A të vit, ndodhi që në ”Sotiria”, një nga spitalet e kyeqytetit helen Athinë të paraqitej për t’u vizituar nga një pneumoni edhe një djalosh emigrant shqiptar.( “ Sotiria”, mes një parku të rrethuar me pemë, dikur sanatorium funksionon prej vitit të largët 1902. Përveç emër gruaje, përkthehet edhe ‘shpëtim’).
Djaloshi i bëshëm, me trup atleti të derdhur dhe bukurosh, ngjante vërtet me një artist hollivudian. Mjekët u stepën me keqardhje kur panë se parakrahu i pacientit, fshehur me mëngën e një këmishe të bukur, mungonte. Ai e fliste gjuhën greke pothuaj rrjedhshëm, duke dhënë spjegime për ankesën shëndetësore të pneumonisë para dy mjekëve të spitalit.
Djaloshi me emrin Demis, pak brun, tek jepte të dhënat, për moshën e të tjera, tregoi se nuk i mungonte humori.
-Jam kushëri i largët me Demis Russon e madh,-tha ai .-Por nuk këndoj si ai. Këndoj si nga Shqipëria e jugut…
Mjekët buzëqeshën. Njeri prej tyre nisur edhe nga atmosfera që u krijua, e pyeti djaloshin me takt se çfar i pati ndodhur me parakrahun.
-Nuk e dini?! Histori e madhe! – tha.
-Si kështu?
-Unë jam heroi i demokracisë në Tiranë!
Mjekë e panë të habitur.
-Po po! Ju nuk e dini ku e lashë krahun…! -tha Demis.
Mjekët ngritën supet dhe dëgjonin me vëmendje duke plotësuar fletën e analizave dhe më pas, për shtrim në spital.
-Unë, jam ai që i hodh i bombën mbi monumentin prej bonzi, 20 metra të lartë të diktatorit komunist Enver Hoxha në Tiranë dhe,… e shtriva për tokë.! Të tjerët… pas meje, e hoqën zvarrë,
nëpër rrugët e kryeqytetit..!
-Ouuu!- shprehën habinë mjekët jo pa një kërshëri që lexohej qartë në mimikat e tyre. Një hero, kundër diktaturës tani, një pacient me pneumoni.
– Bravo pedhi 1 )!- tha më i moshuari prej tyre dhe pas një grimëhere diçka i mërmëriti ulët kolegut..
-Qëndro i qetë-tha i pari.-Sot, do të shtrohesh për disa ditë për kurimin e mushkrive.
Pastaj iu drejtua infermieres.
-Maria, të lutem më thirr pak kolegun nga Shqipëria, zotin Pirro, specializantin, në katin e tretë.
***
Pas disa çasteve doktor Pirro, kolegu nga Shqipëria që prej një viti punonte krahas mjekëve grekë në spitalin ”Sotiria”, zbriti nga pavionet dhe u takua me kolegët që e kërkuan.
-Zoti Pirro!
Zoti koleg,- thirri mjeku më i moshuar që të tjerët e thërrisnin “profesor”. -Sot kemi një surprizë të bukur për ju… -…?!
– Një surprizë? Të bukur?!-ngriti supet i habitur mjeku nga Shqipëria.
-Po.-tha profesori. Dhe pa e lënë gjatë në pritje shtoi: Më kujtohet se ndër bisedat që kemi bërë për vendin tuaj, më keni treguar se keni patur fatin apo rastin e mirë që në ditën e rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës në Tiranë, të ndodheni si dëshmitar okular në atë ngjarje.
-Po. U ndodha ato ditë në kryeqytet.Kërkoja të merrja në Ambsadën greke në Tiranë vizën e parë hyrëse për në Greqi. Ishte 20 dhjetor 1990.
Ajo datë nuk harrohet kurrë për shumëkënd nga ne…
– Por, t ani, këtu në spital kemi edhe heroin e Tiranës! Kemi atë që hodhi shtatoren me një bombë, por mbeti i gjymtuar nga njera dorë…-tha profesori.
Pirro çakërdisi sytë i befasuar.
-Ç’po më thoni kështu! Po bëni shaka tani me mua, apo si, profesor Emilio?!…
-Në asnjë mënyrë, i dashur koleg, Pirro! Në asnjë mënyrë!
Profesor Emilio pa nga kryeinfermierja dhe ia bëri me shenjë ta sillnin heroin e bombës kundër diktatorit që do të shtrohej po atë ditë në spital.
Për një grimëherë Pirro i rikujtoi profesor Emilios se atë ditë historike në sheshin qëndror të Tiranës, në shehin “Skënderbej”, shtatorja e diktatorit, u rrethua nga mijëra e mijëra qytetarë të revoltuar që kërkonin ndryshimin nën frikën e ushtarëve të armatosur dhe me qenërit që lehnin si të tërbuar. Kërkonin të frikësonin turmat e irrituara të qytetarëve. Së bashku me një mikun tim na kapi rastësisht uragani (sunami) i turmave dhe e pamë te gjithë skenën kryesore….
Heshti pak.
-Por atje, nuk u hodh ndonjë bombë te monumenti… .-shtoi Pirro.- Shtatorja u rrëzua dhe u tërhoq nga një kavo çeliku që iu vendos në qafë dikatorit prej bronzi…
-Po ne, kemi këtu heroin..-.tha profesor Emilio.-Atë. Heroin e bombës!…
-Këtu? Këtu? E çështë ai?:
-Po koleg.
-O zot, ç’bëhet- tha Pirro.-Ja ta shoh!… –
***
Në.dhomën e mjekëve hyri e para kryeinfermierja.
-Të hyëj djaloshi shqiptar, profesor Emilio?
=Po. Të hyjë,-tha profesori me sytë e mbërthyer tek dera si dy kolegët e tij.
Në portë u shfaq portreti i djaloshit të bëshëm shqiptar, emigrant prej disa vitesh në Athinë.
Ai përshëndeti duke buzëqeshur dhe duke hedhur sytë edhe nga Pirro që e shihte për herë të parë si mjek.
-Kalimera ! 2 )- Demis, jeni patriotë, me doktor Pirron-tha profesor Emilio, duke parë nga kolegu shqiptar dhe djaloshi.
Pirro u përshëndet me djaloshin duke i uruar të shkuara dhe nisi ta pyes:
-Nga jeni ? Keni qenë në Tiranë ditën që u flak monumenti më 20 shkurt të ‘ 90 -tës ?!
-Po. Kam qenë!-tha me një krenari prej veterani lufte djaloshi.
Heshti pak i vënë tashmë në lupën e disa syve si të ishin projektorë imagjinarë.
Pastaj shtoi:
-Unë e hodha bombën te monumenti i diktatorit por ç’e do, se e pagova me dorën dhe tregoi prakrahun.
-Ti ishe atje te sheshi “Skënderbej” dhe hodhe një bombë te monumenti?! Vërtet po më çudit-u hodh Pirro duke e parë i përqëndruar në sy.
Të tjerët dëgjonin dialogun në gjuhën e huaj pa kuptuar gjësendi.
-Po, more doktor!-tha djaloshi.
-Më fal që po them, more hero, por atje, kam qenë edhe une dhe asnjë lloj bombe nuk u hodh te monumenti ! Nga na dole, ti tani, këtu në Athinë dhe bën heroin?!.Domethënë, na tregon arat në Tiranë!! Si e ke hallin?
Heroi heshti. Profesor Emilo, kolegu i tij dhe kryeinfermierja po ndiqnin dialogun “hero” -Pirro.
Doktor Pirro u skuq në fytyrë. I hipi duket damari i të parëve dhe ngriti pak zërin.
-Pa më thuaj tani, more hero: ku e ke prerë dorën?! Hajde, më trego!
Tjetri, shikoi disi i hutuar sa nga grekët edhe nga patrioti i tij me bluzë të bardhë.
-Për peshq! Me dinamit e kam prerë!-
-Ku për peshq? Në cilin lumë?- insistoi Pirro.
Heroi heshti pak.
-Në ç’lumë?!
Në Vjosë! Ku tjetër në Athinë?! Në Omonia?
-Ku në Vjosë? Se, unë jam nga jugu,-insistoi sërish doktor Pirro.
-Ku? -iu kthye me një kuturisje heroi.-Në Shkallë të Damsit! Kuptuat? Po mund ta kisha prerë edhe te Shkëmbi i Polakut ose në Karaule në Memaliaj, te Cepi i Patave, në Urë të Dragotit, në Sajmol ose Ura te Muço Hysos, se, kudo kam gjuajtur peshk me dinamit,-tha heroi, disi i pezmatuar.
-Po ç’e kurdise këtë historinë e bombës?-iu kthye patriotit me pneumoni.
-Kot!. Ashtu më shkrepi…
-Kuptova,-tha doktor Pirro dhe pa thukët nga kolegët.
-Mund të shkojë tani se është i lodhur,- iu drejtua atyre për heroin.
Heroi tha një “ efxaristo poli “3 ) duke iu drejtuar profesor Emilios dhe u largua nga zyra e mjekëve.
-He? Ç’tha heroi_-pyeti i pari profesor Emilio.
-Ju ftoj të pimë një kafe, profesor, -gjegji Pirro.-Atje u flas edhe për heroin e lumit.///
————–
1)
Të lumtë djalosh!
2)
Mirëdita!
3)
Shumë faleminderit!
—-
oOo
—-