TORINO – Futbollistët e Juventusit realizuan fitore të madhe të martën mbrëma kundër Barcelonës. “Zonja e Vjetër” në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve në Torino fitoi me rezultat 3:0, ku dy gola ishin vepër e argjentinasit të shkëlqyer Paulo Dybala, raporton Anadolu Agency (AA).
Heroi i Juventusit pas ndeshjes porositi se nuk dëshiron ta krahasojnë me Lionel Messin (29), i cili tashmë me vite është lojtari më i mirë i Barcelonës dhe njëherësh një nga më të mirët në botë.
“Messi është Messi, ai që luan për Barcelonën. Unë jam Paulo Dybala. Më vjen mirë për fitoren, por e di se asgjë nuk ka përfunduar dhe sigurisht nuk do të jetë e lehtë në Nou Camp. Po tentoj të kënaqem në këto momente dhe nuk mendoj se çfarë do të ndodh. E di se do të bëjë çmos që të jem sa më i mirë”, tha Dybala për mediat italiane.
Komentet