-Çfarë mund të mèsojnë dhe pësojnë populli, shteti, pushteti dhe politika kosovare nga mosdija, mosbindja, mosbesimi, paranoja, nebuloza, kretenizmi, hedonizmi ose padituria…?
Theodor W. Adorno (1903-1969), ishte njëri ndër akterët ose protagonistët e shquar ose kryesor të të ashtuquajturës Shkollës Filozofike të Frankfurtit, themeluese i filozofisë kritike në vitet e 30-ta të shekullit të kaluar dhe bashkautor me Max Horkheimein i njërit prej shkrimëve më influencuese të lëvizjeve sociale ose sociopolitike në kontekstin global ose universal, gjatë vitit 1968 me titull ” Dialektik der Aufklarung” (Dialektika e Iluminizmit) si dhe i shumë shkrimëve ose veprave tjera madhore në fushën e filozofisë, sociologjisë etj. Ai njihet botërisht si një ndër mendjet më të ndritura ose gjeniale të mozaikut ose panoramës së gjithëmbarëshme intelektuale dhe kulturore të Europës ose tërë globit tonë tokësorë.
I njohur dhe i shquar më tepër në fushën e filozofisë dhe sociologjisë sociale dhe asaj politike, kontributi i Adornos në teorinë kritike të shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare, mbërthen një shumëllojshmëri ose gamë dhe spektër të gjërë referencash, preferencash, interferencash, ndikimësh ose influencash të ndryshme determinante dhe paradigmatike. Kjo duke filluar nga neomarksizmi perëndimor ortodoks e heterodoks dhe fenomenologjia e Husserl-it, për të arritur tek interferenca dhe influenca kontradiktore e psikonalizës së njohur frojdiane dhe jungiane etj.
Ndërkohë që Adorno ishte edhe eksplorues, florues dhe një kultivues i zelshëm dhe tepër akribik i filozofisë së artit, estetikës dhe sociologjisë shoqërore, qytetare politike etj. ‘Opus magnum’ i tij i fundit qe një shkrim i papërfunduar me titull “Teoria estetike” (1969).
Spas Adornos, kritika dhe filozofia e artit politik etj., në kuptimin e terminologjisë së njohur çmuese ose vlerësuese, shohin me dyshim çdo levizje ose çdo gjë që largon nga ajo që mund të quhet studim ose analizë shkencore ose metodologjike. Kjo është edhe një dëshmi tjetër tabloja ose gama e influencave, ndikimëve, reflektimëve, interferimëve dhe referimëve adorniane kanè një karakter të gjërë kostelacional dhe multilateral.
Në këtë rrafsh gjithashtu duhet të kemi parasysh aspektin “marksist” të kërkimeve sociologjike ose sociofilozofike të Adornos. Nga Marksi ai mori shumë koncepte determinante ose paradigmatike si atë të fetishizmit, tjetërsimit, interferimit dhe riifikimit (verdinglichung). Por, Adornoja nuk ishte një marksist i tipit ose formatit “ortodoks”: kundërshtar i çdo lloj forme totalitarizmi, si të socializmit real dhe dialektik, apo të kapitalizmit shtetëror perëndimor, që i bashkon karakteri i “një bote të administruar” nga “dishepujt” ose forcat e ndryshme skllavoporonare, burokratike, retrograde, reaksionare ose diabolike, ku objekti individual reduktohet në një qenie “mono-dimensionale” Apo, për t´u shërbyer me shprehjen ose formulën e famshme të Herbert Marcuses: Adorno shihte një potencial liberal ose liberator në shumë koncepte dhe paradigma marksiste. Ishtë një tentativë e qartë për t´i ilustruar ose sqaruar marëdhënit dhe raportet e ndryshme që i qëndronin artit, kulturës, shkencës, teknikës, ideologjisë dhe klasave të ndryshme sociale ose politike.
Ideologjia shtetrore, nacionale, politike, ushtarake, historike, ekonomike, industriale, teknologjike etj., sipas Adornos është reflektimi i një realiteti artificial, kirurgjik ose kozmetik, dhe ka një karakter totalitar ose autoritar i cili mbështjell tërësinë e marrëdhënieve njerëzore. Ndaj, për Adornon “tërësia është false” ose artificiale.
Ajo mëse miri mund të vërehet në shoqëritë post-moderne ose neoliberaliste ku e bukura, e vèrteta, sublimja dhe madhèshtorja, bëhen konkubine ose kurtizane të “industrisë kulturore dhe politike”. Mbase, kundërshtare tè çfarëdollojë teorie etike ose metaestetike që krijon vlera dhe sisteme moderne ose bashkohore.
Ndryshe nga kjo, ato çfarë mendohen, thuhen dhe shkruhen sot për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarërsinë e Kosovës, shpesherë janë shumë larg nga realiteti, funksioni dhe ndikimi i tyre real ose substancial (esencial) në jetën e njerëzve ose qytetarève shqiptar ose kosovar, në ndërgjegjen dhe vetëdijen e tyre shtetrore, nacionale, politike, ushtarake (luftarake), historike, patriotike etj. Ndonëse, ky ndikim ose funksion penetron dhe interferon në mënyrë ekzakte, apo të shtrembëruar edhe në mendimin dhe opinionin e njerëzve ose qytetarève kosovar, dhe i cili anasjelltas ka inkursione ose reperkursione të shumëta eksterne ose eksplikative. Duke iu përshtatur në një masë të dukshme ideologjisë sundimtare ose dominuese.
Shtetin, lirinë (çlirimjn) dhe pavarësinë e Kosovës e bën trimat ose heronjt e njohur të UÇK-s (djemt dhe vashat më të mira të kombit), e njohen, e ndihmuan, e mbrojten, e mbajten, e rritën, zhvilluan, përparuan dhe afirmuan SHBA-s, Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Franca, Japonia ose shtetët më të fuqishme dhe më përparimtare të globit. Ky është fakti ose realiteti. Çdo gjë tjetèr i takon grupit ose individi të caktuar shoqëror ose politik të mbrojtur ose privuar nga psikoanaliza, gjegjësisht, nga anamnezat ose ekzaminimet e preferuara shpirterërore, emocionale, mentale ose psikologjike. E tërë kjo vjen si pasojë e përdorimit ose konsumimit të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën e një dialektike identitare, autoritare ose totalitariste, ku cilësia e atributit dhe sublimimit publik ose politik reduktohet në favor të masës ose sasisë konsumuese.
Lideri ose politikani i sotèm shqiptar ose kosovar është padyshim prodhim (produkt), arketip dhe prototip politik i “borgjezisë revolucionare” nga brenda, po aq sa është edhe prodhim (produkt), arketip dhe prototip i një “kauze” ose “ideologjie shtetrore dhe nacionale” që i zhvatet vazhdimisht tutelës sociale, ekonomike dhe politike të “aristokracisë së lartë industriale ose kapitaliste” nga jashtë, prej nga ku shpërthejnë, gumzhijnè ose shpèrfaqen edhe skemat e ndryshme tè korrespondencave ose komunikimeve realiste dhe surealiste midis politikës dhe shoqërisë shqiptare ose kosovare dhe asaj perèndimore.
Tek ai natyra e shtetit, pushtetit dhe shoqërisë (sidomos kur flet nëpërmjet subjektit komplesiv, imagjinar ose fiktiv) bartet dhe transformohet në natyrën e vet natyrës dhe karakterit moral, intelektual, profesional dhe politik të personit ose individit. Edhe idetë dhe teoritë qendrore të diskursit politik, përkthehen në kategori sociale ose societale. Përmes formulimëve, ideve dhe konceptève determinante dhe paradigmatike, teoria etike dhe estetike paraqesin modelin paradigmatik të dialektikës politike, në kuptimin e puçjes ose bashkimit tè së veçantës me tè pèrbashkèten, globalen ose universalen. Me ç’rast, kompetenca, ingerenca dhe aftësia e tij si politikan, apo si lider intelektual, profesional ose institucional, konsiston në veçantinë e të qenit “misionar” ose ‘demiurg i vetëm’ që arrin të bashkojë emocionet, ndjenjat, epshet, pasionet, dëshirat, dashurinë etj.,Tè bèj pra çlirimin e subjektivitetit nga objektiviteti ose anasjelltas. Sidomos aty ku ai i “tejkalon detèrat ose oqeanet e kohës”, për të gjetur lidhjen organike, empirike ose dialektike midis këtyre ose atyre elementëve, që përbëjnë atë që Marksi dhe Engelsi do e quanin dikur “gjëndje tè mjerueshme ekzistencialiste të qenies njerëzore ose politike.”
Lideri, politikani, diplomati ose strategu i njohur politik dhe ushtarak, pos tjerash, duhet tè jetè edhe objektiv, edhe subjektiv. Por, gjithashtu edhe agil, edhe temporal, edhe adicional, edhe auditorial etj. I pajisur ose armatosur madje edhe me ide ose metoda induktive dhe deduktive etj.
Pas disfatës së njohur ushtarake ose luftarake nga trupat e Welingtonit në betejën e njohur të Vaterllosë me 1814, Napoleon Bonaparti i cituar nga kronistët e ndryshëm ushtarak dhe politik të kohës, asokohe i kishte shkrehur edhe këto fjalë: “Vërtetë qenkan të qëlluara tezat dhe teoritë e ndryshme konspirative dhe logjistike, sipas të të cilave, fitorët i kanë me tepër se njëqind miq ose aleat të ndryshëm. Welingtoni vinte nga Ishulli i njohur britanik ku njerëzit lindin, rritën dhe kalitën të prekur, përkëdhelur ose përqafuar nga valët ose erërat e ndryshme të detit ose oqeanit dhe kanë si të thuash imunitet dhe përvojë tè lindur nga jeta dhe natyra. Duke i mbuluar, disajnuar, valorizuar, glorifikuar dhe rikuperuar vazhdimisht edhe kushtèt ose rrethanat e njohura ushtarake, politike, materiale, dialektike ose ekzistencialiste, ku çdo gjë që është humane ose njerëzore ngrihet dhe lartèsohet në instancën ose nivelin më të lartë të kauzalitetit, ideologjisè ose ekzistencës individuale dhe kolektive.
Është teza e kulturës si ideologji e përbashkët shtetrore, nacionale ose politike, në vështrimin e parë, si teori borgjeze ose skllavopronare të dhunës ose shfrytëzimit (eksplatimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit. Por gjithashtu edhe si fjalim, reagim ose manifest i ashpër kundër mashtrimit ose gënjeshtrës e cila ka një tendencë të dyshimtë ose transparente për tu transformuar nga ana e saj si kauzalitet ose ideologji shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike, patriotike etj.
Arsyeja e kësaj kontradikte qëndronte tek një narrativ ose konceptim i gabuar dhe tepër modest i kulturës shtetrore dhe nacionale që e redukton atè në një reflektim ideologjik, gjegjësisht nè “status quo” politike dhe nuk i jep të drejtë impulsit tjetër tër reagimit që përmban kultura e lartë shtetrore, nacionale, politike etj.
Në këtë prizëm, filozofët dhe politologët këmbëngulin dhe insistojnë në parimin ose dimensionin e njohur kritik dhe ideologjik. Gjegjësisht, në puçjen (bashkimin), gërshëtimjn, harmonizimin dhe konvencionalizimin e edukatës, kulturës, ideologjisë dhe racionalizmit kritik. Këto elemente sipas tyre përbëjnë kriteret e studimit dhe gjykimit shkencor, racional ose humanist të veprave të larta heroike, patriotike, çlirimtare, ushtarake (luftarake), politike, diplomatike etj.
Ndaj, u mor vesh se misioni ose detyra e një lideri politik, ose kritiku dialektik të kulturës shtetrore, nacionale, institucionale, politike, ushtarake (luftarake), historike etj., nuk është celebrimi i ndarjes së mendjes nga materia, të artit, patriotizmit ose heroizmit tè njohur ushtarak (luftarak) nga administrimi dhe kauzaliteti i njohur shtetror, nacional, historik dhe politik, të kulturës shtetrore, nacionale dhe politike nga ideologjia dhe qytetërimi i lartë evroperëndimor etj. Jo, por misioni ose detyra e tij konsistojnë më tepër në narrativin ose racionalizmin kritik dhe metodologjik ndaj radikalitetit tè dyshimtë të një “kulture” ose “ideologjie” të lartësuar ose glorifikuar tej mase, nè përbërjen e se cilës premtimi i saj për liri dhe pavarësi të Kosovës, do ishte realizuar me mjete ose instrumente paqësore ose pacifiste. Mbase, në konceptin e njohur elitar ose suplementar të kulturës së lartë shtetrore, nacionale, politike dge ushtarake (luftarake)-kundër funksionit dhe fraksionit të palës kundërshtare antropologjike ose antropolitike. Ndërkohë që impulset progresive të së dytës, do duhej t’i kundërviheshin patjetèr implikimève konservatore të së parës.
Theodor Adorno dhe Max Horkheimer në “Dialektikën e Iluminizmit” pos tjerash, tek koncepti i arsyes instrumentale ose subjektive, gjëtën ose zbuluan faktorët ose shkaqët kryesore dhe iracionale të krizave ose katastrofave të ndryshme njerëzore, humanitare, sociale, politike, ekzistencialiste etj. Duke u shprehur dhe angazhuar për kriticizmin dhe Iluminizmin racional, kritik ose dialektik, i cili do duhej të përshtaste njeriun me racionalitetin e natyrës (arsyeja objektive). Domethënë, do duhej të ishte një proces çmitizues dhe demistifikues-kundër mitëve, dogmave, fetishëve dhe totemëve të reja- më të qëndrueshme, me të rezistueshme dhe më të rrezikshme se sa të vjetrat, ato të arsyes instrumentale ose subjektivo-sugjestive.
Këtu mbase, qëndron edhe dialektika e brendshme historike e çdo lloj racionalizmi. Në kapitullin që flet për “Industrinë shkencore dhe kulturore”,- koncept që Adorno dhe Horkheimeri e favorizonin më tepër në krahasim me atë të “kulturës masive”, ku përthithja e kulturës shtetrore, nacionale, institucionale dhe politike, si dhe reduktimi dhe mono-dimensionalizimi i saj, shihen si rrjedhim ose rezultat një administrimi negativ nga ana e autoritetit dhe totalitetit social dhe politik ,në funksion të logjikës së sundimit dhe fitimit, në mundësinë për t’iu përgjigjur nevojave dhe kërkesave elementare ose ekzistencialiste të popullit ose shoqërisë. (lëxo, kujto dhe kupto vitët ose dekadat e rënda të Kosovës dhe shqiptarëve-nën tutelën dhe tiraninë e egër të regjimit kriminal dhe gjakatar të Beogradit, 1981-1999!).
Rasti i politikës së dikurshme kosovare (1945-1989, ose 1989-1988/1999) ishte një shembull ose lajm i keq, se si fetishizmi, nihilizmi, mazohizmi, alkimizmi, hedonizmi, agnosticizmi, fatalizmi, utopizmi dhe monizmi politik, çojnë patjetër në regresion, stanjacion (stagnim), amnezion, erozion, amorozitet, mohim, suprimim ose veshkatërrim të përgjithëshëm individual dhe kolektiv.
Komentet