Dhjetra persona të cilët kanë hyrë në zonat e mbyllura për publikun për të vëzhguar ose fotografuar llavën e vullkanit Kilauea e cila u aktivizua në shtetin amerikan Hawaii janë arrestuar.
Sipas “Hawaii News Now”, në ishullin ku llava ka arritur oqeanin, pavarësisht barrikadës së policisë dhe kushteve të rrezikshme, vazhdon të depërtojë në zonat e bllokuara nga zyrtarët.
Zyrtarët nga Administrata e Tokës dhe Burimeve Natyrore, njoftuan se që nga fillimi i shpërthimeve rreth 40 persona të cilët qarkullojnë në zonat ku rrjedh llava janë arrestuar.
Sipas rregullores së publikuar në fillim të këtij muaji nga guvernatori i Hawaiit, David Ige, janë rritur gjobat për ata që qarkullojnë në këto zona.
Ata që kapen në këto zona mund të gjobiten deri në 5.000 dollarë ose deri në 1 vjet burgim.
Që nga fillimi i aktivizimit të vullkanit Kilauea nga rajoni janë evakuuar rreth 2.000 persona në vende të sigurta.
Në vullkanin Kilauea, një nga vullkanet më aktivë në botë, ndodhin shpërthime që nga viti 1983.
Autoritetet kanë paralajmëruar banorët t’i braktisin shtëpitë e tyre për shkak të rritjes së shpërthimeve në vullkan dhe rrjedhjes së madhe të llavës javën e fundit. Policia ka njoftuar se do të pasojnë arrestime për ata që refuzojnë t’i braktisin shtëpitë. aa
Komentet