Voal – Celuliti mund të shfaqet për shkak të një diete të varfër ushqimore, mënyrës pasive të jetesës, por edhe për shkak të mungesës së qarkullimit të gjakut në një zonë të caktuar.
Metoda natyral që do t’ju paraqesim në këtë postim është mjaft e mirë në trajtimin e celulitit dhe shenjave që mbeten pas shëndoshjeve ose shtatzanive.
Ky lloj trajtimi do t’ju ndihmojë të riktheni qarkullimin e gjakut në nivele normale në zona të caktuara.
Përbërësit:
250 gr kripë pak e trashë, 250 gr sheqer, 150 ml vaj ulliri ekstra i virgjër (ose ndonjë vaj tjetër esencial)
Kripa e detit është e pasur me jod dhe mikro-elemente që kontribuojnë në ripërtëritjen e lëkurës. Përzieni të gjithë elementët sëbashku dhe vendosini në një kavanoz qelqi.
Ju rekomandojmë që ta përdorni përzierjen kur bëni dush. Masazhoni vendet ku keni celulite për rreth 2-3 minuta, pastaj shplaheni me ujë të ngrohtë. Pas kësaj procedure ju duhet të përdorni kreme ose locione për trupin.
Vazhdojeni trajtimin për 1 muaj dhe do të vëreni rezultate të dukshme. Mos e ndërprisni trajtimin deri sa të arrini rezultatatin e dëshiruar. Është një përzierje e dobishme që nuk kushton shumë./ Source:mrhealthylife.com/
Komentet