Ka shkuar në 53 numri i të vdekurve ndërsa mund të flitet për 1 mijë të zhdukur në Havai, për shkak të zjarrit bën të ditur autoritetet e Maui në një deklaratë të postuar në faqen e internetit, shkruajnë mediat e huaja.
Guvernatori Josh Green tha se zjarret janë “fatkeqësia më e madhe natyrore në historinë e shtetit të Havait”. Numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, shtoi Green.
Ishulli Lahaina është shkatëruar nga flakët, ku varkat në port u dogjën dhe tymi rri pezull mbi qytet. Bllok pas blloku nuk ka mbetur gjë tjetër veçse rrënoja dhe themele të nxira. Më shumë se 14,000 turistë janë evakuuar dhe 11,000 njerëz janë ende pa energji në ishull.
Presidenti Joe Biden tha se ka urdhëruar angazhimin e të gjitha mjeteve federale për të ndihmuar operacionet e kërkim shpëtimit dhe se Garda Kombëtare e Havait ka mobilizuar helikopterët Chinook për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.
Ndërkohë zyrtarët presin që zjarret të bëhen fatkeqësia natyrore më vdekjeprurëse e shtetit që nga një cunami i vitit 1961 që vrau 61 njerëz në Big Island.dita