Situata brenda burgut te Qaf-Barit sa vinte e rendohej nga shtrengimet ne rregjimin e brendshem dhe ne sektorin e punes . Policet konfrontoheshin me te burgosurit ne menyre provokative si pse nuk e ben krevatin kuti, pse nuk ngrhesh ne kembe, pse me shikon e tijera dhe per keto “shkelje”shpesh mereshin masa fak qe kishte krijuar nje pasiguri dhe makth . Po ashtu te burgusurit punetore qe per shkaqe te ndryshme nuk arrinin ta benin normen filluan ti nxirrnin nga dy turne per te plotesuar vaguant e munguar. Binte ne sy nje tendece e theksuar provokimesh nga ana e policise se drejtuar prej shefit i cili hynte e dilte orar pa orar duke kontrolluar e udhezuar policet. Kohet e fundit edhe operativ Miti bente takime te shpeshta me njerezit e tije brenda te burgosurve. Prej tyre kishte dale fjala se dicka po kurdiset ne ket burg.
Ne majin e luleve, ne majin e freskise pranverore do te keputej me ne fund ngarkesa e mbitendosur prej gjendjes se krijuar nga forca e shtetit per qellimet te paracaktuara
22 maj, vullkan shpirterash, jehone lirie, rizgjim i te pamposhtures .
Rrevolta e te shtypurve nga diktatura komuniste shperthen si ajo gonxhja pas dimrit te gjate dhe vadit me gjak token qe aq shum e duam.
Ky gjak shkroj nje faqe te shkelqyer antidiktaure qe duhet te lexohet qarte sepse eshte nje epope qe kulmon. Kjo ngjarje me rendesi historike mendoj se duhet te percillet me deshmite e drejteperdrejta te pjesmarresve ne te per ta sjelle ate sa me te plote e me prane reales . Duke i mbledhur copat e fakteve te shprehura nga protagonistet munde te krijohet nje vizjon me i plote qe do ti ngjante restaurimit te nje mozaiku .
Nuk e dije por i kam si te gjalla ato caste kur dalim nga menca, patericat e Pjetr Lulit ne duart e Bajram Vuthit, bashke me patericat e Roland Toles e te Llazi Kocit cane ajrin, nje stol i ngritur goditi deren. Policet qe ishin ne mence, jo nuk i preku kush.
Dera u shqye. Llava u ngrit jo per tu bere pis
-Tom Ndoja me tullat ne dore qe i shkuli ne rrugicen perpara zyres teknike, duke vrapuar e qelluar policine i ndjekur nga Sokol Sokol, Martin Leka, Petrit Moriseni, Dush Martini, Lush Bushgjoka, Sokol Progri, Llazi Koci, plumbi nga karakolli prane portes kryesore godet Kostandin Gjordenin ne mes te dy dritareve te guzhines .
Roland Tole, Mirush Osmani, Skender Tufa, Martin Leka mbajne Kostandin Gjordenin e plagosur, Gurali Beshi merr duhan nga qesja e Dush Martinit dhe ja vendos ne plage.: -Me qellun komunistat, me qellun kriminelat. Nuk ndjej as gje, nuk me dhemb, -thonte ai . Hysen Tabaku, Lazer Shkembi, Ded Nimani, Nuredin Skrapari, Nikolle Prenga e Ramazan Spahiu afrohen te shqetesuar, kris bresheria e automatikeve.
-Disa hapa larg zyres teknike Haxhi Baxhinovski me zv.komisarin, replike, ngritje zeri me pas kapelja e rene perdhe ne kembet e te denuarve rrotullohej sikur te paralajmeronte fundin e yllit te sajt, ne gjysem rrethin e formuar nga Fatmir Lakasi, Agron Hoxha, Sali Gaca, Cajup Bejko, Xhemal Tota, Ahmet Tufa, Kol Shkembi, Anastas Dhamo, Xhemal Mustafarai.
-Njerez me gura ne duar, Burgu i cliruar .
-Bidonat e ujit qe une i mbushja per emergjence,
-Sali Gaca gatuan hasuden qe ndahet lart ke guzhina, nga dy topa sijcilit. Atje nuk ishin me shume se 30 vete.
SI FILLOJE
Ate mengjes, si te gjithe ditet e tjera ra canga e zgjimit ne oren gjashte, ne oren 6 e 30 turni i pare futet ne mense per te ngrene mengjezin, ne oren 7-te turni i pare niset per ne pune ndersa turni i dyte futet ne mence per te ngrene mengjezin, perflitej se ne ushqim futeshin medikamente te demshme per shendetin, ne oren 7.30 hyjne papunesia ne mence e nderkohe vjen turni i trete i cili han dhe shkon direkt per te fjetur, numerimi ju behej ne shtrat, mendonin per forcen e punes jo per puntorin.
Pasi mbaroj ate lengun e peshtire qe quhej supe e gelltitej nga urija, dal ne oborrin perpara menses dhe, tek dera e madhe qe ndodhej ne mes mences dhe Maunes , fjetores se papunesise, binin ne sy dy te denuar dhe dy police qe po u kerkonin te dilnin ne pune ,
Ndue Pisha dhe Ndrek Nikolli. Ndreka, nje Lezhjan qe e kishte edhe te vellain ne burgen e Spacit, ishte njeri baballik e nuk prishte qef me kerkend. Kishim punuar bashke per disa kohe ne galeri.
I kishin sjell per te ngrene buke e per ti marre serish ne pune. Kishin bere dy turne 16 ore pune ne minier tani ju kerkohej te punonin edhe 8 ore te tjera !
-More zotni, po jemi te lodh e te keput krejt, nuk kena ma takat me shku ke puna e jo ma me punu. Kena ken dy turne n’pune .- thote Ndreka duke levizur dart lart .
-Une kam urdher te vini tashi,- thone policei punes Fiqiri Cakalli ndersa polici i brendshem kishte hapura deren e priste .
– Itash nuk munemi as me qendru m’kam mer zotni, po pushojme e dalim turnin tjeter,- thote Ndue Pisha, kjo biesde zgjati disa minuta deri sa ra edhe ne sy te te tjereve te cilet filluan te grumbullohen per rreth. Ishte bere rutin qe ata te cilet nuk plotesonin vagonat e kerkuar duhej te dilnin dy turne, 16 ore pa nderprerje, per ti plotesuar, nuk pyetej se si ishte fronti i punes vec duheshin vagonat . Policet i marrin dy te denuarit ne zyren teknike dhe ju thone ose ne galeri ose ne biruce . Te punoje 16 ore ne galeri dhe te tregonin birucen per ndeshkim, kjo nuk ishte vetem cnjerzore por edhe provokim. Jo, prit, ata i kishin bere dy turne, tani ju kerkohej te dilnin te trein turn. Tom Ndoja eshte futur dhe i ka nxjerr dy te denuarit nga duart e policeve duke ju thene :-cfar po kerkoni more , po edhe keta jane njerez, ju a kena ba normen 140 perqind. na leni ne hallet tona, mos na bini ne qaf kot. Per sot kta s’jan tu dal ma n’galeri. Thujini komandes kur te dalim ne pun do te bejme edhe vagonin qe se kan ba kta te dy. Edhe kafsha nuk eshte ndigju ndonje here te punoje 24ore pa pushim. Policet tentuan ti ndalonin por aty ishin Sokol Sokoli, Sokol Progri dhe nje grumbull prej 40-50 te burgosurish, te tendosur nga shtypja dhe poshtrimi, te cilet dukeshin si nje mase ne shperthim .
Nderhyrja e Tomes, Sokolave dhe pranija e te burgosurve qe shtohej rreth tyre, e zgjidhen per momentin kete situate. Policet u largua, dy te burgosurit Nduja dhe Ndreka shkuan pa ngrene per te fjetur, ishin te lodhur.
DALIP ZHABOLLI
Un kam qene protagonist i kesaje pune. Ate dite vjen turni i trete nga puna e si gjithmon behet kontrolli rutine. Dy te burgosur nuk kishin mundur qe ta benin normen. Policat nuk i lane te hyjne mrena ne fjetore por ju thane te shkojne te bejne vagonat qe mungonin, aty nisi incidenti.
SHEFQET DOBRA
Më 22 maj, eshte muaji qe nuk mund ta harrojmë. Ate dite, sapo mbaruan së ngrëni buke turni i trete, shkuan të flinin, disa ishin zhveshur, disa po thithnin fundin e cigares, nuk vonoi shumë, u dëgjua tellalli të thërriste një emër, i cili duhet të dilte përsëri në punë, ky ishte në dhomën tonë. Sa kaq, erdhi polici ta merrte -Punova dy turne pa pushim, të fle një herë se nuk mundem, jam këput për gjumë.
Punoj prapë dy turne të tjera! – tha i dënuari- Nue Pisha -Ka urdhërua shefi! – tha polici . Disa të dënuar, iu lutën që të pushonte njëherë pastaj të punojë prapë dy turne:-kështu i thuaj shefit! – i thanë. -dakord! – tha polici, dhe doli.
Të gjithë u shtrinë të flinin. Kur të gjithë i kishte zënë gjumi, u futën disa policë dhe shefi. Thonë se qeni i mire po të gjejë në gjumë, të rri te koka të ruan, por,….! Këta njerëz të stërmunduar që gjithë natën kishin “luftuar” me malin, përballe rrezikut dhe që para një ore ishin përshëndetur me turnin e parë: -shyqyr që dolët shëndoshë, -dhe këta u kishin thënë:- dalshi shëndoshë- se hyrja dihej, dalja nuk dihej, nuk llogariteshin per qenie umane nga kjo tufe qenijesh abstrakte.
Në dhomë u fut shefi me disa policë nga pas. Unë isha pushim atë ditë, se kisha vrarë një këmbë, isha shtritë dhe po lexoja “të mjerët”, sapo pash ata e futa librin poshtë batanijeve. Shkuan drejt te krevati i atij që duhet të dilte rishtazi në punë, e luajtën për këmbësh: -Çohu! – i thanë’ -Jam lodh more! Jam i marum krejt, po dal dy turnet e tjera -ju tha ai
-Hajde, mos e zgjat! Mos bëj zhurmë se të tjerët po flenë! – i than, megjithese i dënuari po u lutej. -Nuk munem ore, me lini te pushoj se jam i lodhun!- Por policia i tërhoqi batanijet, i dënuari foli me zë më të lartë, kjo bëri që të zgjoheshin tjerët. -Ç’keni more, pse na e nxirrni gjumin?- tha Tom Ndoi- Kemi punuar gjithë natën more, na leni të flemë tashti! -Shoku juaj e ka fajin! – tha shefi. -Ç’farë thua more, pash Zotin?! Ai po flinte, ka punu dy turne, ku ka fuqi ai të bëj zhurmë. Polici e kapi për këmbe ta zbriste poshtë me forcë, po ai u kap për krevati. Të gjithë iu lutën policisë ta linin, e të punonte prapë dy turne por lutjet e tyre, nuk u dëgjuan, qetësia u prishë. Disa të dënuar, u ulën ndenjur. Pasi fjalët e urta dhe lujtjet e disave nuk bene efekt, Toma i tha shefit:- i tash po flem nji herë dhe kur të dalim në punë, të japim fjalën se ça ka lan manget Nuja do e plotësojmë na. I tash na leni të flemë. -Dikush lëshoi një fjalë, po kush e tha këtë nuk e di, se unë nuk e ngrita kokën. Kjo fjalë fyese e acaroi gjendjen.
Dëgjova Tomën të fliste:- Ne vërtetë jemi të dënuar, po këtu nuk bëjmë regjim burgu, jemi punëtorë jo fundërrina! – tha Tom Ndoi dhe e kapën shokun e dhomës, e larguan.
Ofeza e acaroi gjendjen, policët u bënë gati të përdornin forcën .
Dhoma ishte në formë lëje se gjysma e sajë zgjerohej, dera nuk dukej që aty ku ishin këta, dikush nga të dënuarit mbylli derën e dhomës. Shefit ia kapi veshi kërcitjen e rezes së derës, bëri një buzëqeshje dhe menjëhere ndryshoi taktikë .
Ky qe veprimi më i arsyeshëm që bëri në këtë moment.
– Lëreni, lëreni!- u tha policëve- mirë ishte të merreshim vesh, ne nuk duam ta marrim me zor – dhe u drejtua nga dera, policët e ndoqën si qengjat pas s’ëmës.
Të dënuarit, u shtrinë të flenë. Jashtë mbretëronte qetësia. Turnin e dytë dhe të papunët i kishin futur në mencë, t’u lexonin veprat. Gjysmë ore më vonë u dëgjua zëri i tellallit: -të gjithë në rresht para mencës, edhe turni i tretë! – shtoi ai .
U ngritën nga gjumi dhe u rreshtuan në oborrin e ngushtë mes mencës e pallatit ku ishin dhomat e gjumit të dënuarve. E gjithë policia ishte e pranishme.
Pasi pritën bukur shumë në këmbë, nën vështrimet kërcënuese të policëve, erdhën shefi, komandanti, komisari dhe zv, komisari dhe të gjithë oficerët e nënoficerët. Pasi panë se çdo gjë ishte gati, shefi- urdhëroi:- Për dy në mencë!
Në derë ishin dy policë që na numëronin, kur hyri i fundit u mbyll dera. Me të dënuarit brenda, ishin dhe nja dy a tre policë që të ruanin qetësinë. Pas pak dera u hap dhe than :- kush të dëgjojë emrin të dalë jashtë! Fillimisht u dëgjuan emrat e disave të administratës dhe të anëtarëve të këshillit të brendshëm,
sapo dolën ata u mbyll dera. Pas disa minutave thirrën disa tjerë emra, ndërmjet tyre ishte dhe emri i personit që duhet të dilte në punë, përsëri u mbyll dera.
Policët me shkopinj gome në dorë qarkullonin me vështirësi përmes të dënuarve për të mbajtur gjendjen nënë kontroll.
U dëgjua zëri i shokëve jashtë, policia po i rrihte, të dënuarit kërkuan të hapej dera, policët brenda kërcënonin nëse nuk rrinin urtë. Brenda ishte një djalë që kishte thyer këmbën në galeri, dy të dënuar ia rrëmbyen patericat, jo për të dëmtuar policët por për t’u mbrojtur nëse ishte nevoja. Më në fund shqyen derën.
Dalja e njerëzve të egërsuar, qe vërtet e frikshme Të rrahurit ishin përgjakur dhe kjo pabesi e tensionoi më shumë gjendjen.U përleshën, -disa të dënuar bënë ç’mos të qetësonin gjendjen, ndër të cilët edhe Sandër Sokoli por pa sukses.
Numri i shumtë i policëve nuk bënë efekt, ata u detyruan të ikin pa e kthyer kokën mbrapa.
Nga zhurma Dolen te tjerët nga dhomat dhe ata që u bëhej leximi, të shikonin ç’po ndodhte, nuk merrej vesh ç’bëhej atje, një grumbull njerëzish, veshje me tre ngjyra, të gjelbërta, të zeza dhe e të burgosurve, herë zhdukej njëra, herë dukej tjetra, të dënuarit në përleshje ishin pak vetë të cilët, më shumë mundoheshin të qetësonin gjendjen por, edhe të mbroheshin, kjo bëri që policia të largohet. Njeriu është rob i fjalës së dhënë dhe, përgjegjës nëse nuk mbanë premtimin. Për këtë ndodhi të panevojshme, kush duhet të përgjigjet? Sigurisht, të pafajshmit! Fajtorët asnjëherë! Një polic, që dikur, kur ishin të dënuarit ordinerë këtu, kishte qenë shef, e që mbahej mend si i tmerrshmi i kampit(Myzaferi), po kaq të tmerrshëm e tregonin edhe tani që ishte i plotfuqishëm në Fushë – Arrëz, këtë e kishin lajmëruar të vinte të përdorte autoritetin e tij si njëherë e një kohë. Ky u fut brenda rrethimit me atë kapadaillëkun e dikurshëm. Fjalët fyese që përdori ai, më shumë e acaruan gjendjen, kur ngriti dorën kundrejt të parit që u gjend aty pran, prej tij mori një grusht të fort e u shtri për tokë. Nuk vonoi shumë, nga kthesa u duk kolona e makinave ushtarake të mbuluara . Sapo ndalonin, nga pas dukeshin sikur villnin turma policësh e ushtarësh.
Ç’duheshin gjithë këto forca? Kur ishin lajmëruar dhe pse?
Po si erdhën kaq shpejt nga Tirana?
Nuk ishte e nevojshme të shkonte puna deri në këtë gjendje.
Mesa dukej nuk ishte rastësi!
Gjendja dukej se po shkonte drejt se keqes.
Ishte alarmuar qeveria. Shumë shpejt, kampi u ndodh brenda tre rrethimeve.
Gratë e fshatarëve ishin lajmëruar të largohen, ato me fëmijë në krahë, duke qarë e duke na mallkuar ne, ngjiteshin malit përpjetë të lemerisura.
Edhe forcat vullnetare të fshatrave për rreth ishin thirrur të “mbrojnë” Shqipërinë nga armiqtë. Grupi i vogël i të dënuarve, ishin në sheshin mbi kapanonet- ata ishin vetëm, 24 djem të rinj, që veç duarve, nuk kishin gjë tjetër, aty qëndruan, ç’të bënin?! Të gjitha grykët e armëve, nga çdo ushtar që merrte pjesë në rrethimin e kampit, ishte drejtuar në këta djem. Aty kishte zbarkuar garda dhe sampistët e shtetit- si thanë. Po me kë do luftonin?
Pas kaq kohësh duket absurde.
FATMIR LAKASI
Kam ardhe ne burgun e Qaf-Barit menjehere mbas amnistise se 15 netorit 82. Do te kete qene fund dhjetori kur arritem . Kapanonet ishin rremuje, te pista, me zhele neper kembe dhe na u desh kohe me u stabilizu . Aty kishin qen me pare ordineret te cilet ishin trasferuar por jo policet Dibrane te burgut te bulqizes qe kishin mbetur ne sherbim. Une rrija me Astrit Avdin dhe Deshir Cizmen e kisha me shum shoqeri me Pal Brozin, Lek Frrokun, Haxhi Benen dhe Dane Ciflikun. Ne vinim nga Burgu i Ballshit e ketu na kishin sjell per te punu ne miniere ku na futen te nesermen. Pa kushte, rruga e gjate rreth 1.8km me uje qe kur binte shi jashte dukej sikur binte edhe brenda. Ne janar te vitit 83 vjen kontigjenti i Spacit , ishin dhe shoket e mije me te cilet kisha rene ne burg. Per here te pare ishim bashkuar te peste ne te njejtin burg, vellezerit Talo, Ahmet e Skender Tufa dhe une. U spostova nga shoket e vjeter per tu
bashkuar me Ahmetin e Skenderin me te cilet me shkonte me shum muhabetei por kishim edhe shume te perbashketa .
Debora qe ra dy dit para se te vinte kontigjenti i Spacit e kishte ftohur temperaturen e cila ne ate vend ishte shum e ulet . Leviznim ke fusha per tu nxehur e per te hequr stresin me muhabetet qe qarkullonin e vinin edhe nga takimet me familjet.
Burgu ishte i rende por me te veshtire e bente shefi i policise i cili imitonte nje here si kaubojs e nje here si SS-t gjermanë, jo vetem me kapelen e ngritue ne balline por edhe me veprime dhunuese.
Pika e pare ishte norma per te cilen policet Dibrane me nje te urdheruar te shefit,
suleshin pa meshire, ndersa ushqimin e kishim ibret edhe te uriturit nuk mundnim ta hanim Prasin e thate qe ishte mykur neper magazina e shpesh nga qeset pesekilshe dilnin edhe minj.
Per te kursyer buken na e kompesonin me dy kokrra patate te vogla qe nganjehere ishin jeshile dhe buke me krimba te bardhe.
Kam degjuar te flitet shum per rrevolten e Qaf-Barit e cila ne kushtet e terrorit qe ka kaluar nuk eshte treguar plotesisht si ka ngjare. Eshte e lehte sot te flasesh, por ne qe e kemi jetuar shprehim keqardhjen kur nuk e degjojme te tregohet drejte se car ka ndodhur e si ka ndodhur .
Rrevolten nuk munde ta bejshin vetem 12 veta por edhe ata qe rrinin poshte shkalleve kur ne dilnim e perplaseshim me policet te pakten duhet te degjojne . E gjithe ngjarja ka ndodhur per nje vagon te pambushur . Kjo edhe sot me duket habi mbasi norma realizohej mbi 120%. Kur jemi futur ne Mence per apel, ne te tre un, Ahmeti dhe Skenderi kemi qene si gjithmone bashke te ulur ne nje stol nga mesi i meces. Mond Caja ka hyre dhe ka provokuar me policet duke tentuar te marri me dhune disa te burgosur. Salla eshte elektrizuar dhe ka reaguar me britma , policia nuk
ka mundur ta ndalonte vrullin qe shpertheu porten e mori policet perpara . Fillimisht kane qene rreth 40 veta nga 350 qe kishte burgu me pas numeri ka rene . kur eshte bere perleshja e fundit , ne ndjekje te policise deri ke dera e takimit kane qene fillimisht Tom Ndoja me Martin Leken , Sokol Sokolin , Petrit Morisenin , Lush Bushgjoken Lazer Shkomin, Dush Martinin , Kosta Gjordenin ,Gurali Beshin ,Skender Tufen, Roland Tole, Vasjar Tabakun, Nuredin Skrapari . Llazi Koci ndersa ke Haxhi Baxhinosi i cili po debatonte me zv.komisarin qe i binte me zorren e zeze ne koke ishim Ahmet Tufa, une Agron Hoxha, Sali Gaca, Ramazan Spahiu, Dede Nimani dhe disa te tjere qe me gura neper duar i gjujshin oficerit por jo drejte .
Un ju kam bertit duke ju thon – e po bjerini drejt,- dhe tulla ime ka ra ne kurrizin e oficerit qe i ra kapelja . U degju nje krisje revolveri e mbytme. Plumbi kishte zene mish. Me pas krisen automatiket nga te kater anet. Per disa ore burgu ka qene ne doren e te burgosurve, pa police. Ne te tre kishim nje leve qe e kishim mshehur ne toke. Meti ka hapur depon ku rrinte i mbyllur mrena nje njeri qe survejonte se cfar bohej . Kemi nderruar teshat . Veshem te lara per cdo gje qe munde te ndodhte te ishim te paster . Sali Gaca kishte bere hasude nga e cila morem sejcili nga dy topa . Une ju kam thon te mos dorzohemi se keta do te bojne gjak .Lart nuk kan qene me shum se 20-30 veta Fjala e pare ka qene per te rrezistu bile Skenderi shkoje mbushi edhe uje qe kur te nderpritej te kishim rezerve.
Mbas ultimatumit te zv, Ministrit ata kane vendosur qe per te shpetuar te tjeret te dorezoheshin.
NDUE KOLA
Ngacmimet ven e paven nga policia do te bojshin edhe Gomorin te hudhte shqelma .Na e kishin pru ne maje te hundes dhe ate dite nuk e dij se si plasi por kur shpertheu policet s’po gjejshin vrim me u fut mbasi zemerimi i te burgosurve nuk mahej mo .
Oshte bo perleshje trup me trup dhe kur i vum perpara u mundun me na mashtru duke na fut nji here ne mense e nji here ne fjetore kur nuk ja arriten perdoren armet
duke plagos Kostandin Gjordenin dhe duke shti me bresheri automatiku ne ajer nga te gjitha vendrojet bile edhe nga zyrat e komandes eshte shti me automatik .
Per disa ore burgu ishte ne duart e te burgosurve .
Liri mrena telave e fituar me gjak. Asnje polic brenda territorit te rrethimit .
DED MARTINI(DUSHI)
Po ça goditje?! Absolutisht jo, s’është goditur asnjë polic, pati të lënduar në sedër, vetëm ishte problemi t’ja hiqje prej duarsh edhe Sokolin që po e rrihnin. Tullat që hidhnim shkonin i binin murit. Nuk kishte asnjë lëndim serioz, më shumë duan të bëhet bujë. U plagos një polic dhe një komisar i burgut, një gërvishtje të lehtë pati. Pasi u rrethuan, policia bëri sikur u tërhoq e u mbyll kjo çështje. Pastaj na futën në një sallë ku hanim bukë. Në këtë moment ata kanë gjetur thikat dhe kanë filluar të na nxjerrin një nga një se donin të na kapnin ne. Erdhën shumë forca. Fati i keq i Kostandin Gjordenit, një i burgosur shumë i vuajtur që ka këputur edhe krahun nga ai plumb që mori aty. Ai ishte te dera, e kapin per ta nxjerr nga jasht dhe fillojnë i gjuajnë. Aty u revoltua i gjithë kampi. Se ai ishte person i dashur, e pastaj u bë një revoltë shpirtërore e të gjithë të burgosurve, te cilet kane shpërthyer deren. Revolta mori zhvillim masiv, e aty u përfshinë të gjithë. Ka ndodhur përleshja më e egër me policinë. Toma kishte një tullë në dorë e godiste një polic i cili kishte vënë për poshtë një të burgosur dhe e godiste me shkop gome.. Vazhdoi përleshja, erdhën helikoptera e pastaj arritën të ndajnë pjesën e kampit. Unë disa shokëve i thashë të largoheshin, dhe ndejtëm ne që e nisëm revoltën që në fillim.
KOSTANDIN GJORDENI
Kur me moren ke menca per te me derguar ne biruce , me goditen e un thirra , ata me muaren ne biruce duke me rrahur nderkohe nga menca shperthejn thirrjet -lironi Kosten – me leshuan e u bashkova me vellezerit e mij qe i moren policet perpara . Tom Ndoja kishte ne njeren dore disa tulla e me tjetren ja leshonte policeve qe hiknin
si lopet, mbas tij ishte Martin Leka, dhe un mbas tyre .mbas meje vinin te tjeret Sokol Sokoli, Dush Martini, Ded Nimani Land Tolja, Skender Tufa, Gurali Beshi e te tjere qe si maj men tashi
Nga vendroja ke dera ushtari qelloj siper kokave tona per me na trem ndersa oficeri i rojes qelloj drejt nesh. Do ti jete drejtu Tomes por ne leviznim shpejt e plumbi me mori mua. Ndjeva si pickim, jo dhimbje vetem se isha i mpire.
-Me qellun kriminelet, me qellun komuniste – ju thash shokve .Dushi nxorri duhanin nga qesja e te tjeret ma vune ke plaga. Aty na u ngrit gjaku te gjithve e thirrem – Posht komunizmi
Masnej u dorzum se s‘kishim car bojshim. Na kan rraf si kafshet e gjys te vdek na kan cu ne Puke, atje na kane bo hetuesi me dru qe na e jepshin disa here ne dite e na shajshin .
Na bon gjygjin mrena disa ditesh e masnej na cun ne Lezh na lan atje nje muj e masnej na trasferuan ne Spac.
BEDRI BLLOSHMI
Oficeri rojes ishte nje Matjan me mbiemrin Kurti(Asllan), ai e qelloj Kosten
PJETER LULI
Une isha me paterica se pata nje aksident dhe e kisha kamen ne allci . Siellja e
policise qe drejtohej nga kareristi mistrec, Edmond Caja, e acaruan gjendjen deri ne
ate pike sa te denuarit ishin te detyruar te mbroheshin. Ne ket kohe krahinori dhe miku jem Bajram Vuthi me thote – Pjeter, jam tuj ti marr keto paterica se ketu po bahet qameti, dhe i perdori kur i ra nje polic me shkop ne koke .
. BAJRAM VUTHI
Sapo dal ke porta me gjun nje polic sa xixa me dulen, mir kjo por kur me shau nanen nuk dorova ma e ja kam njit disa here me patericen e Pjetrit qe u thye . Autori i kesaje ngjarje ka qene vetem shefi i policise Edmond Caja , per mendimin tim nje kriminel i madh . AHMET TUFA
Revoltën donim ta fillonim ne, sepse shpirtrat tanë kishin plasur, por mënyra si plasi, ishte e pa organizuar nga ne , ishte një organizim i Ministrisë së Brendshme, i bishave të egra. Ata e bënë këtë gjë duke shfrytezuar rastin e bashkëvuajtës i quajtur Ndue Pisha, i cili ishte turni i tretë, me një tjetër person qe nuk e kishin bëre dot normën dhe policia i pruri poshtë për të ngrënë, ju tha: “hani bukë dhe do vini prapë në punë”. Ata takoin shokët e vet. Si zakonisht, ne i prisnim shokët tanë kur vinin nga galeria, sepse kur nisej dikush per ne pune ne ju thoshim: “Të pruftë Zoti shëndoshë!” sepse nuk dihej kthimi. Shokët e Tropojanë po i prisnin aty. U than si e kishtin punën: Mua dhe Ndrekën duan të na çojnë prapë për të bërë normën. “Jo, i thanë, nuk ke për të shkuar”. Dhe këta ishin djem të fizikshëm, djem trima, malësorë. Sokol Zefi, Martin Leka e te tjere i thanë policit: “nuk keni për ta nxjerrë”. Ky njofton oficerin e rojës, ai njofton ekipin e komandës, vjen komanda e drejtuar nga Edmond Caja dhe kërkojnë djalin ta marrin me forcë, këta nuk ja dhanë dhe u bëme nje grup prej rreth 40 vetash, te gatshem per tu perballur, por komunikimi u be ne menyre
paqesore pasi nga ne u premtua se vagonat e mbetur pa u mbushur nga Nduja e Ndreka du ti mbushnim ne. U duk sikur rame dakaort por pas nja nje ore bie çanga
dhe thonë “të gjithë në apel”. Dolëm në apel, filluan na rreshtuan, por ishte mbushur me policë, të gjithë me shkopinj gome, me hekura nëpër duar. Kuptohej që do bëheshin arrestime. Kur na futën në mensë, u ulëm. Hyn Edmond Caja, me shikimin si bishë . Kjo ishte diçka që ai nuk e kishte përjetuar më parë. Ai thoshte: “unë jam shteti, unë jam ligji”. Ishte njeri shumë cinik, shumë i poshtër. Edhe ç’bën? Si zakonisht ulte kapelen duke imituar nazistët . -Kush të dëgjojë emrat të dalë jashtë, – tha ai- Ndue Pisha, Sokol Zefi, Tom Ndoja. Dhe filluan njerëzit që kishin shpirtin e revoltës, që thoshin “më mirë vdekur sesa gjallë”, që e përqafonin vdekjen si diçka më të lumtur. Ashtu isha dhe unë. Në atë kohë çohet një shoku im, Haxhi Baxhinovski. U çova dhe unë, por unë kisha pranë nipin tim, më i vogli i kampit, Skënderin, një djalë i imët, 50 kile me gjithë plaçka, por zjarr dhe Fatmir Lakasi qe ishte si vllai yne , gjithmon ishim bashke te tre, ne mendime e veprime. Çohet dhe një shok tjetër dhe bëjmë për të dalë, por aty na mbyllin derën. Kur mbyllin derën, fillon përleshja. 10-12 veta sa kishin dalë fillojnë përleshjen me policinë, por policë ishin shumë. Ne morëm një stol, unë dhe Llazi Koçi, një djalë shumë energjik, ai ishte me patericë sepse kishte pasur këmbën me apses, e thyem derën, e hapëm dhe pamë që bëhej një kacafytje për jetë a vdekje. Disa policë kishin vënë përfund të burgosurin, dy-tre të burgosur kishin vënë përfund policin, fut njëri me shqelma, fut tjetri, rrahje barbare, u futëm dhe ne u kacafytëm. Kur u futëm ne, ata u trembën. Në këtë kohë, Haxhiu po drejtohej te një polic për ta qëlluar. I futet zv.komisari politik thotë: “Po ju ku doni të shkoni me këtë agresivitet që po bëni karshi nesh, ne jemi shteti!” dhe qellon Haxhiun me shkop gome, Haxhiu i thote mos me qello dhe ia nxjer thikën, nderkohe nje tulle e leshuar nga Fatmiri e godet ate ne shpine e ne kete kohe
i bije kapelja ne toke. E len ate si nje trofe per ne dhe largohet nxitimthi.
Kostandin Gjordeni, shumë djalë i dashur, i mirë, i drejtë, i shkon pas
Tomes te cilin po e ndiqnin shum te tjere ne turrin kunder policise. Në këtë
kohë, oficeri i rojes Asllan Kurti qellon me pistolete dhe e plagos në shpatul Dhe sot nuk e ka dorën nga ai plumb te cilin e mban në shenjë kujtimi, “edhe ta kërkojnë me miliarda lekë, thotë, unë nuk e jap”. Dush Martini, shumë djalë i dashur, shkodran, nxjerr një kuti duhani, ia mbulon plagën, shkojnë dhe disa të tjerë dhe nipi im Skënderi, për ta ndihmuar. Por nuk kishim punë vetëm me këtë ne, kishim punë dhe me policinë që po kacafyteshin me të tjerët.
Si perfundim e nxorëm policinë jashtë, kjo ishte fitorja më e madhe që ndjemë ne si të burgosur politikë. Spartaku me gladiatoret mundin Romen. Fituam lirinë. E fituam me gjak, e fituam me zotësi, duan apo nuk duan ta pranojnë diçka të tillë, ne i nxorëm me bisht ndër shalë.
Na thërret Sokoli e na thotë: “Ahmet, kena bërë një tepsi me hasude, hajde të merrni nga një top sepse duhet të përshëndetemi mbasi shumë nga ne do shkojnë nga kjo jetë.” Për vdekje bëhej hallvë, por ne nuk kishim dhe kishin bërë hasude. Po kujt i hahej?! Por duhej respektuar ajo që u tha dhe shkuam e morëm nga një top. Dhimbja ishte shumë e madhe. Trishtimi ishte shumë i madh. Vdekjen e kishe aq pranë sa habitesh. Unë theva derën e magazinës, aty ishte syri dhe veshi i partise, rrinte brenda një Rexhep, punonjës i komandës. Kishim depon e ushqimit dhe veshmbathjes. Ai u tremb, kujtoi mos do e vrisja. I thashë: “nuk kam punë me ty, kam punë me thesin tim”. Shkoj te thesi, Skënderi dhe shoku im, Fatmiri, morëm ndërresat e pastra, të vdesim me rroba të pastra thamë. Kur dolëm ishte vendosur qetësia, kishin filluar të dorëzoheshin
NUREDIN SKRAPARI
“Në vitin 1983 na çojnë në kampin e Qafës së barit, ishim rreth 500 të burgosur politikë të moshës 30-40 vjeç. Me vajtjen tonë rendimeti i punës u rrit shumë.
Shumica nga ne kishte bërë 8-10 vjet burg. Unë i kisha bërrë mbi 10 vjet vite burg. Kur ata panë që ne punonim shumë filluan një shtrëngim, të cilin e deklaruan edhe verbalisht. Për cilindo të burgosur që nuk bënte normën 4 vagona, do të kthehej nga galeria në mencë, do të hante dreken apo darken,si te qellonte, dhe do të shkonte sërish në punë me turnin pasardhës. Këtë filluan ta bëjnë rregull. Kjo na ra në sy të gjithëve dhe njerëzit mendoninin si ta frenonin pasi ishte e pamundur që të punonin mbasi kishin mbyllur turnin pasi ishin te lodhur e te pa mundur
Dhe duket mes tyre kishin menduar, i binte fiks 11 vjet nga revolta e Spacit 21-23 maj 73. interpretet kryesore te kesaje ngjarje Sokol Sokoli e Ton Ndoja i kishin bere mire llogarite. Kam ndodhur ke dera kur po shkonte ne pune brigada e turnit te pare . Dy polica po merrnin me force per ne pune nje te burgosur qe nuk e kishte bere vagonin e munguar . Sokoli dhe Toma qe i njihja te dy, me te dy kisha shtyre vagonat, nje here me njerin e nje here me tjetri , u sulen dhe ja rrembyen policeve ate djalin te cilin e futen brenda kampit e i thane shko ne biruce.
Rregullorja thonte nese nuk realizojne normen komanda i ndeshkon ne fillim me verejtje pastaj me tre dite , shtate dite, e me pas nje muaj biruce , kjo rregullore ishte firmosur nga ministri . Keta ju thane policeve futeni ne biruce pra kerkuan nje te drejte, nder kohe policet e shtuar ne numer u sulen per te vene „nderin“ ne vend . Tentuan ta merrnin prap ate djalin. Aty jame ndodhur edhe une . U beme nje bllok tridhjet- dyzet te burgosur e nuk i lame policet qe ta merrnin ate djalin Nduen, pra u beme shume nga ne. Me pas kane ardhur shume polica me pendreke ne duar e na kerkuan te futemi ne mence . Thirren Tom Ndojen te cilin mbas pak hezitimesh e
lane shoket duke i thene dil. Kur doli perjashta Toma, une e kam pare me syte e mije se ndodhesha i ulur prane deres, ju hodhen ne shpine disa police dhe e lidhen me hekura gjermane nga ato me te fortat qe te shtrengonin doren sa te kepusnin
duart . Kete skene e pane edhe shoket e tije te cilet u versulen jash e jua muaren policeve nga duart dhe e zgjidhen , policet hiken te gjithe perjashta dhe ne dolem nga mensa e u ngjitem ne nje shesh atje siper. Ne fakt ngjarja nuk u zhvillua kaq shpej sa e thashe por une po theme episodet kryesore te saje .
Degjojme nje uturime siper nesh ishte nje helikopter qe si te theme une dukej si nje korb i zi gjigand, i madh. Me te kishte ardhur zv, ministri i brendsheme, shefi i sigurimit te shtetit Zylzftar Ramizi i cili hipi mbi nje tarrace e nderkoho burgu ishte i rrethuar me ushtare e perforcime nje ushtari nuk i mbajten nervat apo e urdheruan dhe qelloje, plumbi godet Kostandin Gjordenin , une e kam patur afer1-2 metra. I demtoje krahun e ai thirri . Dikush tha – vellezer po na vrasin, te shkojme neper dhoma . Nderkohe Llazi Koci, nje pjestare i grupit thirri -poshte komunizmi .
Te gjithe te burgosurit si te vene nen komande a vetkomande perplasen njekohesisht kembet ne toke . Toka u tund, kjo u duk si termet. Ai i shte casti qe na identifikoje ne politikisht packa se ne po kerkonim nje te drejte. Spaci u identifikua me flamurin pa simbolin e komunizmit ,yllin, ne u identifikuam me kete thirrje .
-Dy informacjonet e me poshteme jane te cvendosura ne kohe dhe te sajuara, ne aktrim. Ato i perkasin realisht ngjarjeve te Qaf-Barit .
Sekret
Ekzemplar Nr.1
Shkodër, më 6.12.1984
EKSTRAKT
Nxjerrë nga e dhëna e bp. “Furtuna” e datës 2.11.1984
…Më pas Shtjefën Pjalmi i tregon burimit: ”Kam ndenjur para disa ditësh me një Flamur nga Shkodra, që ka qenë marinar dhe ka bërë 19 vjet burg në Spaç. Ai më ka
thënë një gjë shumë sekrete që vetëm ti po e dëgjon nga goja ime. Të burgosurit janë organizuar në atë mënyrë që sapo të vdesë Udhëheqësi Kryesor ose ta vrasin, të gjithë të ngrihen në kryengritje në tërë burgjet e Shqipërisë. Ata e dinë veten të vdekur prandaj do të ngrihen. Më tha Flamuri se ky organizim është bërë në mënyrë të përsosur”…
Furtuna
EKSTRAKT
Nxjerrë nga e dhëna e b.p. “Furtuna” e datës 12.11.1984
Burimi e pyet Shtjefën Pjalmin se më fole për atë Flamurin. Di gjë ai për organizimin e të burgosurve? Shtjefni përgjigjet: “Ai ka ndenjur disa vjet në burg me njerëz të mëdhenj. Atje në burg është formuar qeveria, që do të vendoset sapo të vdesë Udhëheqësi Kryesor i Partisë. Çdo gjë është gati. Pritet shpërthimi me rastin e vdekjes. Burimi i thotë se si ka mundësi që të burgosurit të lidhen me njëri-tjetrin në burgje të ndryshme? Shtjefni tregon: “Mund të jetë ndonjë njeri i jashtëm që lëviz dhe organizon këtë punë”…
Furtuna
KONKLUZJONI IM
Ministria e Puneve te Brendeshme, ne rruge operative kishte mbledhur informacjon se ne burgen e Qaf-Barit ishte krijuar nje vater e cila ndoshta edhe me ndihme nga
jashte telave do te bente te mundur hapjen e nje rruge kalimi per tu arratisur nga burgu. Kjo aratisje do te kishte ne kulmin e saj nxjerrjen jashte telave te nje berthame
te mundeshme politike e cila mundet te kete patur planet dhe objektivet e veta (sipas saje).
Me qellim parandalimin dhe shkaterrimin e kesaje vatre te rrezkshme per P.P.SH-ne u inskenua rrevolta e 22 majit 1984, fati tragjik i te ciles dihet tashme.
Cvendosja ne kohe e vende dhe inskenimi i ngjarjes jane bere per te c’rregulluar rrjedhen faktike te saje e cila deshmon se ka patur edhe nje dosje tjeter te detajuar
a) me rraportues, bashkpuntore te cilet kane qene 35
b) me emrat dhe pozicjonet e protagonisteve te piketuar.
c) me analizen dhe konkluzjonet e situates
d) me planin e zbatimit per shkaterrim edhe ndeshkimin te kesaje vatre
Mendoj se kemi te bejme pikerisht me ato dosje sekrete per te cilat deputeti persekutor Spartak Braho shprehet : -…do te hapim disa dosje qe Tufa(Agron) dhe Dervish(Kastriot) nuk do te mundin ti hapin dot .
Deklarimi i deshmitarit okulare Shefqet Dobro qarteson me shprehjet e tij
-C’ duheshin gjithe keto forca ?
-Kur ishin lajmeruar dhe pse ?
-Po si erdhen kaq shpejt nga Tirana ?
-Me sa dukej nuk ishte rastesi .
FILLIMI I MASAKRES
Helikopteri i ardhur nga Tirana zbarkon;
– Zylyftar Ramizin drejtor i sigurimit te shtetit;
– Zv Ministri i Brendeshem Agron Tafa
-Kasem Kacin drejtor i drejtorise se tete prane M.B. ;
– Leke Ymerin, specjalist ne Ministrine e Puneve te Brendeshme si edhe disa persona te tjere te cilet fillimisht drejtohen ne komanden e burgut sigurisht, per tu informier me shume rreth situates se krijuar brenda burgut te Qaf-Barit . Me pas ata vijene perballe portes kryesore ku hynin dhe makinat qe merrnin mineralin e nxjerr prej nentokes nga sklleverit e denuar
Sheshi perpara kesaje porte nxinte nga njerez te veshur me uniforma te ndryshme .
Agron Tafa, me nje megafon ne dore hipen ne karakollin qe ndodhej prane kesaje porte duke ju drejtuar te burgosurve me keto fjale .- Vini re, te denuar vini re . Qeveria eshte e shqetesuar per c’fare ka ndodhur ketu , per kete arsye jemi derguar prej saje qe ta zgjidhim kete situate . Ne analizen e bere edhe me komanden arritem ne perfundimin se nuk jeni vetem ju fajtore per sa ka ndodhur prandaj dergoni nje perfaqesi qe ta mbyllim kete problem me marrveshje ne te kundert do te detyrohemi te perdorim dhunen, keni pese minuta afat .
Sokol Sokol e Martin Leka shkojne tek dera ku te denuarit dilnin per te bere takim me familjet. Ata biseduan me Leke Ymerin e disa te tjere, kur kthehen ishin te gezuar se kishin marre fjalen e burrit qe nuk do te prekej njeri me dore . Sokoli kalimthi ndeshi me veshtrimin e Fatmirit e tha ;- na premtuan nuk kemi nga t’ja majme e uli koken si ai luani i zene ne kafaz, ndoshta duke kujtuar edhe fjalet e tij tek fusha lart ;- mos te dorzohemi se keta do te bejne gjak .
U dha urdheri te gjithe te futen neper dhoma. Oborri u mbush me forcat specjale te paisura me skafandra, mburoja plastike,shkopa gome, veshje te perforcuar per sulm , shkurt te paisur deri ne dhembe .Leke Ymeri me nje liste ne dore qendronte jasht gardhit ,tek dera ku dy te burgosurit nuk pranuan te dilnin ne pune, dhe filloje te lexonte emrat
DED MARTINI (DUSHI)
Pastaj kanë thirrur Martin Sokolin dhe Sokol Sokolin për të bërë një marrëveshje . Mes nesh ishte një vllazni ideale kundër diktaturës, atij gjenocidi të paparë. Edhe Sokoli ra në marrëveshje që do dorëzohemi. Thirrën listat me emrat që do arrestohen. Unë jam arrestuar i 6-ti. Aty më pas nisi tortura në dhomën e torturave. Duhet përmendur dhe një personazh tjetër, që fatkeqësisht e vranë por jo se kishte lidhje me revoltën, Sadri Sokolin, ai ishte burrë shteti, i nderuar. Nuk e di pse e vranë . S’kishte lidhje me revoltën. E thirrën dhe e vranë.
Pas 3-4 orë barbarizëm, disa herë kam rënë pa ndjenja. Më hipën në makinë, dhe kur mbërritëm në Fushë-Arrëz më hodhën prej makine dhe isha pa ndjenja, vetëm ndjeja më pas kokën në gurët e oborrit që më tërhiqnin zvarrë. Mua më dinin për të vdekur se menduan se më kishin mbytur. Edhe kështu përfunduam në burgun e Fushë-Arrëzit, edhe atje me torturan.
Dhe filloi procesi i hetuesisë. U dënuan 12 vetë, 12 të tjerë mbetën pa u dënuar. Unë tërë trupin e kisha me plagë, sytë i kisha të mbyllur nga dhuna. Më thoshin trego çfarë ke bërë, keni ther komisarin, edhe akuza ishte organizatë politike për qëllime terroriste që unë normalisht e mohova.
Nga qesja e Dushit eshte marre duhani qe i eshte vendosur Kostes tek plaga. Ate dite atij i kishte ardhur nena per takim.
Ajo as nuk e takoj e as nuk e pa te birin i cili u torturua mizorisht.
BAJRAM VUTHI
-Ne fund u detyrum te dorezohemi . Te rrafme qe na kane bo nuk mundem me shpjegu, kafsherisht, na maskrun . Se si kemi dal gjall vetm ai atje nalt e din . Ne hetuesi na kan torturu e na shajshin . Pyetjet kan qene ma shum per Tomen e per
Sokolin se aty e kishin piksynimin . – Kush e organizoj ? -Car qellimi kishit ?
Pushkatimi i atyne dy djemve qe ishin ma trimat me ka met pek ne zemer per tan jeten.
NUREDIN SKRAPAR
-Zylyftar Ramizi, me megafon kerkoj qe keta te dorzoheshin dhe kerkoj dike per negocim . I pari shkoj Sokol Sokoli e kishin rene dakort ne bese te burrave . Keta u dorzuan se nuk kishin c‘te benin . Une jam i bindur se edhe keta do ta ngrinin flamurun por nuk paten kohe se nuk i lane , tere kohen ishin nen tensjon .
Policija eshte sjellur shum ashper me ta , bishti i lopates ishte i bute . Me bishta kazme i rrihnin, i rrezonin ne toke e i masakroni. Me pas i kane hedhur si thaset ne makine . Sic morem vesh me pas, gjygji i tyre eshte bere, sic nuk kishte ndodhur asnje her tjeter, per 6-10 dite e Sokol Sokoli me Tom Ndojen u denuan me pushkatim .
NDUE KOLA
Me pas dihet, shteti te shtyp . Burgu i rrethu me disa kordona si ushtare, police, sampiste dhe pushkataret e lire . Te ardhurit nga Tirana premtuan se nuk do te prekej njeri me dore , -me bese burrash- Po ku oshte pare ndonjeher qe te kene bes komunistet . Na kishin fut te gjithe neper dhoma dhe kush te degjonte emrin duhej te zbriste poshte . Mu me kane thirr te 5 tin . Sapo dola ke cepi mences me hypin ne shpine disa trupa te medhenj, me lidhen duart mbrapa e deri ke dhomat e takimit nje koridor me sampista te percillte me grushta shqelma me fusin ne nje dhome ku bohemi 5 veta , po ashtu mbushen edhe dy dhomat e tjera qe sherbenein per takime . Maj men se me mu ishin Lazer Shkombi, Nikoll Prenga, Kole Shkombi dhe Tom Ndoja . Mbasi i prune te gjithe personat qe ishin ne liste , policet e veshur me te zeza qe kishin ardhur nga Tirana u futen neper dhomat ku ishim ne dhe kan bo nje te rrafme c’njerzore . Te rinje, te shnetshem si kuaj ata qellojshin pa meshire me bishta kazmash, me dru sobe, me shqelma. Hiknin nje pale e vinin te tjeret . Dhoma u kthye ne thertore, ne dysheme, neper mure vetem gjak . Nuk e dije si kemi dal gjall prej durve te tyre.
Mbasi na rrafen per disa ore , rreth ores 3-4 kur po vinte turni i pare nga puna , na ncjerrin zvarre ne oborr, na lejne pak ashtu te lare ne gjak per te na pare shoket tane qe kishin qene ne galeri e me pas na lidhin dhe na hedhin si thase ne dy makina te medha ushtarake te mbuluara me mushama .
Edhe pergjate rruges policet sampista qe na shoqeronin na bijshin me dru dhe na shqelmojshin me ato kepucet me gozhda nga poshte.
Kudo vetem gjak, klithje dhe ulerima. sharje, ofendime deri sa mbrritem ne Puk.
Kur zbritem na priste nji koridor policash me hunj ne duar te cilet na bijshin duke na shty se ne nuk kishim mo fuqi as me qendru ne kom , ne biruce na kan lidh prap dy nga dy . Te gjithe ishin si te vdek por mu me kishte hikur shpatulla e majt dhe qafa me nje ane dhe kisha gjak te zi deri ne fund te komve.
Mbas 3-4 ditesh me kane mare ne hetuesi,me pytshin se kush e organizoj revolten, pse kundershtut policin . Masnej me ka ba hetuesi Gavrosh Andoni per dy dit e mbas tij me ka marre hetues Ylber Shehu , ky me pyeste,- Kush ju ka rraf ? Si ndodhi ngjarja ?
Ne birucat e Pukes polici Ndue Qymyri me ka rraf ne banjo se rrefuzova ta pij cajin pa sheqer. Hysen Tabaku dhe Lazer Shkomi me kan la gjakun e me kane fut ne dhome se Kole Shkomi ishta i semure e nuk ndihmonte dot .
Dega e Pukes kaloj ne dispozicjon te hetuesise specjale te Tirones .
Une isha ke 12 personat qe nuk u denova. Ne daten 5 ose 6 (se maj men mire) vijne tre Autoburgje , ne te parin hypen Tom Ndojen me Sokl Sokolin ne dy te tjerat na hypin ne qe na dergojne ne burgun e Zejmenit ku perseri na torturojne mizorisht.
Na fusi ke dy dhoma te birucave dhe na leshohen tu na rraf,edhe ketu nje pale dilshin e nji pale hyjshi, te rrafme me seanca . Kur marun rrafjen, polic Anton Lapi na ka bo ne koke nga nje kryq me makine qethese ndersa mu me ka fut kepucen ne koje duke me thene- He mor Ndue Kola si do te na e merrshe pushtetin ?.
Haxhi Bacinovski me Llazi Kocin i kane thone atij: – Keto kryqe qe po na i bon ne tashi ne koke shum shpejt do te bohen Kisha e Xhamija . Menjehere kane fillu prap duke na rraf . Un isha me i pafuqishmi dhe Edmomd Mustafarai ju thote mos i bini atij se osht i semure po hajde me qelloni mu . Nuk na dhan as buke e as uje. Tellalli i burgut, nje ordiner me emrin Idriz Derbishina pruni nje tas me uje .
Patem temperatur dhe ethe por asnjeri nuk pyeti per ne
Te nesermen ne ora 9 te mengjesit 11 nga ne qe ishin denuar i dergojne me Autoburg ne Burrel, ne 11 te tjeret na dergojne ne Spac
HAXHI BAXHINOVSKI
Sapo dola ke shkallet me kapen prej krahesh , me vune hekrat e nuk me preken kembet ne toke . Na ndane ne grupe ke tre dhomat e takimit . Aty kishte drunj te trashe zjarri .Sokol Progri me thote;- ti fusim poshte krevatit qe mos ti shofin. -Un i them;- futi sa te dush ti ata parp do ti gjejne se per ket pune i kane pru.
Jane futur ne dhome mbi njezet veta, te gjithe si kuajte e na jan leshuar me grushta, me shqelma,me bishta lopate e bishta kazme dhe me drute e zjarrit . Nuk e dij por me katila nuk ma merr menija se munde te kete ne bote. Nuk pysnin se ku sillnin, te terbuar, bisha krejt, e bone venin si kaspante. Vetem gjak , mu me thyn kamen dhe krahune ashtu sic isha me bijshin prap. dhimbje qe si kisha provu ndonjiher ne jeten time . Me ra te fiket, me hodhen uje e prap me hunj .
Nuk e ndjejsha me trupin . Dhe ne gjyjge ne nxuaren me barrele se nuk munde te hecja
S‘e dij se sa ka zgjati ajo masaker po mu m’eshte duk sa nje jete .
Shpirti qenka i forte
Per disa ore na lane si kufoma, askush nuk mund te fliste po dhe nuk guxonte se ata ishin gati .
Na lane ashtu deri sa erdhi turni i pare . I kthyen te gjithe te burgosurit me fytyre nga ne qe te shihnin si na kishin katandis . Na hodhen si thase ne karrocerine e IFES per te futur terror e ne na denuan per terror denim i cili edhe pse ka ardhur demokracia nuk na eshte hequr
– Na kane ber hetuesi te dhunshme, kerkonin te flisnim se si do te merrnim pushtetin, si do te arratiseshim . Nuk e dij pse u ndryshua por ata donin te benin dy grupe se e kishin metode pune gjithmone krijonin grupin perndimor dhe grupin lindore per kete ishin arrestuar 24 veta . 12 per cdo grup . Perfundimisht na denojne vetem 12 veta per organizate kunderrevolucjonare me qellim rrezimin dhe marrjen e pushtetit !!
Se si do t‘ua u merrnim ne pushtetin ketyre qe nuk kishim as bishta luge, kete nuk e di. Me keto akuza te kota pushkatuan Tomen e Sokolin . Me Tomen kam qen ne nje biruce.
-Ne kete biruce kam qen i lidhur kok e kambe kur me denuan me vdekje vite me pare,- me thote Toma .
Ne raportin e Ministrise se Brendeshme thuhet se ne rrebelimin e Qaf-Barit jane implikuar 38 persona prej te cileve 24 jane marre ate ditë.
Personat e listes se pare, arrestuar me daten 22 maj 84 jane:
Sokol Sokoli, Sokol Progni Tom Ndoja Lush Bushgjoka
Haxhi Baxhinovski Vllasi Koçi Kostandin Gjordeni Bajram Vuthi
Martin Leka Lazër Shkëmbi Hysen Tabaku Ndue Pisha
-Petrit Morisen -Agim Karameta -Ramazan Spahiu -Nikolle Prenga
-Kole Shkambi -Ndue Kola -Edmond Mustafaraj -Ded Martini
-Xhemal Tota -Ded Nimani -Mark Ndoci – Martin Pjetri
12 te fundit na qartesojne se personat qe duhej te ndeshkoheshin ishin te piketuar pasi ata nuk denohen me te tjeret . Kete arsyetim e ploteson edhe mos ndeshkimi i Ndrek Nikollit i cili se bashku me Ndue Pishen kundershtuan daljen ne pune
Me një procedurë të shpejtuar dhe me dënime të parapregatitura, me 3 qershor 1984, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e ka mbyllur këtë çështje duke dhënë dënimet si më poshte:
-Sokol Sokoli, me vdekje, pushkatim; – Tom Ndoja, me vdekje, pushkatim;
– Sokol Progni, me 25 vjet burg; – Vllasi Koçi, me 25 vjet burg;
– Martin Leka me 16 vjet burg; – Haxhi Baxhonovski, me 21 vjet burg;
– Bajram Vuthi, me 15 vjet burg; – Ndue Pisha me 25 vjet burg;
– Lush Bushgjoka, me 12 vjet burg; – Kostandin Gjordeni, me 10 vjet burg;
-Lazër Shkëmbi, me 12 vjet burg – Hysen Tabaku me 11 vjet burg.
Ra heshtje varri mbasi u muaren 24 te paret te cilet pas masakrimit jane hedhur si thase ne karrocerine e makines, ankthi i terrorit ishte futur tek cdo i burgosur i cili ne
cdo cast mund te behej prehe ne ktheterat e xhelateve . Brenda ambjenteve te burgut kishte dy here me shume forca speciale e police se sa te burgosur .
Na lane disa ore ashtu te ulur. Police te shumte rrotulloheshin si korbat rreth te denuarve . Ankesa me e vogel te kushtonte shtrenjt. Me pas filluan veprimet , ne mence, po kujte munde ti kalonte kafshata, mendonim per ata qe hiken , i moren si thase e s’dihej ku i hidhnin .
KEPUCET
Cfardoe papritur mund ta priste sejcilin prej nesh, kalonim me syte poshte si te mundurit nga hordhite qe te shkonin ne shpate .Ne mbremje shkojme per te fjetur . Une flija tek maunja ne krahun majtas kur hyje, shtrati im munde te ishte i dhjeti nga dera, me binte mbas Mihal Shtetos nje Nartjot shum i mire e studjoz.
Duke menduar se munde te na vinte ralla, Ahmeti, Fatmiri dhe une, nxuarem nga trastat tona teshat e pastra dhe u ndrruam , per cfardo qe te na ndodhte te ishim me veshje te pastra. Me kujtohen luftetaret qe mbanin qefinin rrreth qeleshe. Une mora edhe kepucet. Ato kishin nje historia me vete . Per here te pare kisha mundur te beja nje pale kepuce me porosi dhe munda ti vishnja dy a tre here, dhe kur me arrestuan i kisha te veshura.
Me to hyra ne biruce, me to dola ne Kaush(vend grumbullim i te denuarve nga te gjitha rrethet, prej aty ndaheshin ne burgjet qe i kishin caktuar ) e me to shkova ne Spac . Aty nuk lejoheshin prandaj i futa ne traste e vesha opinga me gome makine . Kur behet amnistija e 82-shit, perpara se te dilnin ata qe do te liroheshin, ja shoh te veshura Goles ,kepucarit te burgut. Sapo ja pashe ne kembe i njoha, nuk e dij por me
ishte fiksura se me ato kisha bere rrugen drejte burgut e me ato do te dilja prej atje . -Ku i ke marre keto kepuce ? i them i nervozuar . Ai u pre e me tha :-Kam bere shum burg e do te lirohem prandaj mi le se te paguaj . -Jo- , i thash- ti nuk mi ke kerkuar por i ke marre ke trasta dhe nje neri qe hap trasten e tjetrit ti e din mire se car eshte prandaj tani ne depo e me jep kepucet . Kur na pa depoxhiu, Haxhi Muka i tha -po pse i veshe kaq shpejt ti , nuk prijsje dhe nje cik . Binim rreth miqesie me te prandaj nuk e zgjata po i mora e i futa prap tek vendi i tyre . I kishte rregulluar se ato te reja ishin por qene punuar me thumba druri e nga lageshtija ishin hapur. mjeshteri i kishte
Bere si per vete .
Kur u be rrevolta dhe ne u ngjitem tek fusha larte, filluan te gjithe te vishen mire e trash me qellim qe edhe te mbroheshim disi nga druri. Ne darke kur ishim ne shtrat vjen tek dera e kapanonit polic Fiqiri Cakalli me Abaz Borhanin dhe shikojne nga shtrati im. te nesermen ne mengjes kepucet nuk ishin me . Vesha nje pale shapka dhe dola nxitim me te tjeret .
ARRESTIMET E DITES SE DYTE
Gjendja e rende vazhdoj ne ambjentet e brendeshme te burgut . Policet e shumte bene sherbim mbi nje jave brenda ketyre ambjenteve duke i mbuluar ato me hijen e terrorit shteteror .
Diten e dyte dt. 23 maj 1984 u bene arrestimet dhe trajtimet shtazarake mbi grupin e dyte i cili perbehej nga 14 te burgosur , ja lista emrore sipas rraporteve te ministrise se brendeshme
– Dalip Zhabolli -Drago Vujoshevic -Sadri Sokoli -Nuredin Skrapari
-Anastas Dhami – Roland Tole – Sali Gaca – Ilirjan Manushi
-Hajredin Fratari -Lulash Bushgjoka -Xhemal Mustafraj – Veiz Ceci
-Agron Hoxha -Cajup Bejko
NUREDIN SKRAPARI
Pasi kishin marre rrenjet e kishin lene deget, te nesermen na moren e na ulen ne sheshin para mences . Mbaj mend nje operativ te M.B. emri nuk me kujtohet (Leke Ymeri) i cili me nje liste te gjate ne dore filloje te therrase emrat . I pari ne liste ishte Dalip Zhabolli, ish oficer i larte , komandant i korpusit te Matit i denuar nga gjygji ushtarak me 25 vjet burg i vune byzylyqet para nesh. I dyti u thirr dr, Drago Vujoshevic, Malazez, kishte qene mjek ne gjirokaster dhe atij i vune byzylyqet . Kishte edhe djalin te burgosur politik ne Spac .I treti u thirr Sadri Sokoli .Ky ishte nipi i Sadik Bekteshit, gjeneral i luftes . Mbasi e burgosin i fusin edhe nipin ne burg . Sadriu kishte qene drejtori i MEKS-it dhe kishte studjuar ne B.S. I katerti ishte emri im . Pa u ngritur ne kembe mu sulen nja tre -kater polica se un isha pak me i beshem se te tjeret , me vune byzylyqet edhe mua . Na futen ne dhomat e takimit . Andeje filloje rrafja .
Tek une erdhi Zylyftar Ramizi e me thote – Ti je Nuredin Skrapari ?
– I thase se nuk paskan gabuar ata qe te paskan thene.
-E dini kush eshte ky ? Ky ka thyer portretin e udheheqesit te madh e telavdishem te partis tone , bjerini , tha.
Ishin nja njezet police, njeri me ra me bisht lopate po une pata te veshur nje pelice burgu dhe nuk e ndjeva shum . Jo more inxhinjerit me bisht lopate, tha dikush, por me bisht kazme. Pa e zgjatur njeri me ra me bisht kazme ne sup e ma theu kocken,
dhimbja ishte e madhe, ata me kercyen te tere me grushta, shqelma e hunj. Me vune ne kolaps pa tensjon.
Me goditen edhe nja nente here e thane lere se macja ka shtate shpirta ky paska njembedhjete. Me hodhen uje. Sikur u qetesova nga ajo dhimbje e jashtezakonshme prej ujit. Pastaj na derguan ne biruce e te nesermen na derguan per ne Zejmen. Une isha me i renduari shoket me ndihmuan. Per fat atje ka qene dhe nje inxhinjer i naftes, Teki Bicoku ,akademik ,i cili nderhyri e me cuan ne spital, ne reaminacjon ku me kane dhene rreth njezet kg glukoze. Me ka kuruar mjeku Ramazan Xhaja te cilin e kame takuar edhe mbasi dola nga burgut .
Kur shkova ne Zejmen mora vesh se Tom Ndojen e Sokol Soklin i kishin pushkatuar ndersa Sadri Sokoli kishte vdekur rruges, sic me tha Drago, e kishin provokuar policet ky kishte reaguar e kishin goditur ke bulbi rakildjam(mbas koke) dhe ky kishte vjedhur te bardhe e kur kishte shkuar ne Puke ne qeli kishte vdekur .
Sandri eshte varrosur ne nje kend perballe burgut, ku ndodheshin edhe te burgosur te tjere qe kishin humbur jeten ne kete burg
Keshtu u mbyll kjo rrevolte, me gjak e hekur.
Revolta dyte e te burgosurve politik.
Ne ka revolte antikomuniste ne Shqiperi, eshte revolta e Spacit qe ngriti flamurin pa simbolet komuniste qe une e krahasoj me rrebelimin e Ymer Nagit, me pranveren e Prages dhe me te Les Valeses.
Te burgosurit politik kane qene aktiv dhe une nuk i kam quajtur viktima dhe nuk e pranoj ate opinion qe te quhen viktima te komunizmit .
Pale sa gjera interesante i kish sajuar sigurimi , qe eshte per tu habitur,
sikur aty do te vinin desante Ruse te na merrnin ne te na conin ne B.S. te na pregatisnin, te na hidhnin ne sheshin Skenderbej, do rezonim qeverine e ku ta dije une. Absurditete te tilla qe shkonin deri ne cmenduri . Me thirrjen qe beri Llazi Koci -,poshte komunizmi-, rrevolta e qaf-barit u identifikua si poltike
Cajup Bejko per fundin e Sander Sokolit shprehet ;-Gjate udhes ne makine ku ne ishim te bere pete, nje uniforme zi me radjo ne dore e ngacmon Sandrin qe ishte i shtrire bashke me ne dhe ky reagoi. Rrobe ziu komunikon ne radjo dhe pas pak makina ndalon, mushamaja mbrapa hapet dhe Lek Ymeri urdheron te zbritet ne toke Sadri Sokoli te cilin nuk e kthyen me .
DALIP ZHABOLLI
Me marrin ne rraport per te shpjeguar se si ndodhi ngjarja e kush ishte pergjegjes. Une me argumente e shkarkoj pergjegjesine ke policia .
Me marrin dhe me Kalojne ne nje dhome tjeter . Verej se aty ishte dr. Drago dhe Sandri. Na torturuan c‘njerzisht , humbnim ndjenjat , na hidhnin uje e nisnin prap , deri ne mengjes. Mua dhe Dragon na hipen ne nje ARO, ishim te pa vetedijshem . Me pas kam pare Sandrin, e lane pak kohe me ne. Sandri u keput ne ARO, aty ka qene vdekja e tije
KOKLUZJONI IM PER FUNDIN E SANDER SOKOLIT
Sander Sokoli nuk eshte eleminuar brenda institucjoneve si burgu Qaf-Bari apo birucat e Pukes .
– Vrasja e tije ka qene e planifikuar dhe e detajuar .
-Policet provokator kane qene pjese e planit .
-Ndalimi i autokolones ishte veprim i pa ndodhur here te tjera pasi cenonte sigurine e levizjes se saje .
-Ulja e nje te burgosuri politik ne mes te udhes, ne gjendjen e jashtezakonshme ne te cilen zhvilloheshin ngjarjet, ishte e pa imagjinueshme .
-Edhe mos kthim perseri tek te burgosurit e tjere eshte fakt qe varteton veprimet e kryera mbi trupin e tije
-Dr, Drago Vujoshevic ka pohuar se – E suallen ne ARON ku isha une dhe Dalip Zhabolli . Sandri ka vjellur te bardhe.
– Nuredin Skrapari pohon – Drago me tha se Sandrin e kishin goditur mbas
koke ne bulbin radikjal , pas nje incidenti me policet qe e kishin provokuar gjate rruges. Kishte vjedhur te bardhe .
-Cajup Bejko pohon – Nje rrobe zi me radjo ne dore ngacmon Sandrin qe ishte i shtrire e i lidhur bashke me ne ne makine, ky i pergjigjet dhe i ziu komunikon me radjon, makinat ndalojne . Lek Ymeri hapi mushamane qe mbulonte nga mbrapa makinen dhe urdheron te zbresin poshte Sadri Sokolin . e muaren dhe nuk e kthyen me .
Dalip Zhaboli pohon -Mua me Dragon na hipin ne nje ARO ishim te pa vetedijshem . Me pas pashe Sandrin, e lane pak kohe me ne . Sandri u keput ne ARO. aty ka qene vdekja e tije
Gjykoj se – vendi ku eshte ulur Sadri Sokoli nga makina ka qene i planifikuar e i kontrolluar
-Goditja eshte bere e shpejte, ajo ka qene qellimisht vdekjeprurese .
-Mos egzaminimi i kollones vertebrale nga autopsia e bere ne trupin e Sadri Sokolit na len te dyshojme ne demtimin e saje
AGRON HOXHA
Ne qe nuk na kish fokusuar shum e syri vigjilent, na muaren te neserme Ishim te ulur te gjithe ke sheshi para mences kur me thirren emrin, nuk me lane as te ngrihem vete por mu sulen disa police qe ishin vene ne pozicjon qen gjuetije , me kthejne duart e me mi lidhin dhe me drejtojne nga biruca .Une nuk e mora vesh se si arrita deri ke biruca, shqelma, grushta, zorra e gomes turive , syte xixa . Me te mberritur atje vec koridorit me police e sampista qe ishte shtrire pergjate rruges qe te conte lart, ke birucat kishte grupe te tjere qe ishin te ndare ne dhomat e izolimit e ne koridor dhe rrihnin pa meshire . Mu duk vetja se po shikoja nje film te llahtarshem me horror. Nga mesdita e dates 23 deri ne mengjesin e dates 24 nuk ka pushuar druri . Me bijen ne dhome Nuredin Skraparin, ishte gjysem i vdekur, e kishin masakruar c‘njerezisht dhe po mos ta kisha mbajtur une ai me siguri do te kishte vdekur. Kur na nxuarren per veprime, sa her na nxirrnin na rrihnin,laga me uje nje shami qe kisha me vete dhe me te i kam lagur buzet tere naten . Te nesermen ne mengjes na kane shtrire tek karrocerija e nje IFA dhe tere rruges na godisnin me shkelma e shkopinj, nuk e dij se si kemi mbrritur deri ne Zejmen te Lezhes . Atje takoj nje shokun tim me te cilin kisha ngrene buke ne Spac. Met Pojani quhet. Ai me pyet se cfar ka ndodhur. -Rri o Met me mire mos ta dijsh, i them une. -He se e kam marre vesh me thote, po shkoj te bej dicka per te ngrene . U shtriva tek krvati i Metit dhe nuk kaloje as njecerek ore kur vijne dy police te cilet pasi me pyesin kush jam me thon eja me ne se kemi nje sqarim. Me ironi me pyesin -he mo si nuk e permbyset se edhe ne na ka plasur shpirti.
Kur me fusin ke birucat mu duk si thertore, uje dhe gjak nga do, mure te sperkatura ne dysheme . Te dukej sikur gjendeshe ne nje thertore. Na rrihnin tre her ne dite. Nje here m‘u merzit aq shun shpirti sa desha te vdisja vertete.
HAREDIN FRATARI
Zejmeni ishte i pregatitur per keto kriminela te cilet vinin tre here ne dite e na torturonin ke birucat e burgut sa here ndrroheshin kapterrat .
Nuk na njihnin vetem se ju kishin thene jane armiq te rrezkshem .
. . EPILOGU I RREVOLTES
Keto grimca te mbledhura drejtperdrejte nga ata qe u perballen me terrorin shteterore duke e mundur ne nje beteje ate, na hedhin drite mbi ngjarjen e pergjakshme te rrevoltes se majit 84 ne burgun e Qaf-Barit duke na sqaruar se si u provokua, nga kush, dhe si perfundoje ajo dhe cilat ishin arsyet e verteta te kesaje ngjarjeje .
Kjo revolte e cila ishte shperthimi i papermbajtshem i atyre heronjve qe shkruan me gjak nje nga ngjarjet e rendesishme antidiktature, ka qene nxitur nga Sigurimi i Shteti i cili shfrytezoj edhe urrejtjen e grumbulluar tek te burgosurit nga keq trajtimet e policise .
Nuredin Skrapari pohon:- Sigurimi kishte sajuar se do te vinin desanta Ruse te na mirrnin ne e te na conin ne Bashkimin Sovjetik, te na pregatisnin e te na hidhnin ne sheshin Skenderbej per te rrezuar qeverine
Haxhi Baxhinovski ka pohuar -Ne hetuesi na pyesnin – Si do ta merrnit pushtetin ? Si do te arratiseshit ?
Operativi i burgut Miti ka pregatitur dosjen me 35 bashkepuntoret .
Shefi i policise se burgut 311 Qaf-Bari . Edmond Caja eshte zbatuesi i skenarit te parapregatitur
Leke Ymeri eshte i ekzekutuesi i Sadri Soklit , kokes se supozuar te nje kunder rrevolucjoni qe paramendohej se munde te merrte pushtetin .
skender tufa
06-02-20