LONDËR – Eden Hazard, lojtari i përfaqësueses belge të martën në mbrëmje shënoi dy gola të rëndësishëm për Chelsea-n si mysafire e Watfordit. Përveç që skuadrës së tij që i solli tre pikë (1:2), ai shënoi golat e tij të 100 dhe 101-të.
Një gjë të tillë e kanë arritur vetëm 10 lojtarë në historinë e Chelsea-t, i cili është themeluar në vitin 1905.
Verën e kaluar emri i Hazardit u lakua shumë lidhur me kalimin e tij në Real Madrid, më së shumti për deklaratën e tij në një rast kur kishte theksuar se ëndrra e tij fëmijërore ishte të luante për “klubin mbretëror”. Por Hazard përgënjeshtroi pretendimet për kalimin e tij në Spanjë dhe mbeti në Londër.
“Të shënosh 101 gola për këtë klub të jashtëzakonshëm është diçka që kurrë nuk do ta harroj, por tifozët, stafi i klubit dhe lojtarët kërkojnë më shumë. Dua të shënoj më shumë gola për këtë klub dhe pastaj të bëhem legjendë sikur Didier Drogba, Franck Lampard dhe John Therry“, ka thënë Hazard pas ndeshjes.
Golashënuesit më të mirë të Chelsea-t të të gjitha kohërave janë Lampard me 211 gola të shënuar, i ndjekur nga Bobby Tambling me 202 gola, Kerry Dixon me 193 gola, Drogba me 164 dhe Roy Bentley me 150 gola.
Pas xhiros së 19-të të Premier Ligës angleze Chelsea zë vendi e 4 me 40 pikë, 11 më pak se kryesuesi i tabelës Liverpool. aa
Komentet