Një sulm terrorist kundër gazetës Bota Sot dështoi në shtatorin e vitit 2002 në zemër të Zürichut.
Gazeta Bota Sot është sulmuar me të gjitha mjetet. Nga gjobat me qindra mijëra Euro, gjyqet, kërcënimet deri tek vrasjet në Kosovë të gazetarëve dhe autorëve të saj duke filluar nga Enver Maloku, Xhemail Mustafa, Bekim Kastrati dhe Bardhyl Ajeti.
Në objektiv të segmentit terrorist ka qenë redaksia në Zürich ku ishte kuartieri kryesor, i botuesit dhe i vijës politike të gazetës.
Midis botuesit dhe kryeredaktorit te gazetës në Zürich pati një akord xhentëllmenësh.
Gazeta do të mbështeste qendrën e djathtë, do t’i shërbente unifikimit të faktorit shqiptar, pavarësisë së Kosovës, të drejtave të shqiptarëve, demokratizimit, integrimeve Euro-Atlantike si dhe denoncimit të vrasjeve politike e dorëzimit përpara drejtësisë si të ekzekutorëve ashtu edhe të urdhëruesve.
Bota Sot hyri në Kosovë bashkë me trupat e NATO-s dhe solli një gazetari krejt ndryshe nga ajo që ishte bërë nën pushtim.
Ajo u bë menjēherë gazeta më e dashur për publikun dhe më e padëshiruar për segmentin ekstremist Shqipëri-Kosovë-Maqedoni, si dhe regjimin e Beogradit që do të kishte deri në vitin 2000 president të Jugosllavisë Sllobodan Milosheviçin apo Shkupit që ushtronte aparteid kundër shqiptarëve të Maqedonisë.
Bota Sot i theu të gjitha tabutë dhe prandaj u bë gazeta më e lexuar ne 120 vjet histori të shtypit shqiptar, ndërkohë gazeta më e persekutuar me format më perfide dhe kriminale.
Bota Sot është shembulli unik, si gazetë e pavarur dhe e pafinancuar nga politika, që mbante me shitje dhe me reklama nje staf me rreth 250 gazetarë dhe bashkëpunëtorë.
Duke patur 6 redaksi, u përdorën të gjitha mjetet për të dëmtuar imazhin e politikës editorialiste të gazetës nga gazetarë të shitur tek politika sidomos në Prishtinë, por gazeta u kthye në një insitucion në emër të lirisë, demokracisë, pavarësisë dhe trajtimit të barabartë të shqiptarëve me të gjitha kombet në Ballkan, jashtë çdo konteksti etnik apo fetar.
Mbyllja e gazetës Bota Sot u kërkua nga përfaqësues të së majtës të Kosovës dhe të pakicës serbe që në delegacionin e parë që shkoi nga Kosova në Washington D.C. menjëherë pas çlirimit të Kosovës.
Segmenti i majtë kriminal nuk ka ndalur të ushtronte terror shpifjesh kinse Bota Sot po mbjell përçarjen kur e vërteta ishte krejt ndryshe, përçarjen e mbillte segmenti kriminal që vriste shqiptarë dhe kërkonte pushtet politik dhe ekonomik me çdo kusht.
Veton Surroi ka të drejtë kur thotë se, sapo Thaçi erdhi në pushtet, u ndalën vrasjet politike, sepse regjimi i tij filloi te perdorte mjete te tjera dhune kunder shtypit te lire dhe gazetarëve.
Sapo i fitoi zgjedhjet në nëntorin e 2007 Hashim Thaqi detyroi botuesin e gazetës Bota Sot të largonte kryeredaktorin dhe kolumnisten, përkatësisht Skënder Buçpapajn dhe Elida Buçpapajn. Gjë që ra në vesh të shurdhër.
Dhe me këto metoda Hashim Thaqi vazhdon e qendron në pushtet.
Ka vite që flitet për Gjykatë Speciale, sepse deri sot asnjë krim nuk është zbardhur.
A kanë të drejtë gazetarët të kërkojnë drejtësi?
Moszbardhja e asnjë krimi është akuzë në adresë të Hashim Thaqit se ka lënë në liri të plotë segmentin terrorist që me urdhëra nga politika ka vrarë shqiptarë.
Edhe rasti i bombës në redaksinë e Bota Sot lidhet me këtë segment kriminal. Jeton Lleshi, shqiptar i Maqedonisë është ekzekutori i urdherave.
Fotografitë e tij me krerë të politikës hedhin dyshime, por natyrisht nuk mund të përdoren si verdikt. Sepse nuk mund të konfondohet gjithë e majta me një celulë terroriste.
Mbrojtja e Jeton Lleshit ka kërkuar që hetimi të mbahej sekret. Ata që e kanë urdhëruar të dërgojë bombën tek Botz Sot vazhdojnë dhe i japin urdhëra terroristit Jeton Lleshi.
Por drejtësia zvicerane nuk i pranon urdhërat e tyre.
Zbulimi i Jeton Lleshit, ekzekutorit të krimit 15 vjet pas tentativës për sulm me bombë kundër Bota Sot në Zürich dhe heshtja e palëve për të denoncuar apo për t’u distancuar nga terroristi është akuzuese.
Ndërkohë Zvicra nuk e fal dhe toleron që siguria e qytetarëve të saj të vihet në rrezik dhe zbulimi i terroristit Jeton Lleshi do të shërbejë që t’i shkohet deri në fund të vërtetës.
( Nesër do të lexoni: Për Ramush Haradinajn)
Komentet