Haxhi Krasniqi është rikthyer fuqishëm në boksin profesionist. Ai boksoi të shtunën që shkoi, pa ndonjë paralajmërim, duke e fituar duelin e 48-të profesionist, shkruan Zëri.
Junikasi e kishte për kundërshtar boksierin Vaclav Polak (8-5-1, 6 KOs), të cilin e mundi pa problem, qysh në rundin e parë.
Por, për dallim nga herët tjera, kur boksonte në kategorinë gjysmë të rëndë, Krasniqi boksoi në një tjetër kategori.
“Miq te dashur, pa ndonje paralajmrim e kam zhvilluar te Shtunen duelin e 48 profesionist dhe e kam fituar me T.K.O. ne raundin 1. Risi ne kete duel ishte kategorija, kam boksuar ne kategorine super te mesme 76kg, kjo ishte nje sfid dhe nje premier per mua te cilen e permbusha me sukses. Do e vazhdoj karrieren ne super te mesmen dhe iu gezohem deryrave te reja qe tani. I juaji Robin Haxhi Krasniqi”, ka shkruar boksieri 27 vjeçar në grupin e tij në Facebook.
Komentet