Pranë armëve tuaja njerëz të pamposhtur.
Pranë shqiponjave tuaja, që i keni stërvitur t’i shqyejnë mushkëritë
Tek ata që sjellin flakët, ndodhet hija ime mes malesh
të përkulur.
Kujdes drejt qytetit të gozhduar nga prangat e bukës.
Po ju them: edhe sikur të m’i trazoni thellë
zorrët.
sikundër mund të thyesh një violinë për të gjetur brenda saj këngën,
Apo një pasqyrë prapa së cilës do të kërkosh të zbulosh imazhet
Nuk do të arrini ta prekni dot vizionin tim.
Nëpërmjet mëngjezit i cili çel një shteg
Me mjegullën e mbledhur në fundin e epruvetave
Me shpirtin si në mish, si një këmishë-force për të çmendurit të bëhen zap,
Përpëlitet, gërvisht që të çlirohet.
he ju duke kafshuar dëborën apo duke kafshuar njëri tjetrin
Si disa qenër të lidhur në anijen e cila ngjitet drejt shtrëngatës!
Xhelatër apo vëllezër, vështromëni, kaloj mes jush
Dhe nuk e di çfarë më ngulni, një thikë apo një krah.
(Përktheu Dionis Bubani)
Komentet