Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala pas humbjes nga Turqisë ka thënë se ishte një përballje shumë e vështirë, dhe është ndarë i kënaqur me lojën e Kosovës.
Ai është shprehur se në fillim të pjesës së dytë nuk u treguan shumë të vëmendshëm, dhe nuk ishin në 100 për qindëshin e tyre
Shala ka kërkuar që të vazhdohet me paraqitje të tilla.
“Në pjesën e dytë nuk ishim në 100 për qindëshin tonë, na zunë në befasi ato dy gola. Ne kemi një ekip të ri, por sot bëmë një paraqitje shumë të mirë dhe kështu duhet të vazhdojmë edhe në të ardhmen, dhe nëse e bëjmë këtë do të luajmë edhe më mirë”, është shprehur Shala pas takimit.
Komentet