Nënkryetari Lutfi Haziri, ka thënë se Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka debatuar të gjitha dokumentet për ndryshime në statut dhe për zhvillim të LDK-së, raporton Indeksonline.
“Këshilli i përvitshëm sot debatoi në parim gjitha dokumentet për ndryshime në statut dhe zhvillimet në LDK”, është shprehur Haziri, raporton Indeksonline.
Ai tha se për konventën e 28 të këtij muaji Këshilli dha mbështetje të plotë për kryeministrin.
“Këshilli e konfirmoi punën e kryeministrit në zbatimin e programit. Këshilli i Përgjithshëm ka diskutuar edhe për pikat e demarkacionit me Malin e Zi, dhe për ratifikim në parlamentin e Kosovës”, është shprehur ai.
Lutfi Haziri, po ashtu ka folur edhe për rastin e Donika Gërvalla e cila në fillim të mbledhjes u pengua te hy brenda, sipas tij ajo nuk është anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
“Donika Gërvalla nuk është anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së”, ka ndër tjerash Lutfi Haziri.
Ndërsa, Ismet Beqiri, ka thënë se para disa ditëve kur janë shpërndarë materialet, Gërvalla ka qenë në mbledhje.
“Ne para disa ditëve e kemi shpërnda materialet, ka qene edhe zonja Gervalla aty”, tha ai.
Komentet