Një thirrje për bashkatdhetarët tanë në Malin e Zi
Zgjedhjet e 30 gushtit janë një mundësi e re për shqiptarët e Malit të Zi që të dëshmojnë vullnetin dhe forcën e tyre politike. Mos e humbni atë mundësi. Prandaj, ka shumë rëndësi që çdo shqiptar të dalë dhe të votojë atë ditë. Dhe vota e tyre të shkojë për një nga dy listat e partive shqiptare. Shqiptarët kanë punuar shumë në këto dekada që të përmirësojnë statusin e tyre, që të fitojnë të drejtat që u janë mohuar kolektivisht dhe si individë. Mirëpo, përpjekjet për drejtësi nuk mund të kenë sukses pa pjesëmarrjen e plotë në proceset demokratike. Shqiptarët duhet të dëshmojnë fuqinë me numra. Sa më shumë deputetë të kenë në parlamentin e ri aq më shumë forcë do të kenë kur të hyjnë në bisedime me koalicionin fitues. Pa asnjë dyshim, një pjesëmarrje e madhe në votime do të përcaktojë fatin tuaj për të ardhmen. Sa më shumë deputetë shqiptarë aq më mirë për komunitetin shqiptar, madje edhe për vetë Malin e Zi. Megjithë thirrjet nga diaspora, dy listat shqiptare nuk u bashkuan në një front të vetëm. Mirëpo, ata përsëri mund të formojnë një grup të përbashkët deputetësh pas zgjedhjeve e të negociojnë së bashku. Bashkimi bën fuqinë, thotë një shprehje e lashtë shqiptare. Prandaj dilni dhe votoni për listat shqiptare këtë 30 gusht. U thoni edhe familjarëve dhe miqve – u thoni të gjithëve – që të dalin e të votojnë. U thoni edhe përfaqësuesve që do të zgjidhen që të bashkohen. Sa më i lartë rezultati, sa më të bashkuar të jeni, aq më të lehtë do ta kemi që t’ju mbështesim nga diaspora, përfshi edhe duke lobuar, në Ëashington Jemi me ju, me mendje dhe zemër.
Harry Bajraktari
Harry Bajraktari është themelues dhe botues i gazetës Illyria (1991-1998), një drejtues i komunitetit shqiptaro-amerikan, filantrop dhe përfitues i shumë çmimeve, duke përfshirë Nderin e Urdhrit të Kombit nga Presidenti i Shqipërisë, Medaljen Presidenciale të Kosovës për Meritat si dhe Çmimin nga Shtëpia e Bardhë “Thirrja e Presidentit për Shërbim”.
Shumë nga ata që nuk kanë parë asnjë ditë të jetës internimin apo burgun, sot dalin si “ish të përndjekur politikë” aktorë të vërtetë.
Ndërkohë, ata që vërtet vuajtën interrnimin e bur . . .
‘Thinking Machines Lab’ është një startup i ri dhe premtues në fushën e inteligjencës artificiale, i themeluar nga shqiptarja Mira Murati, ish-Drejtoreshë e Teknologjisë në OpenAI. . . .
Për shkak të skenarëve shfarosës,denigrues,të dhunës dhe të projektit për tokën pa shqiptar në Kosovë,regjimi i Serbisë e hapi portën për shpërngulje në tokën e largët të Anadollit n . . .
Sot festojmë me krenari një nga momentet më të rëndësishme në historinë e kombit tonë – shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Kjo ditë është simbol i sakrificës, qëndresës dhe aspi . . .
Diaspora shqiptare në Amerikë tash e një shekull në krah të çështjes kombëtare ,me një zë të fuqishëm para administratës amerikane në Washington,në kërkim të lirisë dhe pavarësisë s . . .
Më 19 janar 2025, në Steakhouse Allendale në Allendale, NJ, në pronësi të vëllezërve Veseli, Bordi i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane mbajti mbledhjen e parë në vitin 2025, ku u d . . .
On January 19, 2025, at the Allendale Steakhouse in Allendale, NJ, owned by the Veseli brothers, the Albanian American Civic League Board held its first meeting in 2025, where they di . . .
Ambasada e Kosovës në Washington dhe Konsullata në New York, ishin qendrat e fundit të votimit të diasporës, në të cilat ka përfunduar procesi zgjedhor.
Qytetarët e Kosovës jashtë v . . .
Peshkopi i kishës shqiptare në shtetet e Bashkuara, At Nikodhim Preston, ka folur për News24 lidhur me situatën e kishës shqiptare në SHBA dhe trashëgiminë e vyer të Fan Nolit për ortod . . .
U bë pak më shumë se një vit e gjysëm, që raportet e mia me Panfederatën Vatra, ku kam qenë jo vetëm kontribues i rregull qysh ditët e para të mbrritjes sime në Amerikë, e më vonë edh . . .
Në vend të lajmit
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut,Nikolla Gruevski,në kohën e tij kur në dorë e kishte pushtetin,pati ardhur në Washington dhe,me ndëmjetësimin e disa qarqeve . . .
VATRA MANHATTAN BRANCH FTON DIASPORËN!
Takim i rëndësishëm për votën e diasporës dhe të ardhmen e Shqipërisë!
Me pjesëmarrjen e:
Gazment Bardhi – Sekretar i Përgjithshëm i PD
J . . .
Komentet