqja zyrtare e Gjicit në rrjetin social Facebook nuk gjendet më, edhe pse një ditë më parë ai publikoi aty reagimin pas publikimit të videos.
Gjithashtu nga faqja zyrtare e Bashkisë së Kukësit janë fshirë të gjitha postimet e Safet Gjicit. Kjo faqe menaxhohet nga bashkëpuntorët e tij të ngushtë. Safet Gjici dha dorëheqjen dhe më pas u shkarkua nga detyra me vendim të qeverisë.
Në reagimin që bëri në rrjetet sociale pas publikimit të video skandalit, Safet Gjici u kërkoi falje votuesve por harroi t’u kërkonte familjarëve të tij. Ai është i martuar dhe ka 4 fëmijë, të cilët janë në moshë madhore./KLAN